fbpx
ne nje Italian

Jam dashuru ne nje Italian, me ka propozu martes por nuk mund t’ja qel dot kete muhabet prinderve te mi!


Jam dashuru ne nje Italian, me ka propozu martes por nuk mund t’ja qel dot kete muhabet prinderve te mi! – Përshëndetje miq të dashur, jam një vajzë 27 vjeq rrjedh nga një familje e shkolluar jetoje me vëllaun, motren dhe prinderit e mi ne Kosove. Prinderit e mi na kan ofruar të gjitha të mirat e mundshme neve 3 femijeve un kam kryer master me rezultat te larte ne universitetin e Bolonjes ne Itali, kam shoqeri shume te gjere vellau dhe motra jane gjithashtu te shkolluar ne Londër tani punojme dhe per moshen qe jemi kemi arritur mjaft. Gjithqka me ka ecur mir deri tash kam kry shkoll ku kam pas qef kam vizitu krejt evropen, kam bo shoqeri por diqka qka spo me ec eshte qeshtja e fatit-marteses. E kam kuptuar qe sa ma e shkolluar te jesh aq me veshtire eshte te vendosesh me ke ta kalosh jeten, e kam vertetuar qe kur po arrijshe ne karriere vetvetiu behesh me e pjekur dhe nuk mundesh me marr gjithkë jo pse e ndien veten me te lart por vetvetiu e ndien njeriu qe personi me te cilin do te krijosh familje duhet te jete patjeter i/e rangut te njejte perndryshe nuk pershtatesh dot! Motra dhe vellau im jane ne lidhje disa vjeqare me partneret e tyre ata kishin me shum fat ne kete drejtim dhe tani syte e prinderve te mi jane hedhur mbi mua sikur duan te më thonë të ka ardhur koha çfare pret! Problemi eshte qe une nuk kam gjetur shqiptar me te cilin do mund ta kaloja jeten mua me pëlqen shum një i huaj(italian) te cilin e kam njohur gjate periudhes sa kam qene në Itali jam dashuru jemi si shoke edhe ai tash ka kryer doktoraturen, ne jemi ne kontakt me njeri tjetrin ai me do dhe perkunder faktit qe ai me ka propozuar edhe martese un nuk mund t’ja qel dot kete muhabet prinderve te mi. Do bëhet kiameti po ju thash qe e dua nje te huaj! Une e dashuroj kete person tek ky kam gjetur at personin te cilin e kam enderruar tere jeten,nuk kam pas guxim te kem lidhje me te sepse e dij qe prinderit sdo te me kuptojne dhe tani sdi cte bej,te heq dore nga enderra ime apo te luftoj per kete dashuri del ku del.Te gjithe jemi njerez pavarsisht gjuhes dhe sme duket e drejte te paragjykohemi ne baze te kombesise!