fbpx
Jam e ndame

Jam e ndame por jam martu prap me msit, qikat e sotit nuk besojn qe munesh me kan e lumtur nese martohesh me msit po desha me ju than qe…


Jam e ndame por jam martu prap me msit, qikat e sotit nuk besojn qe munesh me kan e lumtur nese martohesh me msit po desha me ju than qe… – Pershendetje histori te jetes, jam nje lexuse e rrugullt e juaja. Po shoh se shum vajza dhe djem vuajn per dashurit e shkuara do te shkruja edhe une nje histori timen. Ishte viti 2004 kur filloj. Ishim te dyt ne nje klas, rrugen e kishum te njejt per ne shkoll, shpesh here kemi shku bashk ne shkoll po vetem si shok edhe pse dyt e dinum se kemi simpati per njeri tjetrin dhe te gjith shoqnia na thonin qe jeni bashk por jo deri ne klasen e 10 kur ai deshti te shkoj ne nje shkoll tjeter. At dit kur tha une po e ndrroj shkollen une xhelozova shum dhe folum bashk dhe vendosum me kan bashk edhe pse nuk do te shihum shpesh po kishum mundesi me u pa sepse shpija e ti ishte afer meje. Edhe pse shum te ri ne mosh te dyt e donim njeri tjetrin per mua ishin ditet me te Lumtura te jetes time. Keshtu vazhduam nje koh te gjat (3 vite) edhe pse une nuk kisha mundesi me dal shpesh se nuk guxova per familjes vetem kemi bisedu neper letra dhe rrall kemi pas mundesi me fol live per deri sa nje shoqe e imja qe ishte kusherir e ti na ndau. Tek une folke keq per atë ndersa tek ai Folke keq per mua dhe keshtu ne u ndam nuk kishim besim me te njeri tjetri. Kam vujt shum Se e kam dasht teper shum ishte dashurija e par e jetes time po edhe ai me ka dasht shum. Po nuk patem shanc më me kan bashk. E kam pa shum here dhe zemra me plaske kur e pasha po qeshtu ka dasht jeta qe na mos me kan bashk jam pajtu me jeten.Tash Jam e martuar me dikan Qe nuk e kam njoft ma heret jam martu me msit jam femra ma e lumtur ne bot tash kam nje burr Te mrekullushem Te gjitha vujtjet me Jan kthyer ne lumturi, deshta me ju tregu qe jam martume me msit dhe jom shum e lumtur se qikat e sotit nuk besojn qe mu martu me msit munesh me kan e lumtur.Tash ajo dashuri ka mbet ne te kalueren dhe thjesht e kujtoj at djal si shok te klases edhe pse tash nuk e sho shum rrall se une jetoj ne gurbet. Me falni e zgjata pak po deshta te ju tham te gjith atyre qe vuajn per dashni mos vuani shum se te gjitha kalojn dhe te gjitha harrohen.