Ja nxana besedat Burrit me Baben e vet tu i thon "Bone te smuhet psicikisht, bllokoj kartelat e po ti prish letrat"! | Histori Të Jetës
smuhet psicikisht

Ja nxana besedat Burrit me Baben e vet tu i thon “Bone te smuhet psicikisht, bllokoj kartelat e po ti prish letrat”!

Ja nxana besedat Burrit me Baben e vet tu i thon “Bone te smuhet psicikisht, bllokoj kartelat e po ti prish letrat”! – Pershendetje! Du me ju tregu Historin e Jetes time. Isha ne Kosove kur e njoftova Burrin tem. Me pelqej ne shikim te par, i gjat i bukur dhe i sjellshem. Prej asaj Dite ku u njoftum 24ore patem Kontakt. Mas nji Kohe u bonem Qift dhe une bashkjetova me to. Ai ish i martum per “letra” ne Amerik me nji Vajz shum te bukur e ndershme. Une nuk i besova qe o pernime i martun po erdh Dita qe shkoj ne Shkup me marr Vizen edhe une isha ne Banes kur u kthy. Me tha ‘Zemer Vizen e mora, shkoj i marr Letrat e vi tek ti. Besen e ki.’ – mu nuk me erdh mir hiq se vet Nenshtetase e Zvicres, pse ka pas nevoj me bo Konorzim me nji Vajz e me marr nQaf pa arsyje? Po mu sme ka ngu kerkush. Une u ktheva per ne Vendlindjen tem n Svicer e mas do Jave ai shkoj per Amerik. Une e disha qe ka me ndru Airoplanin ne Düsseldorf e une u nisa per qatje se dojsha me pa e me nal mos me shku. Po qysh ke e shkrune nuk e pash n Düsseldorf. Mir, nejti ne Amerik gati 5 muj dhe u ndah pi asaj Vajzes e u kthy ne Kosove. Une edhe u gzova po edhe sdisha ne qat Moment se qfar Manipulime dhe Intriga bojke Burri jem. Shkova ne Kosove edhe bisedova gjat me to. E lam me bo Konorzim ne Prill. Per Ditlindjen tem. U martum pra pa Dasem vetem Konorzim ne 2013 edhe une u ktheva ne Zvicer mi shti Letrat qe me ardh Burri sa ma shpejt te une. Nderkoh gjeta Banes, mobilova tonat besa edhe nji Orman me Tesha ja musha komplet. Si Nuse mka ardh ne Korrik. Aq isha e lumtur! Tash e tutje jemi bashk e mujna me ndertu Jeten bashk. Une nuk e kam prit qe kta gati 5 Vjet ka me na prish Jeten. U njoftojke me Njerz te Rruges, me Dilingji me Njerz qe skan Zot. Une ne kta 5 Vjet linda 3 Fmi shnosh si Drita, Burri Dit e Nat neper Rrug asniher nuk mu ka gjind kur mu ka dasht. 14her ka ik pi Shpis, asniher nuk disha pse? Me Jav nuk u kthejke ne Shpi. Kurr nuk disha ku osht as te kush po rrin. Hallkin e rrejke thojke ‘Gruja mka qit pi Shpis’ pa dit asgje un. Mir, une shum her biswdova me to, mos Zemer mos se jemi Prind mos u bo Fmi mledh mend sw nuk shkon kshtu. Sa Punen e ka hup puna sjelljes sa Rrena ka shkep per mu qe une sdisha kurr kurgjo. Isha ne Shpi 24ore me Fmi se 3 Sabi te vogjel. Nji Dit ja mora Telefonin, qe kurr sja preka, qat Dit jam befasu jam befasu. Baba vet tu e msu qysh mem prish mu psikisht, qysh mi blloku Kartelat e Bankes, qysh me gjet Banes tjeter si mos me ra n Konflikt me Ligjin veq mos me hup Letrat statusin e Zvicres! Burri mi ka bo 3 Evlad, veq mos me mujt me kthy ne Kosove nese ndahem pi tina. Une sdojsha me besu. Krejt kta vjet mka lendu fizikisht e psikisht, mka trathtu shum her, ka fol keq neper Hallk per mu pa i bo asni sen. Prap i mbylla Syt per Hater fmive e ju lutsha Zotit me kfill me bo Njeri.. i lutsha Zotit me ma hek t keqen pi Shpis. Ai ma ka hek Burrin. Burri ka ra ne Burg tasht, nuk pasna Dit qfar Jete ka pas Burri jem jasht Shpis. Une ja rrita Fmit 24ore pa i lon kurr vet, ky tu pas Femna, tu pas tonat Zezat. Tasht Burri o ne Burg per Dhun e per disa tjera Sene. Fmia e une kurr nuk i kan interesu. Edhe mohon se jan fmit e tji. Ky tasht po lufton mos mi hup Letrat. Po nuk Lufton per Familie dhe per Gru. Nuk e din ai se mka prish mu edhe Fmit me silljet dhe Rrenat. Me manipulime dhe Intriga. Nuk din qe ka Zot. Na ka marr n Qaf mu e 3 Sabi. Gjithqka kum bo per to, veq Veshken meta pa i dhon. Qkas bon Njeri per Letra. Edhe ka Ftyr ai tash mem vet pi Burgit sa Pare pi don mos me mi prish Letrat.. nuk ka ma zi. Mos ju provoft Zoti.