fbpx
me peshtyu

Im ate me peshtyu ne mes te lokalit se nuk i kthehesha ne shpi, Ai mendon qe eshte i derguar i Zotit se m’tha…


Im ate me peshtyu ne mes te lokalit se nuk i kthehesha ne shpi, Ai mendon qe eshte i derguar i Zotit se m’tha… – Pershendetje. Po ju shkruaj te ndaj me ju situaten qe po perjetoj ne keto momente. Jam 20 vjece dhe vazhdoj arsimin e larte. Qe e vogel ne moshen 16 vjecare kam nisur pune dhe gjithmone qe ateher e der me sot rrogen e dorezoj ne shtepi. Ne moshen 15 vjecare si cdo adolishent u dashurova me dik … kur prinderit e moren vesh me detyruan te ndahem, pavarsisht gjithckaje une mendoja se ai ishte dashuria e jetes dhe per te kam duruar te maltretuura, kam duruar shume gjera nga familjaret deri ne piken qe me nxoren ne rruge te madhe pa asnji perkrahje. Ai djali nuk jetonte ne tirane dhe un ngela e vetme, nje vajze 16 -17 vjece ne nje qytet kaq te madh. Por nuk u dorezova vazhdova pune dhe jetova me qera me disa vajza qe nuk i njihja. Per 3 muaj familjaret e mi vlla motra nen e bab nuk u kujtuan. Cdo nat flija me lot ne sy. Kur m nxoren nga shtepia kisha vjedhur foton e mamit dhe vellait i shifja dhe i puthja cdo nate para se te me zinte gjumi. Ne kete periudhe po ashtu i dhash fund te ashtuquajtures dashuri e jetes. Pas 3 muajsh e ca u kujtuan qe kishin nje vajz prinderit. Me shkruajn dhe me than ti takoja. Dhe ashtu veprova. Me kerkuan te kthehesha ne shtepi . E kisha shune te veshtir ate zgjedhje u thashe jo nuk vij per tu tallur ju me mua serisht e t me perdorni si lecke. U cuan dhe im ate me peshtyu ne mes te lokalit. Kam qare aq shume. Ishte nje periudhe qe motra do te lindte dhe me ka mar dhe me luti te kthehesha se ndishta ajo do te vdiste ne sallen e lindjes. Nga meraku per te ( dhe pse ajo asnjeher ne 3 muaj nuk u kujtua per mua) u ktheva ta takoj. Aty te dashurit prinder ben si te penduar dhe une u ktheva prap ne shtepi. Mendova me teper per te ardhmen time. Te mos lejoja qe njerzit te mendoni se isha jetime, mendova te nisja nga e para dhe te harroja te shkuaren. Ditet e para cdo gje shkoi mire. Une kur u ktheva i kam then vetes *ke dy vesh qe po i ben shurdh dhe dy sy qe po i ben qorr* . Pas disa ditesh me thone se vendi im ishte dhoma ime. Do haja do msoja e do flija atje s kusha pune ne dhomat e tjera dhe se zerin sdonin t ma degjonin ne muhabetet e shtepise. Nga i madhi tek i vogli me vendosen emrin PLE*. Aq u pendova qe u ktheva po s kisha kthim pas do duroja cdo gje. Nga shkolla vija ne pune e nga puna vetem gjumin bej ne shtepi prej 3 vitesh e njejta rutin. Ne keto vite deshira ime ka qen dhe eshte te krijoj familje por ndoshta kam frik te njoh dike, friksohem se do me genjejn e mashtrojne. Ndersa ne shtepi ndjej qe te gjith me urrejne. Im ate ngjasme eshte i derguar i allahut, njeri i drejte mbush gojen dhe me thot se NE KRAHE SDO MBAJ KURRE NJE FOSHNJE TENDEN. Po me cte drejt ai me cenon aty ku nuk duhet . Un bj cmos qe ktyre mos tu mungoj gje po ropetohem nga mgjesi der ne dark . Ndihem shume keq. E kam provuar dhe kam biseduar u kam shpjeguar se me bejn te ndihem keq. Por askujt nuk i behet vone. Sot ne mgjes me tha te ikja nga shtepia por iu ktheva i thash se nuk iki. Nese do ik dhe dil ti. Me mallkoi me tha se baba tomorri, baba aliu (i qofsha fal se jan sende te shenjta) do me denojne dhe se do me vij fundja ne mes te rruges e shtypur nga makinat. C te bej, si te reagoj. Mos eshte me mire te iki une prap a cfar te bej. Si te sillem se ndihem shume keq? Me falni qe u zgjata. Dhe ju lutem anonim!