fbpx
Njerku

Jom rrit tu mendu qe Njerku osht Baba jem, e kam kuptu 19 vjecare e tash as vorrin nuk ja di!


Jom rrit tu mendu qe Njerku osht Baba jem, e kam kuptu 19 vjecare e tash as vorrin nuk ja di! – Pershendetje. Po shkruj prej fbs te shoqes se un nuk kom. Jom vajze e re 22 vjece, jom ne fakultet, mshkon mire e krejt. Kom fillu me ra ndepresion, nfakt veqse jom ndepresion edhe krejt shkaku i nanes tem. Un e kom nanen e pashkollume per shkak qe si kan pas kushtet. Babi jem ka vdek kur un jom kon as 1 vjece, e un jom rrit tu mendu qe babin e kom gjalle e nfakt burri i nanes tem so baba jem po kurre smka rendu as sen ani pse smka dhon dashni. Nana jem qe dyher kur fjalosem mthot hajt se ti baben budall e ke pas, e un kaj se un veq emrin ja di sen ma shum as vorrin sja di se smfol kerkush per to. E kom ni moter qe nana jem e ka me burrin e vet, un e du shum, edhe shpesh i lakmoj kur e kap perqafe, kur i shkon nshkoll, kur e thirr bab. Edhe un e thirri bab se deri n19 vjet e kom dite per qashtu, amo kur e thirri shpirti mshtrengon e mnalet fryma besomni. Shpesh po fjalosna me nanen tem, noshta jom gabim amo se keni iden sa shum fol palidhje, kaniher ma bon lop nersy dajve ose kushdo se menon qe i bon njerzt me kesh, edhe shpesh flet fjale banale me mu e motren, ma hongsh kto kto n’emer, e mu mpengon shume sa i msheli vesht .Kshtu osht person i mir, ka bo shum tmira jep me dore shum, po merret me llafe, shtin per njerz. Amo kom fillu edhe mu ftof prej saj e un spo du mu ftof, amo o tu ma shkatrru jeten. Edhe i kom thone nalu se ja ka nis me mhup dashnija per ty me kto gjeste, m’nem shume, se kjo menon veq qe smka lon ndore tnajkujt mem rrit ja qe mjep pare, menon qe e kryn obligimin si nane. Ma ka ul shum vetbesimin per cdo sen, po mshelna ndhome shum kom provu me e tejkalu qit situate, amo nuk po muna mu bo sikur spo ndodh kurgjo, mka lodh tu u bo nersy tjerve sikur jena mire, kemi familje tshendoshe, Un teper e du jeten mu shkollu mu bo e pavarun, po nanes tem ma shum i intereson un mu martu me gjet naj djal se mu shkollu. I shoh shoqet e mija qe fatmirsisht i kan nanat e shkollume, sa mire flasin sa shum i perkrahin, mu pare mjep mu shkollu e gzohet qe jom nfakultet amo mu mduhet perkrahje morale. Un jom si vet nket rrugtim, kaniher i flas per fakultet le qe skupton po edhe nuk mngon. Kaniher mendoj te kisha kriju vet ni familje , me u ndi e plotsume, po isha tut qe i kisha marr gjestet e nanes tem. Shum koka ndjenj e keqe edhe e ron me lakmu nharmoni tfamiljeve tjera, Dikur jom kon person plot jete shume gazmore, tash jom bo vetjake po ju shkoj edhe njerzve nerva. Noshta dikush menon qe veq e trillova historin, ama besomni po kaloj kohe shum tvshtir. Nese dikush e njeh naj psikolog/e tmir ne Prishtine, nbaze pervojes personale ose te naj te afermi ju lutna sugjeromani. Falemnderit.