fbpx
Jam ai qe shoku me akuzon se ja kam marr te dashuren , Do i them shokut tim se un

Jam ai qe shoku me akuzon se ja kam marr te dashuren , Do i them shokut tim se un…!


Jam ai qe shoku me akuzon se ja kam marr te dashuren , Do i them shokut tim se un – ISH-SHOKU IM DËSHIRON TË PËRFITOJ NGA SHANTAZHET.Më është drejtuar me parashtesën ISH.Në rregull.Do ta pranoj.Ca fjalë për ish-shokun tim i cili më kishte etiketuar muaj me parë kinse unë qenkam bashkë me ish të dashurën e tij.Kështu e lexova në këtë faqe  por e kuptova pikerisht nga vet ajo ish e dashura e tij.Pasi këtu po flitet me iniciale,këtë herë po fillloj edhe unë ashtu.Ndoshta herën tjetër dal me të dhënat e mija të plota por edhe të ish-shokut,varësisht prej situatës.Pra, jam K… nga Kosova dhe jetoj në Evropë.Si çdo mërgimtar edhe unë kam një jetë normale me standardet evropiane.Vite më parë kisha disa probleme,por fatmirësisht kaluan edhe ato.Çfarë më shtyri të shkruaj këtu,është ai shkr** i linkut të mësipërm,ku ish-shoku im me incialin SH aq shumë kishte qënë i mllefosur në mua deri sa më në fund eksplodoj me dyshimin se ia kam marrë të dashurën,e që fatmirësisht kjo gjë nuk egziston.Por në këtë rast tashmë unë eksplodova dhe do të ia numëroj zotëri SH disa gjëra.Filloj:Zotëri SH,besoj më njeh shumë mirë çfarë tipi jam,dhe i kam disa veti të miat që nuk dorëzohem para thashethemeve kur është në pyetje morali.Prandaj,ti e di shumë mirë,vite më parë si kanë rrjedhur gjërat rreth asaj të dashurës tënde.Por mbi të gjitha,kam menduar se të kisha dhe të kam shok pa menduar se një ditë do të hedhim akuza “të kota” rreth njëri tjetrit.Pasi ka ardhur puna deri këtu atëherë edhe unë po filloj:1.Zotëri SH,nuk jam njeri që dikujt kur i them shok të ia bëj një gjë të tillë.Kjo gjë nuk më përshtatet në moralin tim.Është e vërtetë që të dy kemi pasur shumë avantura të kaluara,por jo të hyjmë në lidhje të njëri tjetrit.Unë kam menduar kështu,kurse tashmë e kuptova se ti paske menduar ndryshe nga unë.Ndoshta vetë je një tip i tillë dhe mendon se të gjithë janë të njejtë.2.Zotëri Sh,ti vetë je futur në ato ujëra të turbullta dhe mendon se të gjithë të kanë faj.Absolut jo.Edhe ti,edhe ajo jeni munduar të më fusni në lojën tuaj edhe mua,por për fat të mirë nuk rashë viktimë e lojërave të juaja.3.Zotëri SH,unë jam ai se sa herë kam ardhur në Kosovë,shumicën e kohës e kam kaluar me ty se sa me familjen time.Por gradualisht fillova të të largohem nga momenti kur dëgjova disa gjëra që ishin fol nga ti rreth meje duke thënë: “KUR PI NXA DO QESI SHACA TË JASHTIT PI MJELI”.S’ta kam thënë por ta thashë..Sa herë i je kërcënuar asaj ish-të dashurës tënde,ajo gjithëmonë ka kërkuar nga unë të të drejtohem ty dhe të them fjalët e saja ku ajo kërkonte nga ti që ta lësh të qetë.Dhe ti e paske marrë se unë kam lidhje me të.Turp.Ky turp le të bie në fytyrën tënde.4.Zotëri SH,ke ngrënë bukë në shtëpinë time dhe kam ngrënë në shtëpinë tënde.Por një gjë nuk ke arritur ta kuptosh se unë bukëshkelës nuk jam.Kjo gjë nuk i përshtatet karakterit tim.5.Zotëri SH,pse nuk iu tregon lexuesve këtu,se përse nuk të do ajo femër…?Eh po,unë e di edhe do ta tregoj.Ajo nuk të do se ti gjithëmonë e kërcënon,e ofendon,e hidhëron,e që besa kohëve të fundit ke filluar edhe ta shantazhosh me fotografi të ndryshme,vetëm e vetëm për të përfituar lek nga ajo.Kur i kam dëgjuar këto,kam filluar ta kuptoj se paskam një shok të gabueshëm.6.Zotëri SH,të gjithë kemi motra,por si duket nuk ke arritur ta kuptosh se çfarë do të thotë ta kërcënosh një femër nëpërmjet shantazheve.7.Zotëri SH,një gjë ti nuk e di,por ja po ta them.Ajo ish-e dashura jote nga shantazhet dhe shpifjet tua ka pasur tri herë tentim vetëlendusje.Dhe ti deklarohesh këtu se e dashuron.Po thuaje hapur he burrë.Thuaje se vetëm për të përfituar lek po ia bën asaj këto gjëra.8.Zotëri SH pasi paske hedhur dyshimet në mua se kinse unë kam lidhje me të,përse nuk u bëre burrë e të më kontaktosh mua direkt për të kërkuar të vërtetën.Shpresoj numrin tim e ke.Por gjithëmonë ke shkuar indirekt.Asnjëherë nuk kërkove shpjegim nga unë. Ke deklaruar se je i sigurt për lidhjen time me ish-të dashurën tende dhe kjo gjë nuk është e vërtetë.9.Zotëri SH,ajo çfarë më bëri që përfundimisht të largohem nga ti është rasti që kishe në familje rreth një anëtari të familjes tënde i cili ishte i sëmurë,e që nevojitej një shumë bukur e madhe parash.Jam munduar të jap edhe unë kontributin tim duke marrë aksion këtu për të mbledhur para.Për pak ditë nga rrethi im shoqëror arrita t’i grumbulloj një mijë e ca euro.Falë zotit,ai njeri shpetoj.Meqë fjalët më kishin ardhur,se gjëja unë paskam manipuluar me ato para,e që të gjitha i kam të dokumentuara.Këtë fjalë e ke gjuajt ti dhe unë e di shumë mirë.Por më e rënda e që nuk do ta harroj deri ditën kur të vdes,ka qënë momenti kur ishe përcjellësi i familjarit tënd të sëmurë dhe ti shfaqëshe me foto e video nga hotelet e Beogradit,duke u mburrur se do të fleshë në hotel,duke reklamuar se ke blerë parfume të shtrenjta.Kurse unë këtu zihesha në vete dhe që besa edhe lotoja për familjarin tuaj të sëmurë,e ti e reklamoje luksin tend brenda dhomave të hoteleve të Beogradit. Vetëm shpirti im e di ato ditë sa ofendimet e njollosjet kam marrë nga njerëz të ndryshëm kur kërkoja ndihmë qoftëedhe një euro .Pa më thuaj more zotëri,a kishe shkuar atje për zor apo për luks…? Dhe,me çfarë para shfaqje luksin tënd në hotele?E di,nuk ke fjalë për ta spjeguar.Por fotografitë dhe videot ku ke shfaqur luksin tënd unë i kam që të gjitha.Lutëm të mos vjen kurrë dita që t’i publikoj sepse atërë do të pendohesh.10.Zotëri SH,e kam një kërkesë jo si shok por si “shok”.Ndale vetën,largoju kërcënimeve e shantazheve që po i bën një femre vetëm për para sepse nuk të sjellin askund.Asgjë nuk ke përfitime,përpos se e hudh vetën tënde në humnerë.Së shpejti e vërteta do të del në shesh,por mvaret prej karakterit të njeriut se a do të dhemb apo jo.Këtë herë,si për fillim u paraqita me iniciale,kurse herën tjetër zotëri SH po që se dëshiron dal edhe me të gjitha të dhënat e mia,por edhe me tuat njëkohësisht.KËRKOJ NDJESË NGA LEXUESIT NËSE KANË HUMBUR KOHËN GJATË LEXIMIT. Jam ai qe shoku me akuzon se ja kam marr te dashuren , Do i them shokut tim se un