fbpx
bixhoz

I thash t’dashurit “Kom ni qe lun bixhoz”, m’tha “Po luj dhe qka? Ti ke mbet me ma dirigju jeten time?”!


I thash t’dashurit “Kom ni qe lun bixhoz”, m’tha “Po luj dhe qka? Ti ke mbet me ma dirigju jeten time?”! – Pershendetje histori te jetes, dashta dhe un te ndaj historine time me ju, anonim ju lutem po shkruaj nga fb i nje shoqes sime… Jam nje vajze rreth 32 vjeqare, e shkolluar e edukuar mire, dhe ti bie shkurt sepse kam deshire ti shiqoj keshillat e juaja, kjo qka do te tregoj sdo mend qe kam vepru mire por desha ta ndaj me ju sepse ende spo pajtohem qe e humba njeriun e zemres dhe qe e kam mendu jeten me te pergjithmone, kam qene ne lidhje me nje djal qe ka jetu ne perendim, jemi njohur nga interneti nga fb me sakte, e njihja si figur ishte nga rrethi im por nuk e njihja me teper, dhe filluam te flasim e te flasim shum shpesh ai punonte ne ndertim shpesh here ka qene i lodhur i nervozum, shpesh her mka bertit pa nevoj, su lajmeru ne telefon me ore te tera arsyjen se kam dit as vet, un jom tregu shum e sinqert me ate person qdo gje e ndaja me te fillova te ndjeja edhe me shume mbas takimit me te, erdh ne pushim u takum kaluam mire mendova se gjithqka ishte ne rregull, por erdh koha e shkoj ne perendim me pas nje muaj nuk foli me mua, prap arsyjen se kam dit… Dhe nje dite prej ditesh kuptova nga dikush qe ai luan bigjoz (letra me pare) me shoket e tij naten ne lokale te qytetit te tij, dhe thash ta pys ate a eshte e vertet te bisedoj thjesht si njerez te rritur, zemra desh me dol nga vendi sepse e doja nuk ishte lidhje e shkurter kogja gjate koh u be me te, dhe ne fakt pak dyshoja se me thoshte po bie ne gjum e pastaj dilte naten zakonisht ne vikend se dit te tjera punonte ne ndertim… Dhe fillova e pyta se kshtu kshtu kom ndegju filloj mu bo agresiv e shum i nervozuar dhe ne nervoz e siper tha po un luaj dhe qka? Ti ke mbet me ma dirigju jeten time? Un bej qka te dua dhe e jetoj jeten si te dua un… thash ne rregull un vetem desha te sigurohesha prap se prap ti e din je me i moshuar se un, tha hobi eshte kjo asgje te keqe spo bej thjesht po luaj letra me para me shokt e mi. Ka qene e rend me perfundu menjeher e kam vujt shum derisa erdh nje perfundim qe me u nda nga ana e te dyve, meqenese ka ndodh nga tre muaj eshte nda nga un mbas tre muajve eshte kthy perseri, tani e pese muaj me nuk flasim fare, ne ate kohe derisa e perfundum me ka ofendu me fjalet me te kqija qe ekzistojne aq shprehje te flliqura qe munden me u than nga nje goje… Kam mbet pa fjale qe paska njerez te tille qe me probleme te veta tbojn dhe ty me u ndi fajtore pa pas lidhje me kurgjo hiq… E skan thene kot qe e verteta dhemb vertet ish e dhimshme por u dasht me tregu qysh ne fillim, e jo mbas shum kohe se thjesht mka lendu vetem mua… Ndoshta kjo e imja duket e leht skam qene as e martuar me te as e fejuar se lexoj ketu histori dhe ngjarje te ndryshme edhe me te dhimbshme por kur dashuron paster dhe sinqert normalisht qe duhet koh me rimarr veten perseri… Faleminderit ju femra qe po e lexoni postimin tim dhe sidomos ju qe jeni perball vertet me persona te tille me bigjoz dhe nervrik me kuptoni shum mire… Thjesht nje keshille deshta nga ju qe a kam bo mir qe jam nda nga nje person i tille… edhe pse e kom dasht shume sinqerisht. Ju falenderoj pa fund dhe kerkoj falje nese ju humba kohen, shendet dhe shum lumturi per te gjitha femrat…