fbpx
djali me tregoj

Jetojm ne Kanada, kur djali me tregoj qe eshte gej, Une qaty u plaka 20 vjet per 5 minuta!


Jetojm ne Kanada, kur djali me tregoj qe eshte gej, Une qaty u plaka 20 vjet per 5 minuta! – Miredita faqja ma e mire ne rajon. Falimenderit per mbeshtetjen dhe lejen qe ma keni jep me shkru ket histori per ta ditur te gjith anonim. Jom nje grua nga Kosova ne moshen 53 vjeqe, jam e martume dhe kom djal edhe vajze. Jetojm ne Kanada. Historia jem nuk ka efekt ndaj meje po ndaj partnerit tim qe e ka shkaterru totalisht dhe nuk po mundet me pranu as me besu realitetin. Nuk eshte problem po realiteti jetes dhe duhet me pranu. Kur e kam lind vajzen ka qene dita ma e gzushme ne jeten time dhe kam than qe ska dite qe mundet me kalu gezimin e par te femijes. Burri ashtu njejt thojke jom njeri ma i lumtur nbot qe jom bo baba. Une kur e mora vesh qe jam met shtatzan prap u gzova shume po u lutsha qe tma fal zoti ni djale edhe ashtu qysh u luta zoti ma fali. Vajza i kishte 4 vjet edhe dike qka eshte beba ama kurr ska pas xhelozi ne fillim kur mka lind djali edhe pse vemendjen gjithmone te aj. Burri u tranojke krejt mas tij, qa do qe e preke ja blejke. Qa do qe thojke ja plotsojke deshirat pa mendu dy here. Gradualisht djali tu u rrit nuk kish interesim ndaj futbollit ose ndaj bejsbollit po mbas grimit. Mbas senev qe ju perkasin qikave stereotipike. Ja marke vajzes teshat kaniher edhe pse na krejt i bertitshem pse qysh tek ti je djal thojke un e di qe jom djal po stilin e kom qishtu. Edhe e lam qe ky djal eshte vet qashtu ma flamboyant qe thojn amerikant ktu te na. Dita e dites tu u rrit i mbushi 17 vjet edhe kurr ne jeten e vet nuk e ka permen ndonje vajze apo simpati me neve. Gjithmone e mbyllke veten ne dhom edhe ish shume privat djal. Nuk na ka kushtu fort vemendje, besa djalin qe e kam rrit une kish ndryshu krejt. Ni dite e la telefonin ne kuzhine dhe ish hi mu la ja pash nje SMS prej nje emer “Gregg” edhe thojke ne te: “i love you so much, when are you telling your parents”? Edhe kjo dmth shqip te dua shume, kur do tju tregojsh prinderve? Une mbeta pa tekst. Emri gregg ishte mashkull. Mendja jem e par ish qe ja ka ndrru emrin mos me vrejt na qe ka femer. E kapi telefonin e thirri me ja ndegju zanin. Kur pe qel ishte ni djal me nje za te trash edhe e thirrke djalin tem baby (beba). O zot a ka mundesi qe djalin ta kem gay? Isha ne shok. Mbeta pa men, pa tekst. Une kurr nuk mundem djali mos me pranu qysh e ka fal zoti po osht shtir shume me perjetu kit gja. Plus, qysh mi tregu burrit?! Shqiptart kudo qe jetojn prap e ka mentalitetin qe gruaja i ka fajet nese nuk i rrin fmis gati. Nuk isha gati me u perballu me asi trauma nlidhje. Kur dul djali prej tushit e ula edhe e veta dhe krejt e pranoj tha mam une kom mendu qe ti tpakten mke vrejt kur prej i vogel ja kom marr motres teshat e shminkat. Une tha jom gej. Nuk u deshprova pse me the qe ishte gej po qysh ka me perballu burri. E thirra burrin npune thash hajde te shpija po du me tregu diqka. Erdh prej punes tha qka? Ja kallxova krejt ngjarjen edhe biseden qe e bona me djal. Met pa fjal edhe aj edhe dy pika lot i rrjedhin prej syrit. Tha djali jem? Gej a? Thash po. U qart, ja nisi me thy sene, ja nisi me sha me bertit e kercnojke qe ka me lendu. Une qaty u plaka 20 vjet per 5 minuta. Me qat nervoz dul burri jasht edhe tha mos gaboni mem thirr. Krejt shpija rrike nheshtje, miza veq u nike. Kur u kthy ne 2 ora te mengjesit, ish pi burri ish bo me fol me vet veten. Edhe mtha gru, ku kena gabu qe me nau bo djali neve kshtu? A ka pas bre naj deshir qe sja kom plotsu? I thash o burri jem faji so te na po te ata bir e flej edhhe mos e meno ma kit pune se me emer tzotit ka mu bo mire. Burri mka ra ndepresion prej djalit tasht, nuk po don me dal kerkun as me punu as kurgjo. Vet veten pe han, nuk po dim as njani qysh me perballu kit sen. Te na shqiptart eshte diqka jasht normave me pas djalin gej po ne kanad eshte gje normale. Spo di qka te bej ma shume. Tlutna ndihme edhe te me kshilloni qysh me vepru sepse me bo me ndegju burrin tem aj thojke me qit ni karrik para dere se neve djali na ka vdek. A ka ma ron se me thon qashtu per evlad tonin! Tlutna ndihme.