fbpx
fshat

Kam qene e martuar ne nje fshat te KS, u ndava prej Burrit e mora djalin dhe ika ne Angli u martova me…


Kam qene e martuar ne nje fshat te KS, u ndava prej Burrit e mora djalin dhe ika ne Angli u martova me… – Pershendetje vajza dua te mbes anonim dhe pse jo te jem shembull per te gjitha vajzat dhe grat kudo ne bote qe ndodhen, dhe shpresoj qe kjo histori e jemja t’jet mbeshtetese per cdo gru qe eshte per momentin ne hapat qe un isha dikur. Te gjitha historit ne kete faqen e juaj une i lexoj gjithenje prandaj edhe dua te shkruaj sot. Une ne moshen 18 vjeqare jam martu ne nje fshat te Prizrenit, u martova me msitni si ne at kohe qe me pas gjete burrin vet je kon femna me e pamoralshme qe ke ekzistu oh Zot qfar gabimi n’jete bona. Pasi qe u martova mbeta shtatzon qe planet e mija u shkatrruan aty per aty sepse kisha qellime tjera ne jete te shkollohem e te behem nje grua e pavarur gje qe burri me tha te shkolloj edhe pse martohum por fjalt e tij nuk dulen. Familja e burrit jan sjell keq me mu gjithmon se qka ju kam bo sot e asaj dite se kam kuptu kurr po nejse i kam pranu qashtu qysh jan meqense njerzit nuk mundemi t’i ndryshojm. Ne nje fshat ku as drita nuk arrinte dot aty i shtyja jeten tem me zore e me mall per shkolle e per gjithqka. Linda djalin t’shnosh Elhamdulilah prej Zotit qe ky engjull sot mos t’ish kon sdi qka kisha bo. Nje dite vendosa me ik prej asaj familje, prej atij fshati te mallkum e prej Kosoves, dola me jetu ne Angli me djal, fatmirsisht i bona letrat e msova gjuhen e sot punoj ktu dhe jam shum e avancume, e pyes veten shpesh o Zot qka kisha bo une sot nese kisha vazhdu me ngu burrin?! Me ngu vjehrren? Po qe nese me kishin mesuar per te mir ja kisha bo hallall por me sulmuan psikisht, emocionalisht dhe fizikisht e maltretuur cdo dit. Dhe nuk pranova t’jetoj aty mo asnje sekonde dhe ika. Sot jam e martuar me nje Shqiptar qe jeton ktu ne Angli djali jem i ka 18 vjet eshte tu arsimu edhe ky e per babin e djalit i kam thon qe munesh me vizitu kur tdush se e kuptoj ndjenjen per babe e per fmi sjam njeri egoist. E krejt qka dashta me ju thon juve oj gra e vajza mos e sakrifikoni jeten e juve per kerkan n’kete bote se sja vlen aspak, mos thuani asnjeher qe eshte e pamundur me bo zgjedhje sepse gjithqka nkete bote ka zgjidhje vetem se a dojna ne me gjete mnyren se si dojna me jetu. Ndoshta shumica e grave qe jetojn ne ks jan tu jetu n’kta hapat e mi qe kam jetu dikur, por ju them qe STOP per gjithqka, mos e nenshtro veten para askujt, mos telero me te shkel askush nket bot sepse askush ska te drejten te gjykoj ty dhe askend. Nje jete e kemi dhe ate duhet me jetu si te dojna ne a jo si te na komandojn te tjeret sepse ne sjemi paisje teknologjike por jemi njerz qe jemi te krijuar prej emocioneve dhe ndjenjave prandaj mos e lejo askend te t’shkel. Kisha enderr gjithmon qe je behem nje psikologe e sukseshme ne jete por endrrat e mija mu shuan pasi qe u martova por si nje person me karakter te forte qe kisha asnjeher nuk hoqa dore, i mbeshtesja grat me te gjitha fuqit e mija dhe sot punoj me to, i inkuadroj per me jetu jeten siq dojn ato e jo si te tjeret deshirojn. Mos pritni nga tjeret qe t’ju kerkojn falje, mos pritni nga tjeret qe t’ju pranojn si person sepse ma i miri botes me kon pa dal dikush qe nuk ju pelqen eshte e pamundur prandaj jetone jeten ashtu siq ju deshironi. Te gjitha ju mundeni me qene femna qe kan nje bagazh te madh mbas vetes ashtu siq kam une, por duhet me luftu shume, mos me toleru sene qe nuk tolerohen por me e rendesishmja eshte qe te kujdeseni per shendetin mental dhe femijeve tu jepni dashni, mesojani vlerat per te qene njeri dhe shpresoj qe te gjitha keni nje jete te mir dhe jo si une qe kisha dikur. Sepse me then te drejten akoma m’qendron ne koke e gjitha e kaluara ime e di qe nuk mundem me harru asnjeher por ajo ka qene nje mesim per mu.