Kam vuajtur shume nga familja ime, nena ime me shume i interesojn kafshet se sa femijet e saj, kam nevoje per…

Kam vuajtur shume nga familja ime, nena ime me shume i interesojn kafshet se sa femijet e saj, kam nevoje per… – Pershendetje stafit te faqes Histori te Jetes dhe gjithe lexuesve te kesaj faqje. Jam nje vajze 31 vjece. Arsyeja qe po e shkruaj historine time eshte se kam nevoje te shprehem. Jeta ime duket shume normale por ne fakt me shkon cdo gje keq sikur ta kem te bllokuar fatin e mire. Mbase fatin e keq e mora qe ne lidje sepse duhej patjeter te lindja djale e nderkohe linda vajze. Kjo beri qe familja dhe te aferm te merziten shume e te me mallkonin sapo kisha ardh ne jet. Vazhdova te rritem ne nje familje te varfer e me shume pak gezime. Duhej te kujdesesha per motrat e vellezrit kjo ishte nje knaqesi per mua. Por nuk deshiroja kurr te punoja ne fshat e te merresha me bagtite prandaj e kam urryer gjithmon fshatin. Ne shkolle kam qene nxense mesatare. Gjithmon isha duke punuar se jemi nje familje e madhe. Gjimnazin e fillova dhe e mbarova tek nje i aferm i im ndihesha borxhlie e punoja shume. Shkollen e larte e fillova por nuk e perfundova dot per arsyje shendetsore dhe ekonomike. Ky ishte nje deshtim qe me lendoj se doja me patjeter te largohem nga jeta e fshatit. Ne familje nuk kam ndjere kurr ngrohtesi apo dashuri sepse dashurin e japin ne menyre egoiste. Nese kan interes te duan e te vlersojn nese nuk kan interes te prekin cdo dite ne hallin qe mund te kesh e te trejtojne si nje njeri i deshtuar. E dua shume pastertine po ishte e pa mundur qe shtepia te jet e paster e kjo bente te kem konflikte me ta. Vitet kalonin aty ne fshat. Isha pa nje pune i lutesha Zotit cdo dite te me largonte nga aty. Zoti deshi ika jasht shqiperise isha njeriu me i lumtur ne bote. Por lumturia ime mori fund shpejt duhet te kthehesha as aty nuk me priu fati. Ditet e mia ishin perseri pa asnje te mire dhe njesoj. Me dhimbste shpirti sepse ne te gjith shtepine nuk kishte asnje cep qe me perkiste mua. Cilsohesha sikur kisha deshtuar ne cdo gje deri tani sikur nje vajze e ngelur ne der ose si nje barr. Shpesh e kam pyetur Zotin pse me dergoi ne kete familje. Ose pse me krijoj te ndjeshme pse me krijoj natyre te dashur. Per mua dashuria eshte vlera me e madhe e kesaj bote. Njerzit egoista njerzit qe mendojn vetem per vete nuk dua ti kem pjese te jetes edhe nese kam lidhje gjaku me ta. Ne shtepine tone ka pas vlere vetem mysafiri eshte gatuar mire dhe eshte pastruar kur do vinin mysafir. Hipkrizia me e madhe ne jet te jetuarit per opinjon. Tash sa vite jet mjaftojne gishtat e njeres dore per te numeruar gezimet e mia. Te kesh nje nene qe me shume kujdeset per kafshet sesa per femijet. Te kesh nje baba qe mendon vetem per vete dhe me nje ves te neveritshem. Kam vuajtur shume nga ana shendetesore por fal Zotit jam shume mire. Kam vuajtur edhe nga ana shpirterore nga dashuria egoiste e familjes. Kurr nuk kam pas asnje lidhje dashurie me ndonje djal. Kam pas plote kerkesa por gjithmone kam zgjedh te mos perfshihem. Gjithmon mendoj kur nuk ka dashuri te paster ne familje si mund ta gjej dashurin tek dikush tjeter. Dhe nuk kam pas aq guxim sa ti jap dikujt nje mundesi. Nuk shpresoj me qe do ta gjej fatin tim. Ose me sakt nuk besoj me qe do ta gjej nje person qe dashuro paster dhe sinqerisht. Mjaftushem kam vuajtur deri tani si fizikisht shpirterisht dhe ekonomikisht. Nese jeta ime do vazhdonte po keshtu do ishte me mire nese Zoti me merr lart. Per ta jetuar jeten nuk mjafton ta ushqesh barkun duhet ta ushqesh edhe shpirtin. Jam vajze ekstrem e thjeshte por mbi te gjitha e vlersoj ndershmerine jasht mase shume. Kur te kaloj ne rruge nuk do doja kurr qe njerzit te flasin nen ze ne lidhje me nderin tim. Se di po sikur me e pas te bllokuar fatin per cdo gje sepse mua nuk me hapet asnje mundesi. I lutem Zotit dite e nate te me largoi nga ky vend. I lakmoj shoqet e mia te gjitha jan martuar e kan femij une nuk kam asgje ne kete jet pervec disa rroba. Kjo bote eshte pafundesisht e madhe e nuk ka nje vend per mua ku te qendroj apo nje mundesi qe te jem e zonja e vetes. Sepse ketu ku jam me dhemb ne shpirt kur me permendet buka kur me permendet fakti qe jetoj ketu e gjith puna ime qe bej merr nje zero si shperblim. E me e keqja dhune psikologjike e fizike. Aq shume e kam shpirtin e vrare sa shume shpesh kam menduar ti jap fund jetes. Nuk me lidh asgje me kete jet nuk kam asnje gezim nuk kam asnje qellim. Mire nuk kisha fat ta gjej njeriun e jetes. Familja ma mohj edhe dashirin e tyre fakti qe une nuk jam martuar ende. ZOT KA dhe e besoj plotesisht dhe Zoti eshte deshmitar i jetes time. Kam akoma pak shprese qe Zoti do bej nje mrekulli per mua. Te dashur lexues me falni qe u zgjata kaq shume. Kisha nevoje te shprehesha lirshem per cdo gje qe e mundon shpirtin tim. Uroj te keni plote dashuri te paster ne jet tuaja sepse atehere do te jeni te lumtur.