qe 15 vite

Kam kriju familje me Grun edhe e respektoj, por qe 15 vite nuk munda ta dashuroj se nuk e kam harru ate qe…

Kam kriju familje me Grun edhe e respektoj, por qe 15 vite nuk munda ta dashuroj se nuk e kam harru ate qe… – Përshendetje faqja mē e lexuar. Deshta të bëj një pyetje pasi ktu ka shumë lexues dhe shum komentues nga të gjitha trojet shqiptare, sidomos nëse ju si faqe më aprovoni kët postim? Shoh se ktu komentojn njerëz qe i takojn kategorive të ndryshme ,mosha të ndryshe ,disa kan nënstop ofendime ,disa japin këshilla të menqura ,disa shkruajn aq bukur sa të ka ënda ti lexosh! Jam lexues i regullt thuajse qdo historie dhe thuajse lexoj ,ç’do koment! Edhe pse asnjehëher nuk më ka rastis të kometoj personalisht. Pyetja ime per gjith ju ësht ? A besoni se egziston dashurija e përjetshme ,a mendoni se njeriu vetëm njeher në jet dashuron dikend, dhe më për të dytën her ësht e pa mudur ,apo mund të dashurosh shum her? Personalisht jam i martuar dhe kur isha i ri e dashurova një femer aq shum ,por spata mundsin ta kem! Per shkak rrethanav ,dhe të them drejten edhe pse kan kaluar 15 vite ende e dashuroj, me gruan kam krijuar familje e gjjthqka kam respekt dhe kalojm mir por nuk kam dashuri, qfar thoni ju! Pse njeriu smun të dashuroj dy her në jet ,saher me kujtohet në raste filma muzik ,nëse dëgjoj emrin e personit qe kam dashuru më kaplon një tërqethje dhe mundim ,më vjen të qaj dhe ftyra e saj më rri para ,a jam vetmi person i kti lloji apo ka shum ksi raste. Them sinqerisht ende e dua pas kaq shumë kohësh, ende i kam të freskëta gjitha ato kujtime që i kisha para 15 vitesh. Gruaja asnjëher nuk ishte në dijeni të kësaj dashurije, nuk ja thash, sepse smu duk e arsyeshme! As vet nuk e besoja qe kjo dashuri do të më percillte gjith jetës, thash se me kohen do zbehet gjithqka, por jo nuk ishte ashtu si e mendova, ende e kam në zemer, ende e dua ende e ndjej, edhe pse nuk e takoj, gjat gjjth ksaj periudhe të gjat thuajse 4 apo 5 her pata fatin me e pa. Shpesh bëj pyetje vetes a thu me do ajo, sepse at koh ishin të dashuruar marrëzisht, prap them se ajo më ka harruar, nuk kam as edhe një kontakt me të, sepse kam familjen, por ajo që më shtyri tju shkruaj ishte vetëm pyetje konkrete? A thua vetëm një her në jet dashuron njeriu me gjjth zemër? Kjo ësht pyetja ime që ndoshta dikujt i duket qesharake ,por e them sinqerisht si një i pjekur ,qfar mendimi keni ju ,dhe si e komentini kët teori ,kët dashuri e di. Vetëm zemra ime dhe askush tjetër! Më falni dua mendime nga ju? Mendoj që meshkojt dashurojn më shum se femrat, respekte për faqen, dhe gjith komentuesit. Anonim ju lutem, flm për mirkuptim!