fbpx
veshtersi

I rrita me veshtersi, secila vjaze ka te drejt por une jo, me tha “Nene dua te ik nga shtepia me ty vetem…”!


I rrita me veshtersi, secila vjaze ka te drejt por une jo, me tha “Nene dua te ik nga shtepia me ty vetem…”! – Pershendetje dhe nga ana ime. Do doja te degjoj dhe une mendimet tuaja per dicka qe po me mundon. Tash me jam 40 vjece ne moshe te re u martova dhe pas kater vitesh martese u ndame sepse thjesht nuk shkonte asgje mire per gĵene me te vogel ziheshim. U munduam disa here per hire te femijeve por prap asgje. Erdhem ne greqi prap asgje dhe si perfundim femijet i mbajta une babai i tyre asnjehere nuk u interesua per to. Te dy djemt ishin shuuuum te lidhur mbas meje nuk e dij ndoshta nga qe u rriten pa baba vetem me mua por nuk kishte dite qe te mos me perqafonin dhe kur ishin ne pune me merrnin ne tel ose mesazh mama mire je? Me thonin kur do rritemi te punojme ne e te pushosh ti se u lodhem duke te pare tu punu. Tani djemt jane te rritur dhe punojne dhe skam asnje lloj ankese per to. Pervecse me djalin e madh i cili eshte tash 22 vjec kam ra ne hall sepse sa te ngjitet me nje vajze i premton asaj cdo gje dhe si per cudi harron cdo gje. Qe ne moshen 17 vjece u lidh me nje vajze 19 nga fb e cila jetonte ne gjermani sigurisht nuk pranonte asnjelloj keshille nga une sepse thoshte thjesht e dua dhe nuk dua qe te me thone njerezit qe ty akoma te komandon mamaja. pas shum ngaterresash sepse une nuk pranoja jo sepse ajo kishte nje femije sepse femija nuk ka faj por nga qe djali im ishte vetem 17 vjec. Iku e provoi dy here dhe pastaj me tha kishe te drejte u kthye me shuuuuum probleme u ndane sepse ajo thoshte qe mamaja jote nuk na la dhe mua me thoshte ti je shkaktare qe na ndave sepse ai kur fliste me mua me bente ankesa per te por kur ajo i fliste e i bertiste as qe nuk e hapte gojen. Iku ajo tre vjet na dolen ment e kokes. Pas tre vjeteve vjen dhe me thote kam tre dit qe njohta nje tjeter dhe dua ta provoj te bashkejetoj ne shpine e saj. I thash a ka nene apo baba ajo vajze qe ka tre dit qe te njeh e te fut brenda ne shpi? Me tha mama eshte vajze e mire i thash duket qe kur ben kaq shpej kete veprim. Ai me tha ty asnje nuk te pelqen une dua te martohem te krijoj familje me tha eshte 26 vjece djali 22 eeee u mendova thash lere ta provoje ndoshta eshte me e pjekur iku djali tre muaj nuk e pame me sy ne tel kur me merrte me merrte vetem kur ishte ne pune dhe nje dite e mora une dhe i thash te vije tek shpia me zort erdhi dhe filloi me ankesa mama me tha nuk me le te marr frym dhe kur flas me ty detyrohem e fshi telefonaten sepse me can koken duke me pyt cfar te tha mami e cfar i the mamit. Djali punonte dhe jo vetem qe nuk kishte lek ne xhep por kishte marre dhe paradhanje prap u ngaterruam sepse ajo sa ti thoshte ky qe do ndahemi asaj i binte te fiket dhe ky thoshte me vjen gjyna pas shume veshtiresive u ndane. Por ajo prap e merr ne tel ose i dergon njerez nje here i thote jam shtatezan dua lek per doktor kur i tha djali hajde te bejme analiza dhe te sigurohemi qe eshte i imi ajo spranoi tani i kerkon lek dhe nuk i del vet perpara sepse thote nuk jam mire dhe ky budallai im thote qe me vjen keq dhe ja cov leket zonjes. Mua me vjen te plas sepse ajo po e shfrytezon dhe ky nuk kupton fare dhe me thote qe ti bertet per leket dhe nuk me kupton. Une ate nuk e dua as nuk do te shkoj tek ajo por dua te ik nga shpia sepse me ty vetem zihemi e nuk me kupton dhe nuk e dij se ku do shkoj thjesht me ler te ik. Disa me thone lere te ik, disa me thone mos e ler se nuk dihet ku do perfundoje. zemra po me plas sepse i kam rrit me halle. Dhe si mundet te harroje nje nenen femijen e vet si mundet me i thene don te ikesh ik. Une i thash kur te ikesh me thuaj ku do jesh dhe nuk po them mos dashurohesh as mos krijosh familje por thjesht me nje femer qe te pershtatet. Si mendoni ju cfar mundem te bej? Ju lutem jo ofendime sepse sot jam une neser ti apo nje njeri i joti. Ju faleminderit shume.anonim ju lutem.