fbpx
shpija me musafir

I komentova te dashurit ne foto, nuk e prita qe Ai me reagu aq keq, bile shkoj aq larg sa me tha qe…


I komentova te dashurit ne foto, nuk e prita qe Ai me reagu aq keq, bile shkoj aq larg sa me tha qe… – Pershendetje, po ju shkruj me tregu historin teme dhe pres mendimet e juja si pozitive si negative! Quhem X, jam 21 vjet dhe nuk du me mbet anonim kom qef qe ai me pa kete shkr** se e di qe eshte lexues i kesaj faqe! Kam shkru me nje djale ai ka qene 24 vjet kemi pas kontakt 7 muj gjate ksaj kohe kemi dale dmth jemi kon edhe ne lidhje mrena qesaj periudhe, une jom person qe jom shume e hapun me familjen tem edhe un i kom tregu familjes qe jam kontakt me nje djale. I tregova edhe atij pas do jave edhe aj mtha qe i tregova edhe une mamit mirepo personi ne fjale u kon ne lidhje para meje me nje vajze rreth 6 vite, mas 1-2 muje qe u prish me to kemi ra ne kontakt na dy edhe kemi vendos me kriju diqka mes neve. Brenda ksaj kohe une e vrejsha te ky qe po shfaq teper interes te une, mkushtojke kohe, edhe kur ish ne pune gjejke kohe qe ma ma kthy mesazhin me ni fjale bojke shume mas meje, edhe kur kemi dal live teper jemi pelqy e kemi pas shkendija u vrejke qe po i pelqej mthirrke me dal shume shpesh daten qe kemi fillu lidhje gjithmon aj i pari ma kujtojke mthurke vargje e shume fjale t bukura, edhe per ditelindje po mu me brengoske qe shtojke shume femra ne rrjete sociale, plus komente, mundeni me thon pse i ke kqyr kto sene po te une ishin pengese deri sa i thash personit ne fjale qe mu po pengon mirepo aj tentojke qe me i majt ato, me argumentin qe une veq i maj ne rrjete po kontakt me to skom e ne te njejten kohe me i bo komente atyne ish krejtesisht kundershtim me ato qe ai pretendojke, kom kembngule teper qe ai me i largu ato femra mirepo pa rezultat nuk i ka largu i ka majt nuk i ka interesu qysh ndihna po prap jom pajtu me kete fakt nejse pas ksaj vendosa qe me i shkru me nje profil tjeter nuk e dinte qe jam une, per shkak se nuk ish qe nuk kisha besim po thjesht dojsha me dite qysh ka me vepru ky edhe menihere e pranoj edhe nuk priti qe une me i shkru po me shkrujti ai vet i pari hyna bised me to, deri sa ja kerkova numrin edhe ma dha ne sekond aty mu nxe gjaku dhe i tregova qe jam une e me tha qe e kom dite qe ti je dmth arsyetime edhe aj dojke me kry me mu qe une e bona qit sen dmth qe e kom provoku u nxe teper po une nuk dojsha me largu e ju kom lut qe mu kthy prap mas shume lutjev u kthy kemi vazhdu me fol prap nrregull, pas 1-2 muje e vrejta kogja ftohsi prej tij, nuk mjepke dashni e kohe si ne fillim, nuk shprehke as deshire qe me me bisedu me zo ntelefon kurr nihere nuk mka thon perkunder diteve t para qe tentojke qe ma ma ni zonin, pika kyce ku e kom vrejt ftohsin e tij u kon ku u bo data e lidhjes tone as qe e ka permend e uru si herave tjera as me dale nuk mka thirre pas krejt ktyne deri sa une e kom thirr e kemi dale, ate dite mu me iki busi ndersa aj ka dal ma heret edhe i ka ra me prit gati 1 ore kur mbrrina ish pas bo shume nervoz, mkqyrke shume keq deri sa i thash mfal nashta ke pritu me ardh e tkom lon me prit, pergjigjia e tij ke ‘me thon te drejten kom pritu‘ ah une dhe zoti njo e din qysh mu ka dridh zemra, a priton njeriu, a lodhet njeriu apo a i mbet hatri njeriut nga nje person qe e mendon nje te ardhme me to e supozon qe ndjen dashni? Mas do dite e ka vendos nje foto ne rrjete edhe mpelqej shume ajo foto e une i komentova se prita qe pas asaj aj ka me reagu aq keq qe une i bona nje koment, vrejsha veq ftohsi bre as te du nuk mthojke e as nje fjale t mire si me kon shok e jo si cift deri sa i thash qe qka po ndodh e ai mtha pas krejt ktyne qe ‘ nuk jom tu ndje kurgjo’ shpirti jem u thy, zemra jem u dogj kur e pash kete fjali nga ai dhe vendosem me u kry gjithqka mes neve! Ai ka qene puthja ime e pare! Por besimin ma thej dhe me zhgenjeu! E tash une du me ju pyet a ka pas dashni prej anes tij, apo thjesht humbje kohe? Dhe a eshte shkaku kryesor provokimi im ndaj tij me fb tjeter, a do kishit vepru edhe ju njejt nese i/e dashura juaj kishte me bo dicka te tille? FALEMINDERIT!