Jam detyru ti braktisi 2 femijet dhe te martohem me nje njeri qe me rrah dhe me ofendon... | Histori Të Jetës

Jam detyru ti braktisi 2 femijet dhe te martohem me nje njeri qe me rrah dhe me ofendon…

Jam detyru ti braktisi 2 femijet dhe te martohem me nje njeri qe me rrah dhe me ofendon… – Pershendetje dua edhe un te tregoj historin e jetes Time jam nga KS por jetoj ne gjermani qe 3 vite kam pasur nje martes te deshtuar ne ks si gjith malltretime shum tradhti dhe ne fund pas 8 vitesh martes ka ardhur divorci mos te harroj te them se kam edhe 2 fmij te cilit jam detyruar ti lej te ish burri sepse nuk kisha ku ti qoj sepse nga kushtet ekonomike nuk kisha as buke per vete as femijeve me ju jap kshtu qe te burri e dijsha qe e kan jeten e sigurt dhe nuk kisha mbeshtetjen e familjes time kur u ndava edhe pse i takoj kam kontakt qdo dit me duan me shum se qdo gje ne jet ashtu edhe un jan ato qe me mbajn ne ket jet pas 8 viteve qe bera divorcin u martova prap ku burri jeton ne gjermani po nuk thon kot se naj her si te fillon edhe te vazhdon sapo erdha ne gjermani fillova pun me orar te plot plus me duhej edhe ne shkoll te shkoja dhe kur kthehesha ne shpi me duhej te pastroja laja hekurosja te pergadisja ushqim per familjen e burrit kalun 2 vite dhe un mbeta shtatzan dhe mu desh ta nderpres punen dhe shkollon edhe pse kam marrur pag te plot gjer 2 muaj masi kam lindur kishim problem me burrin po te them te drejten i anashkaloja nuk doja debat punoja me shpirtin por tash qe kam mbetur ne shtepi problemet jan shtuar prej burrit ma perlen qdo dit edhe ushqimin qe e Hajt edhe ujin qe e pi edhe pse i boj gjitha punt e shpi rri ne shpi tan kohen sepse jam me bebe te vogel por burri nuk esht i knaqur sepse ai e don vetem paran sa kisha para sa punoja nuk me thonte se po te mbaj un po te ushqej un ty dhe fmijen tash qdo dit 100 her ne dit ma permend edhe pse ktu ka shtesa per fmi ka para te nenes te gjitha i ka ne llogarin e vet edhe prap ma permend ushqimin nuk po mundem te duroj me jam ne hall te madh kam filluar te bi ne depresjon nuk di qfar te bej me besoni as nuk i intereson per mua jam femer a me vyn diqka a jo edhe gjerat higjenike elementare nuk mund ti blej jam vetem sherbetore apo rrogtare e ti mos te harroj te them se ka femi me gruan e par ddhe vazhdimisht me thot vetem une ty te kam mar sepse kerkush se kish marr nenen e dy femijeve qe i ka braktis por une ja kam tregu ngjarjen krejt qe nuk eshte ashtu sepse une nga qejfi nuk i kam lene femijet po nga zorri sepse kerkush nuk mundet ti ndaj femijet nga vetja me vet deshire por nuk e di si mendon ai ose si ja rrok truni qe eshte e mundur qe une me qene aq e ashper qe te mos kujdesem per te.. kujdesna per ta me duan dhe i dua shum nuk kemi asnje problem me fmijet asnjeher nuk me kan ofenduar jan te urt te mir ama burri nuk ma vlerson ket hiq qfar te bej ju lutem me kshilloni anonim dua te mbes ju lutem Faleminderit shum pres kshilla