fbpx
Ish burri ende merret me mua se qfar bej dhe ku shkoj,une kam shpetuar nga ai sepse tani kam nje engjell ne krah dhe nuk...

Ish burri ende merret me mua se qfar bej dhe ku shkoj,une kam shpetuar nga ai sepse tani kam nje engjell ne krah dhe nuk…


Ish burri ende merret me mua se qfar bej dhe ku shkoj,une kam shpetuar nga ai sepse tani kam nje engjell ne krah dhe nuk…-Jam nje vajze nga Korca. E lindur e rritur ketu. Kam mbaruar shkollen e larte. Jemi vetem 2 motra dhe prinderit na kane rritur mire pavarsisht veshtiresive ekonomike. Kur isha ne shkolle kisha shoqeri te ngushte me disa vajza. Dilnim bashke,mesonim bashke. Isha e vetmja qe ne ate grup nuk kisha lidhje por per mua nuk kishte rendesi. Nje dite njera nga shoqet me thote se kishte nje kusheri qe do i vinte nga jashte shtetit dhe se donte te ma prezantonte. Vetem se djali tha eshte nga fshati. Une nuk i gjykoj njerezit fshat apo qytetet. Gjithsesi nuk i thashe qe pranoj. Pas 3 ditesh me marrin ne tel shoqet dhe me thone se po me prisnin per kafe aty ku ulemi gjithmone. U nisa dhe kur shkoj aty ne te njejten kohe vjen edhe ai djali. Takohemi e sic ishim te gjithe ulemi per kafe. Gjate gjithe kohes nuk kam folur fare. Djali dukej i mire po nuk eshte se me terhoqi menjehere. Te nesermen po me prisnin serisht per kafe dhe kete here me lane vete me djalin. Filluam te flisnim dhe ai me tha qe une dua lidhje serioze dhe nje vajze te mire. Dua qe te jemi te sinqerte me njeri-tjetrin. Se cfare kemi kaluar te ngelet ne te shkuaren. Rrame dakort dhe po ate dite me prezanton motren e tij. Pas dy ditesh djali iken perseri. Filluam te flisnim gjate gjithe kohes,me dergonte sms,flisnim ne skype etj. Pak nga pak po filloja te mesohesha qe kisha dike me te cilin flisja per cdo gje e mendoja te kaloja jeten. Kur kisha ditelindjen 21 vjetorin erdhi dhe e festuam bashke. Ne nje moment gjerat po kalonin ne intimitet por shpejt e largova nuk e di pse po nuk mundesha. Nese u merzit edhe une gjithashtu. Por nuk e di pse me ndodhi. Keshtu vazhduam per pak kohe ai ikte cdo 3 muaj dhe kthehej deri sa vendosi te gjente nje pune ketu e te mos ndaheshim me. Gjeti pune, dilnim cdo dite, mua ma dinte mami lidhjen atij ja dinin te gjithe. Takoja motren e tij. Kalonim mire bashke. Ju dhashe me mish e me shpirt. Une fillova pune mbasditeve kurse ai filloi te punonte taksi shqiperi-greqi. Kishim zenka si cdo cift po asgje serioze. Me blinte cdo gje qe kisha deshire. Kur i sqaruam gjerat ne fillim me tha qe nuk do rrime ne fshat. As babi im nuk do pranonte isha shume e sigurt. Po perseri e doja. Kaluam bashke 4 vjet dhe nuk po vendosnim te fejoheshim. Nje dite ishim ulur per kafe dhe po flisnim per kete pjese. Me tha qe une tani kam fshatin me vone nuk e di. Edhe une i thashe ne kemi folur ndryshe bashke. Aty me tha pime kete kafe e nuk kemi me gje bashke. Ngrihemi dhe kur dalim une do ikja ai me tha te shoqeroj une me makine. Beme disa xhiro dhe me fliste per dashurine per lidhjen tone,une te them te drejten nuk fola fare. Me le te puna dhe iken. Ate dite vetem kam qare,jam mbyllur ne dhome dhe mami me motren donin te pajtoheshim se duheshim. Te nesermen me shkruan djali. Me kerkon te tak edhe njere per tu sqaruar. Tak dhe si perfundim pajtohemi. Ketu bera gabimin qe nuk do ja fal vetes. Ndenjem e disa muaj dhe nje kusherire e mami i tregon babit se gjoja me kishin gjetur nje djale po vetem se ishte nga fshati dhe se nuk kishte ndermend te rrinte aty. Nese babi pranon ta takoje. Nderkohe une nuk dija gje per planin. Nese e marr vesh flas me djalin dhe ai vjen te takoje prinderit. I thote babit qe une sot jam ketu neser nuk e di. U qetesuam te dy. Pas disa ditesh babi e merr vesh qe une kisha 4 vite lidhje me djalin. Me kritikoi shume po ne fund i sqaruam gjerat. Me pas u fejuam. Viti i pare ishte mire,qete. Ai punonte edhe une. Ne nje moment me thote qe une nuk te ndjek dot te vi e te te sjell ne pune cdo dite. Ketu filluan disi grindjet sepse une doja te punoja plus qe ne te fejuar ishim e mund te vija vetem ne fundjve andej. Nese sì perfundim e lashe punen. Me shume rrija andej se ne shpine time. Prita se do iknim ne greqi sic e kishim folur por jo. Shkaku ishte mama. Ne jeten time nuk kam pare e njohur njeri me te lig. Nuk na linte te dilnim,me linte cdo pune ne shtepi,gjykonte cdo veprim timin dhe me pergojonte ne cdo njeri te fisit. Mua fjalet me erdhen dhe fola me te fejuarin. Ai tha e di dhe do flas une. Nuk shkonim me pushime se nuk donte mamaja qe nusja te dilte me rroba banjo. Gjej nje pune tjeter dhe kur i them te fejuarit me thote ok. Kur flasim ne shpi ajo me thote se nuk i pelqente puna ime. Dhe une i thashe une kam nje shpi dhe nqs nuk ju del rruga juve une vi vetem 1 ne jave. Ate nate pas pune jemi grindur shume keq me te fejuarin. Me tha te njejtat fjale si e jema. Dy vite vetem grindje,nuk me respektonte njerzit e mi, per asgje. Edhe festa me sherr vinim ne shpia ime. Kudo qe vinim apo cdo vendim qe do merrnim nuk kishte shans mos e aprovonte apo e refuzonte mamaja. Une e perendia e di ckam hequr. Fjalet qe kam degjuar nga ajo e punet qe beja. I thoja te fejuarit po ai theshte ashtu e ka ajo. Ai ikte gjithe diten e nuk dinte cbehej. Deri sa nje dite u zura keq me mamen se tha qe punojne djemte tim e ju rrini nderkohe qe nga cdo pune me kishte hequr vete. Kur i thashe te fejuarit cme tha ai me pyeti se cfare i kisha thene.Une dhe nuk me foli per 2 dite. Kishte edhe 1 nuse tjeter dhe me ate benin me keq. Si perfundim kisha ditelindjen e babit dhe ata nuk donin qe te vija. Aty nuk durova dhe i thashe se une do iki dhe nuk shkel me. Ajo me tha ik se ka nuse sa te duash. Morra rrobat e po me zbriste i fejuari. Ne makine u zume shume i thashe cdo gje qe kisha perbrenda doja ti ktheja te gjitha cme kishte blere por ai me tha qe ti kam blere me zemer. Ajo dite iku ashtu me lot e ankth. Per dy dite nuk folem e as u takuam. Kur nje nate me shkruan se i mungoja. Mendova se do flisnim e te rregullonim gjerat. Kur u takuam me tha qe te dua e di qe ske faj po nuk mund te jemi bashke. Babit nuk i hapte tel. As mamit. As sot nuk di nga te fshehet . Me tha qe skam ankesa per ty qe ti them babit. Kane kaluar 2 vjet e pak qe jemi ndare. Une tani jam me nje njeri super te mire qe me do e me vlereson. Ata merren akoma se cfare bej une. Edhe pse ai eshte martuar. Thjesht ja le Zotit ne dore te vendose drejtesi per ato ckam hequr une e shkreta edhe pse e di shume mire qe ishte faji im qe u tregova aq e mire me ata sa ma morren per dobesi. Falenderoj Zotin qe edhe pse 7 vite i humba tani jam me nje engjell ne krah.