fbpx

Kunata e ka zbulu qe kam te dashur,Burrin e kam mar per pare,me ka then qe nese e tradheton vellaun tim do te…


Kunata e ka zbulu qe kam te dashur,Burrin e kam mar per pare,me ka then qe nese e tradheton vellaun tim do te…-Mirmrama te gjitheve.Ku me ja fillu qe gjdo fjal qe e shkruj e di qe keni mem gjyku sepse osht fshtir me kuptu situaten tem qe e kom une. Une per veti e di qe vet i kom fajet per krejt kto ndodhit ama skom qka me bo se dashnia spo tvetke edhe kom drejt me dasht kon ma don zemra edhe me bo qka dush po qikjo kunata jem i ka fut hunt npunen e huj e tasht jom tu hek per me largu prej vetes edhe jetes tem. Para 8 viteve jom njoftu me ni djal shume i bukur shume i mire me tonat edhe ja kena fillu ni lidhje dashurie, un e dojsha po ashtu edhe aj u tranojke mas meje po problemi kryesore ish kushtet kurr si kem pas. Asnihere skom mujt une me ble dhurat per to ose aj per mu sepse nga dy anet ishim tu hek per buk le mo per llukse po dashnia na majke diqysh. Pas nja 3 vite lidhje e regjistrova fakultetin,edhe u njoftova me nje djal tjeter aty ne fakultet. Edhe pse isha ne lidhje me erdh nje super ide ne mendje edhe i thash edhe frajerit thash hej e kom njoftu ni djal nfakultet ish pak si bogolin ama milioner ish njeri po vjen nfakultet me x5 e sene a tmunohem me bo budall edhe ja marim naj pare. Aj tha po more veq a munesh me siguru naj pare per neve qe mos me dyshu aj najsen edhe me bo na jeten ton. Une pranova se ashtu kshtu me frajerin tem smujshim kurgjo mu bo as per mu martu skishim kshtu qe vendosa me majt edhe kit lidhjen tjeter veq sa per pare me dijenin e frajerit normalisht. Se kom dit qe mvjen dita me i hi fellutave edhe me kit tjetrin po mas ni kohe aj mpropozoj martes edhe une pranova se e mendojsha kur tja marr edhe pak paret ose ma siguron naj banes ne emer tem une e la kta e mar frajerin edhe martohna me to edhe kurgjo kerkujt. U martum ma boni dasmen e madhe o Zot edhe pse hiq se dojsha edhe e kom paramendu veten afer dikujt tjeter me vello mu deshke me kesh e mu bo sikur jam e lumtur edhe tonat po mendjen e kisha gjithmone te frajeri jem se e dijke edhe ai qe sot une martona me dike tjeter. Pas nja 3 vite martes, une hala jom me frajerin tem edhe kom mujt me siguru dy banesa ne emer tem sepse mi ka ble per ditlindje edhe thojke kur tbojna fmi jau lojna fmive o vet me veti se kom njet me tbo ty fmi se une e kom spiralin ngjit edhe sjes deri te heki kshtu qe kot e ki ama atij normal sun i thojsha. Frajeri gjdo dit mvet a e ki njet mu nda kur pe krijojna jeten ton a pe sheh vjet po ecin na kerkun hiq hala plani u kan ndryshe po qka me bo. Problemi jem kryesor osht qe kunata e shpis dmth motra e burrit spom heket qafe, sa here du me dal mvjen permas si rriqen edhe ni dit qaq qe ma plasi nervin i thash oj qike a pom len rahat qka pom vjen permas tha tvij se e di qe ki lidhje me tjeter kon perpos vllaut tem edhe nese nuk ndahesh prej ati djali besen e dha qe kom me ta shkatrru jeten totalisht,mu po me dhimbet vllau jem se ty te don shum e nuk po du me i tregu meniher po nese veq edhe niher sho diqka te dyshimt te ti pa i tregu skom me lon.Me ka hi ni tut shum e madhe tash se se deri qitash i kom mshef te kqijat e mija e nuk du me u shkatrru gjithqka sherri i saj po ajo far trullajke, sdi qka po ja nin per mu se,se ajo me pas pak men sum kish kontrollu qaq shume po spo di tasht qysh ja boj hiqqqq se menja gjithka pom shkon… Ncncnc tasht spo di qka me bo, me nderpre lidhjen me frajerin qysh? E du shume edhe qe sa jena bashk kjo martes per neve u kon krejt loje edhe skemi dasht me hup kurr veten prej ksaj martese. E di qe ka njerez qe kan mem kritiku e tonat ama vallahin skom qka me ju bo se nuk o leht as per mu krejt keni mem thon oj k**v qysh pe mer njerin nqaf ama nuk e du bre veq per interes jom martu me ta shkurt. Spo di tasht qka mi bo ksaj shtrigulkes qe spom heket qafe edhe pse si kam pranu kurgjo veq i kam than nese ti e verteton qe pernime kam lidhje ateher fol tek vllau jot,deri ateher nuk ki drejt me na shkaterru neve si qift e po tutna shum se nashta hiq kurgjo nuk boj ksaj veq ja mer menja edhe apet ka me fol…?Qka bohet nese i kallzon? Mi mer krejt se hala si kom nenshkru dokumentat ama pernime jom shume ndilem tmadhe sdin njeri as qa bon as qysh vepron nksi raste… ncnc spo di spo di. Nese mkishit ndihmu pak a shume isha kon shume mirenjohese flm shumeee. Respekt per juve faqe se e di qe nuk i postoni me emra se te na shqiptart veq mos tmujshin me ta honger ymrin e me ta nxon kryt me tsha ama qishtu qe po ju shkruj edhe spom bohet publike identiteti osht mas mirti.