fbpx
M'ka thirr nje shoqe

I thash “M’ka thirr nje shoqe me shku ne PR”, m’tha “Pse spo bahesh e sinqert me tregu qe po shkon me taku naj djal”!


I thash “M’ka thirr nje shoqe me shku ne PR”, m’tha “Pse spo bahesh e sinqert me tregu qe po shkon me taku naj djal”! – Pershendetje histori te jetes dhe ju lexues. Une jam nje vajz 24 vjecare. Kishte kohe te gjat qe kisha pauzuar nga lidhjet apo simpatit pasi kisha nja 2 lidhje te deshtuara kjo e fundit zgjati 3 vite edhe dyqysh nuk kisha me dashni me dhen te askush me nje fjal nuk kisha ndjenja. Ku me dit sa i bukur me pas qen naj djal me sdi sem pelqejshin(vetem se me pas qen diqka shum ekstrem). Deri para 2 muaje kur takova nje djal. Disi gjithqka filloi te merr nje kahje tjeter kishte arrit me ma pushtu zemren tem me butsin qe kishte edhe pse me pas i msova disa gjera qe nuk mundemi me qen bashk amo dashnija per ta cdo dit e me teper rritej. Edhe pse kom tentu me hjek dor por ai nuk u terhjeke e nuk me lente me shku. Kto ditet e fundit u rrokem sepse une vetem e provokova( Deshta me dit se a po me don apo veq qaty me hup kohen me mue sepse kisha problem me kuptu ata si person ne kete aspekt) i thash me ka thirr nje shoqe me shku ne PR edhe ai u bo nervoz e me ranoj me fjal me tha ; Cka du me lyp une te shoqja? Pse spo bana e sinqert mi tregu qe po shkoj me taku naj kan? Mirpo faktikisht skisha askand ne jet edhe pse ende e kam te njejtin problem me veten time sikur nuk po kam ma shije si dikur per djemt me nje fjal jom ba ma e rand ne kete aspekt edhe po me shqecon shum ky fakt te vetja. Une e fshina ata pas asaj bisede se um lendoj me fjalt e tij edhe une nuk ja lash leht pasi vazhdonte te xhelozonte por asnjeher nuk e thoshte direkt vetem ne menyra indirekte duke u bo nervoz. Edhe qe 6 dit ma nuk kemi pasur kontakte me njeri-tjetrin amo po me mungon edhe spo di qysh me harru breee!!! Po me vyn kshilla prej njerzve nuk jam ajo qe marr hap me i shenu e para kur une jom kan qe e kom largu nga vetja sepse nuk e meritoj nje person si ai. Nje sen po mundem me dit se jom tuj vujt, teper edhe pse jom e vetedishme per krejt por kur zemra dhe mendja po luftojkan mes veti ajo qe po fiton gjithmon ne mesin e tyre qenka zemra dhe problem ta komandosh. Pse bre dojm njerz te gabum pse? Shpresoj qe e lexojn historin tem krejt se me pelqejn kshillat e juja ndoshta sa do pak me ndihmojn. E ata qe ofendojn e skan tru per kshill une i kisha kshillu ata mu mirr me veten e jo me mue.