fbpx
I ka lene

I ka lene 5 femije dhe u martu me Burrin tim, Burri m’thojke “Po martona veq per letra” por tash ka nje…


I ka lene 5 femije dhe u martu me Burrin tim, Burri m’thojke “Po martona veq per letra” por tash ka nje… – Anonim ju lutem! Pershendetje histori te jetes, po ju shkruaj me lot ne sy, lotet e nje nene te re e cila vuan per femijet e saj. Jam nje nene 30 vjeqare e dy femijeve dhe burri me doli jasht shtetit ne Zvicerr sepse nga varferia e tepert ai beri gjene me te keqe per nje femer. U martua me nje grua(ajo nene e 5 femijeve te cilit i ka lene dhe u martu me burrin tim) i cili thot se e ka vetem per letra por tani ata kan nje femij. Tani un jetoj vetem me dy femijet e mi te vogel por burri im deshiron qe ti merr femijen jashte per nje te ardhme me te mire e un te mbes ketu. Sipas burrit ai mbas nje kohe do te me mar edhe mua por un kam frik mos deshiron veq te mi mar femijet dhe mua te me lere e vetme ketu. Un si gjdo nene qe deshiron ta shoh femijen e vet si eshte me se miri nenshkrova ne gjyq se do tja jap femijet atij sepse isha e kercenuar nga burri qe nuk do me mbante, nuk do na qonte para dhe do na perzinte nga shtepia. Atehere do shkatrrohej e ardhmja e femijeve te mi sepse as nuk do mundeshin te shkolloheshin as te jetonin si gjdo femij me deshirat e tyre. Un mbaj shpresa te femijet pasi qe ndoshta ata do e me kerkojn e do me marin pran vetes me vone sepse te burri im nuk ka me shpresa asgje po te kishte ai sdo te kishte nje femij me at k*****. Qka me keshilloni ju te beje ju lutemi me ndihmoni. Faleminderit qe na jepni mundesin ti shprehim emocionet tona si nena qe po vuajm.