fbpx
Jam e fejuar

Jam e fejuar por sa here e takoj dicka me pervelon perbrenda, e ndjej veten te pamoralshme se…


Jam e fejuar por sa here e takoj dicka me pervelon perbrenda, e ndjej veten te pamoralshme se… – Pershendetje Historia E Jetes Jam nje vajze nga Jugu 28 Vjeçe. Jam e fejuar me nje djale me te te cilin do te martohemi se shpejti. Kete djale e njoha kur isha e re dhe ne fillim nuk e dija cfare eshte dashuria mendoja qe nje djale i mire i sjellshem eshte i mjaftueshem per tu dashuruar me te por e kisha gabim. Sa me shume kalonin vitet kuptoja qe dashuria ishte dicka krejt ndryshe nga respekti, dashamiresia. Vitet kalonin dhe asnjehere nuk mora gaximin qe ti jepja fund pasi personi qe kisha ne krah ishte nje njeri i mrekullueshem ne cdo detaj por nuk ndjeja gje per te e shikoja si mik si shok asgje me shume. Nuk kisha guximin qe ti thoja qe nuk te dua pasi ai me don marrezisht madje shpesh here per cdo zenke qe kishim i thoja qe nuk shkon me dua te ndahemi por ai gjithmone me kerkon dhe me thote me lote ne sy qe je gjithcka per mua te gjithe ciftet zihen dhe ne ate moment zemra ime do qe te pelcase por nuk mund ti them asgje dua te iki nga kjo bote me mire. Para ca muajsh njoha nje djale te cilin e kisha si shok por kur filluam te flisnim se bashku dhe thelle thelle kishim shume gjera te perbashketa e dinte qe isha e fejuar dhe historine time sa here e takoja ndjeja dicka qe me pervelonte perbrenda por nuk mundesha qe tia beje kete partnerit tim pasi ai me donte dhe per nje kohe te gjate iu shmanga ketij djalit tjeter derisa nje dite ndodhi ajo qe nuk e prisja tek pinim kafe si normalisht si shoke me puthi dhe me tha pse me largohesh. Ika me lendup duke qare mu shemb bota sepse e ndjeja veten te ndyre te pamoralshme karshi parnerit tim karshi familjes sime karshi vetes pavaresisht qe i kisha thene te fejuarit te me linte eshte me mire pasi mes nesh gjithcka ishte ftohur i kisha thene edhe familjes sime por nuk e pranojne dicka te tille sepse tiu thuash qe nuk ndjej gje per te kur ai eshte nje njeri i mrekullueshem nuk e kuptojne. Une nuk dua ta tradhetoj partnerin tim sepse nuk e meriton asnje njeri ne bote por edhe ne kete gjendje nuk mund te qendroj pasi po vdes pak e nga pak nga brenda ne cdo fjale qe me thote sa here me thote te dua dua te qaj sepse me vret pse nuk mund ta dua edhe une dreqi e marrte pse se shpejti do te martohemi por nuk e di si te veproj cfare te bej. Nuk dua te lendoj askend familjen time e cila nuk e meriton nje gje te tille te fejuarin tim qe eshte nje njeri i mrekullueshem qe vetem une si budallaqe sado jam perpjekur nuk mund ta dua.. Do te doja nje mendim te sinqerte nga juve sepse jam vertet ne nje dileme te madhe. Faleminderit!