fbpx
burra te vegjel

Keto burra te vegjel s’meritojne familje me pas, femijet po i rrit me gruan e dyte kurse…


Keto burra te vegjel s’meritojne familje me pas, femijet po i rrit me gruan e dyte kurse… – Dua t’ju tregoj historine e nje gruaje… Ajo ishte nji grua e pashme e nënë e perkushtueshme e tre femijeve! Dua te tregoj historine e saj të trishtë: Çdo darkë fshati ndin nji grue tuj thirr femite e vet me hanger! -Hajdeni se asht darka gadi!Hajdeni ju paste nana se po vjen nata e ju xen terri jashte! E femite s’pergjigjen! Nana ja nis e qan e vajton ndihet larg deri te varrezat ne kodra! Kajhere thote qe i kan vdek tre femite! Kajhere thote me kan humb femite! Mi kan vjedhe femite! Zani i saj ta kput shpirtin vetem nese s’ke shpirt hiq! Zani i saj ta shkul zemren prej gjoksit sidomos ne qofte se je nanë! Se nji nanë e kupton nji nane, dashnin, dhimbjen, lodhjen… E nana te marra s’ka! Ka nana te lomaltretima por jo te dorzueme! Femite s’pergjigjen se baba i ka marrë me vedi ne Stamboll! Baba i ka shkput prej nanes e po i rrit larg saj! Larg dashnis e perkujdesjes se nanes! Larg ères se mire te nanes! Te gjithe kena ardh ne jete nga nenat dhe e dijme ça don me than me ngi shpirtin me eren e nanes! Nana ka nji arome veç te veden te veçante qe rrit femine me dashni e perkushtum, sakrifice e vetmohim! Burri ja mori femite! A ka Zot? Ku je oooo Zot? Mire qe s’mendoj per te shoqen si mund te jetoje nji nanë me ja heq femite por s’mendoj as per femite e vet kur ju hoqi te drejten mu rrit me nanen qe i kishte mbajt ne bark e ushqy me tamblin e gjakun e vet! Kishin ken familje e varfen si te tan me eskambllek e nji dite vendosen te shperngulen dikun nepër periferi te Stambollit!Burri filloi pune e gruaja merrej me femite e me punet e shtepise! Ditët kalonin,muajt kalonin ne vend te huaj por ajo s’po ambjentohej me vendin e huaj e perdite ma e mbymaltretim,ma e heshtun bahej! Syte i kishte bosh e burri i saj se shihte qe gruaja ishte duke u fik shpirtnisht dita dites! Bjen ne depresion! Nuk e di a e kuptojne o jo shumica e burrave shqiptar fjalen depresion? Sigurisht qe burri ne fjale se kuptonte dépressionin as si semundje,as si fjale! Keto burra te vegjel s’kuptojne asgja as grua, as femije! Keto burra te vegjel s’meritojne familje me pas! Ne vend qe ti rrinte afer gruas ti jepte kuraje,ngrohtesi e dashni e çoi ne doktore jo per ta sherue, e mbushi me ilaçe kotit, me kartele klinike diagnoza e marre dhe e kthei ne shtepi te prindrit! Femijet i mbajti ne Stamboll dhe po i rrit me gruan e dyte kurse kjo nane e deshperueme çdo darke thirr me te madhe femite me hanger darke e femite s’munden me ndi zanin e nanes tyne aq larg deri ne Stamboll! Zot, nese je i vertete, une besoj ne ty ban qe ato femije ta ndijnë zanin e nanës tyne te vertetê! Zanin ma te dashtun ne jetë! Zanin e zemres se nanes! Ate grua nuk e çmendi emigracioni as depressioni por burri vet!