fbpx
Jemi te martuar por dashuri s'kemi,Shpirti im u lodh pa ndjer dashuri

Jemi te martuar por dashuri s’kemi,Shpirti im u lodh pa ndjer dashuri…


Jemi te martuar por dashuri s’kemi,Shpirti im u lodh pa ndjer dashuri…-Postojeni anonim.Pershendetje te gjithe lexuesve te faqes edhe un kam nevoj ta tregoj ketu historin tim, dhe te mar komente nga fansat e faqes.Historia ime nuk ka te bej tradhetina.Edhe diqka me e madhe esht diqka qe pa te smundesh te jetosh,esht diqka qe pa te nuk mund as te jetosh,esht mos dashuria e burrit ndaj meje. Lexoi shume histori te cilat kan te bejne me tradheti!! Sa te pa shpirt jane disa njerez. Po e them kete pasi qe ndjehem dhe vet e tradhetuar. Ne moshen 16 vjecare njoha dikend per te cilin dhash gjithcka,kaluam te gjitha sakrificat kaluam ge gjitha problemet qe mund ti ket nje qift i ri sidomos un ne moshen 16 vjeqare me qen se isha ne moshe te re andaj problemet ishin me te medhaja per mu por prap ja dolem,e sot pas 12 vitesh e vuaj! Ne jemi te martuar, kemi nje vajze, por dashuri skemi! Te pakten nga ana e tij. Ai kurr spati dashuri per mua, cuditem pse me mori, pse ma humbi rinine, pse beri femi me mua. “Pse-te” jan te shumta. Nuk arrij ta kuptoj ftohtesine e tij, injorimet, fyerjet, nenvlersimet! Sigurisht dikujt tjeter i flet embel dhe ia lumturon jeten. Ndersa mu po me lendu, po tretem ngadal! Me besoni sdi si tia bej.. do doja te veproja njejt si ai, tia ngulja thike pas shpine e tia ipja veten time dikujt qe mbase do tme donte me shume, por nuk mundem.Nuk mundem nuk ma perballon ftyra ime te dal me dike tjeter por,edhe jeta pa dashuri qenka shum e veshtir ta jetosh.Ftohesia e tij injorimet fyerjet po ashtu dhe nenvlersimet e kan tejkaluar gjdo kufi.Shpirti im u lodh pa ndjer dashuri, afersi, ndjenje! U lodha duke qene e perbuzur nga njeriu qe lash jeten per te.. Zot them pse nuk mundem ti jap fund kesaj torture, por ngreh syt dhe shof femiun tim, i mbyll perseri dhe per te perbiej cdo vuajtje! Sa shume po duroka nje femer!Vertet femra qenka shume e forte.Te gjitha historit qe po i lexoj ne faqe,jan te derguara nga femrat po thuajse per 95%.Nder to ne shumicen e historive lexojme vuajtje dhe tradheti.A nuk qenka shum e fort femra…Shume kam besim dhe shpresoj qe do te me jipni mendimin e juaj per hsitorin time pasi qe un kam shume nevoj per keshillat e juaja.Ju pershendes te gjitheve.