fbpx
I fejuari me poshteroj me dergoj tek gjinekologu me Nënën e tij per

I fejuari me poshteroj me dergoj tek gjinekologu me Nënën e tij per…!


I fejuari me poshteroj me dergoj tek gjinekologu me Nënën e tij per – Jam një vajzë e thjeshtë. Kam lindur në fshat dhe jam rritur me mentalitetin e atjeshëm. Kur isha në shkollë të mesme u dashurova me një djalë në shkollën time. Ai ishte dy vjet më i madh se unë. Këtë e mori vesh e para motra ime dhe ajo ia tha edhe mamit. Pasi mori vesh se për cilin djalë bëhej fjalë, mamaja ime më tha se ishte më mirë të mos shoqërohesha më me të, pasi, sipas saj, djali nuk vinte nga një familje e mirë. Pastaj më tha se, nëse e merrte vesh im atë, do të bëhej xhind.Kështu, desha s’desha, i thashë djalit që nuk mund të takoheshim më. E kisha shumë frikë tim atë dhe i ruhesha zemërimit të tij. Vërtet është tip i qetë, por kur zemërohet ama, mos i dil përpara. U ndamë pa shumë drama, sepse ishim ende në fillim të dashurisë sonë. Ai më kishte puthur vetëm një herë, asgjë më tepër. Kur mbarova të mesmen, prindërit menduan të më fejonin dhe më gjetën një djalë që banonte në Tiranë. Ata më thanë se ishte djalë i mirë dhe donte të merrte një vajzë të ndershme, me një fjalë, të virgjër. Kjo ishte arsyeja pse kishte zgjedhur një vajzë në fshat. U ndjeva njëkohësisht krenare dhe e mikluar që ai më kishte zgjedhur mua. Pse t’jua fsheh? Jeta në fshat më ishte mërzitur shumë: Pa mundësi për të dalë, si të gjithë bashkëmoshataret e mia që banonin në qytet, pa argëtime. E gjithë dita ishte e mbushur vetëm me punë, ndërsa në kohën e lirë qëndisnim ose punonim me grep. Kështu kalonin ditët. Për këtë arsye më pëlqeu që do të ndërroja ambient dhe do të jetoja në qytet.Djali jetonte me të atin dhe njerkën (pasi e ëma i kishte vdekur) dhe me motrën e vogël. Kështu, filloi lidhja jonë. Shkonim mirë dhe ai më mësonte shumë gjëra. Pas pak kohësh, më kërkoi të bëja dashuri me të. Pas disa hezitimeve pranova, por, për çudi, nuk pata hemorragji. I fejuari im u bë si xhind. Më akuzoi se kisha shkuar me të tjerë para tij, gjë që nuk ishte aspak e vërtetë. Para akuzave të tij, i thashë se isha gati të shkoja te një gjinekolog për të vërtetuar që kisha qenë e virgjër. Ai pranoi, por më tha se do të shkoja me nënën (njerkën) e tij te një gjinekolog që do ta zgjidhte ai. Kështu, vajtëm të vizitohesha, por ndjehesha shumë e lënduar. Pse të mos më besonte ndërkohë që unë i betohesha se nuk kisha vajtur me njeri? Megjithatë, unë isha e sigurtë për përgjigjen e mjekut, i cili i tha të fejuarit tim se jo të gjitha vajzat kanë hemorragji që në marrëdhënien e parë. Kjo gjë u vërtetua më pas, pasi pata hemorragji. I fejuari im nuk tha gjë, bile as nuk më kërkoi të falur që kishte dyshuar tek unë. Sigurisht, e kuptoi se kishte bërë gabim, por nuk tha gjë. Megjithatë, ia fala dhe ne vazhduam si më parë.Pas disa kohësh unë ngela shtatzënë. Ia dhashë këtë lajm me gëzim të fejuarit tim, sepse mendoja se do t’i bëhej qejfi, por kjo nuk ndodhi. Në vend të kësaj, ai më kërkoi ta abortoja fëmijën, sepse, sipas tij, nuk kishim kushtet e duhura për t’u martuar shpejt. Abortova me dhimbje, por pas kësaj, kalova një infeksion që mezi m’u shqit. Mjeku më tha se duhet të bëja kujdes, sepse në të ardhmen mund të rrezikoja të mos bëja më fëmijë. U ndjeva shumë keq dhe qava shumë. Nuk mund të mbështetesha as tek i fejuari, sepse ai më dukej fajtori në gjithë këtë situatë. Sigurisht, faj pata edhe unë që pranova të abortoja, por ç’të bësh kur i fejuari të kërcënon se do të të lërë nëse nuk e bën një gjë të tillë?Pas njëfarë kohe, mbeta prapë shtatzënë. Isha njëkohësisht e gëzuar që kisha arritur të ngelja përsëri me barrë, por edhe me frikë, sepse nuk dija si do të reagonte ai. Megjithatë, e kisha vendosur: Sikur të më thoshte edhe kësaj radhe të abortoja, nuk do ta bëja, sepse nuk doja të mbetesha përjetë pa fëmijë. Për fat, kësaj radhe ai pranoi ta mbanim fëmijën dhe caktuam datën e dasmës. Dukej sikur gjërat më në fund po shkonin ashtu siç duhej, por nuk ishte e thënë të vazhdonin gjithnjë kështu. Pas disa kohësh mora vesh se ai i kishte propozuar një shoqes sime, ndërkohë që ishte i fejuar me mua! Po përballesha me një situatë shumë të keqe, nuk dija ç’të bëja. Nga njëra anë ishte fëmija, i cili do të kishte nevojë për babanë dhe nga ana tjetër, i fejuari im, me numrat dhe mashtrimet e tij. Vendosa të ndahesha, sepse ishte mbushur kupa plot dhe nuk mbante më. U ndava dhe i thashë se nuk kishte më punë me mua. Sigurisht, ata të familjes nuk dinin gjë dhe filluan të më kritikonin, duke më thënë se për hatër të fëmijës duhet të harroja mosmarrëveshjet që kishim, për t’u bashkuar prapë. Kaluan disa muaj dhe presionet e fëmija më shtynë të bashkohesha përsëri me të fejuarin tim. Para një viti u martuam. Bëmë një dasëm të madhe ku ftuam të gjithë të afërmit tanë. Unë isha shtatzënë dhe kur u bëra nuse më ishte rritur barku goxha. Para disa muajsh, u bëra me vajzë. Ajo është drita dhe gëzimi im. Për fat, gëzon shëndet të plotë dhe mua më duket sikur hallet e së kaluarës i kam lënë pas. Shpresoj të vazhdojë të jetë kështu dhe shpresoj me gjithë zemër që të shkoj mirë me tim shoq… I fejuari me poshteroj me dergoj tek gjinekologu me Nënën e tij per