fbpx
15 antarshe

Isha femiju i vetem ne familje, me shkolluan, Une i lash dhe shkova ne nje familje 15 antarshe ku as…


Isha femiju i vetem ne familje, me shkolluan, Une i lash dhe shkova ne nje familje 15 antarshe ku as… – Pershendetje nese ke mundesi me postu anonim ju lutem … une jam nje vajze 23 vjeqare jam e martuar qe 4 vite akoma nuk kam femije.. kam lind e jam rrit ne qytet, por tani jetoj ne fshat ne nje familje me 15 antare. Une mesoj shume gati jam ne perfundim te fakultetit te gjitha notat i kam 10… Te familja ime shkoj shume rralle nuk kam motra as vellezer.. mendja gjithmone te prinderit me rri, edhe prinderit nuk punojne askund Babai im pa pune me shume veshtiresi me ka shkolluar.. Por tani une ndjehem shume e penduar me duket se i kam zhgenjyer shume prinderit e mi.. Prinderit, te gjithe profesoret dhe ata qe me njihnin personalisht gjithmone kishin bindjen se une do te behem “dikushi” ne jete.. por fatkeqsisht jo.. Kur u martova gjdo gje mori kahje tjeter.. Para marteses kam punuar si sektoriste ne tekstil, pastaj e kam ndeprere punen per shkak te udhetimit.. Nuk kam pas probleme me shendet para se mu martu .. 1 jave pas marteses ka fillu dhimbja e kokes, lukthit e barkut akoma tash 4 vite jam ashtu.. i kam bere te gjitha kontrollat dhe analizat e nevojshme por te gjithe mjeket me thone qe e kam nga stresi… Burri me respekton shume dhe kujdeset per mua, me ate nuk kemi asnjeher konflikte.. poashtu te gjitha shpenzimet ne ate shtepi i paguan ai.. une nuk po mundem me vazhdu keshtu, nuk po mundem as me ja fillu mu mjeku per shtatzani kur e di qe e ngushtoj burrin kaq shume sepse shpenzimet ne familjet shume antarshe jane shume te mdhaja..vetem ata qe e kane provuar e dine dhe me kuptojne se si shkojne punet keshtu.. Ne kemi vendos me burrin me dal me qira ne qytet por nuk mundemi mi mbulu shpenzimet nese nuk punojme te dy.. Ju lutem shume nga zemra nese ndonjera nga ju e din qe kerkojn punetore dikund ne Ferizaj ose ka nevoj per puntore le te lajmerohet.. theksoj se jam ne perfundim te fakultetit dhe kam njohuri shume te mira te gjuhes angelze por mund te punoj qfardo pune qofte edhe kujdestare femijesh vetem dua ta rregulloj jeten time sepse nuk po mundem me keshtu.. Besoj shume ne mirekuptimin tuaj..