fbpx
me probleme

Isha e detyruar te ndahem sepse Burri ishte me probleme psiqike dhe paranoja, tash kur flas me dike…


Isha e detyruar te ndahem sepse Burri ishte me probleme psiqike dhe paranoja, tash kur flas me dike… – Pershëndetje lexues të kësaj faqe të mrekullueshme, ka shumë kohe që lexoj histori të ndryshme, halle e brenga, ku secili në menyrën e vet shprehet dhe ndan një copë jetë qoftë e mirë apo e vuajtun. Jam një nanë 32 vjeç nga komuna e Prizërenit, ka gati dy vite e gjysmë qe jam nda, jetoj tek familja ime me fëmijët e mij, nuk kam mbaruar ndonjë shkollë të lart vetem ate te mesmen, mandej jamë edhe e papun, brengat e mija janë te shumta, ndarja ime nuk ishte e lehtë sepse nuk ndodhi si pasoj e tradhtis apo skamjes, ket te fundit e kam perjetu gogja shumë, por isha e detyruar sepse ish burri ishte me probleme psiqike, paranoja, jetova shum vite i dola ne ndihmë kalova gjana shumë te renda nuk pata perkrahje prej askujt, dhe në fund u dorzova sepse nuk para force të luftoj ma shum me një person të till, ku edhe me maltretonte. Tani jam ne hallë kam oferta per martes, por nuk e di se si të veproj, zemra esht ne dysh e ndame ose më mire te them cope cope, nuk po mundem ti besoj askujt, nuk po mundem ta dua askënd, nese filloj e shkruaj me dikë ma shum se 4-5 ditë nuk mundem me vazhdu, nuk po e njohë as veten time më, e di qe më duhet me ju mbeshtet dikujt e di që jamë ne një situat jo të pershtatshme edhe për njerzit që deshirojn të jenë ne kontakt sepse kam femijë, ajo qka mua më mundon ësht qe nuk po mundem me vazhdu me askënd kam frigë nese prap hasi në ndonje njeri të gabuar, në momentin qē filloj tja tregoj arsyen e ndarjes, e marin si dobsi mandej kerkojn favore te ndryshme! Edhe meshkujt serioz ka pake qe e kupton situaten ose gjendjen e nje femre (nanë) në Kosovë Faleminderit pres nga ju ndonjë keshill!