fbpx

Hani bukë para gjumit? Zbuloni se a duhet të flini i uritur apo i ngopur


Është bërë vonë, mirëpo megjithatë jeni të uritur… Çfarë është më mirë të bëni, të flini me stomak të zbrazët apo të hani si mbret?

Ekspertët thonë që nuk është edhe aq e mirë ideja të hani drejtpërdrejt para se të shkoni të flini gjumë, aq më parë jo të hani shumë.

Mund t’ju ndodhë që të mos e tretni ushqimin si duhet dhe që gjithë natën t’ju mundojë stomaku. Nga ana tjetër, nëse shkoni të uritur në shtrat po ashtu do t’ju mundojë stomakum, transmeton Telegrafi.

E po çfarë të bëni në situatën kur jeni shumë të uritur para se të shkoni të flini?

1. Respektoni urinë tuaj

– Me rëndësi është që t’i interpretoni drejt shenjat e trupit tuaj dhe, nëse jeni të uritur, hani edhe nëse duhet të shkoni menjëherë në shtrat, – thotë Erin Jennings, dietist nga Nju-Jorku.

Nëse me kokëfortësi e injoroni urinë në mbrëmje, mund të krijoni shprehi të këqija dhe të zhvilloni qëndrim të çrregulluar ndaj ushqimit.

Njësoj ndodh edhe nëse injoroni urinë në cilëndo pjesë të ditës, kështu mundeni të zhvilloni emocione negative ndaj ushqimit.Trupi juaj është i aftë në mënyrë të përsosur për tretje dhe absorbim të ushqimit në cilëndo pjesë të ditës, – thotë Jennings.

2. Me kujdes zgjidhni se çfarë të hani në mbrëmje

Shumica e njerëzve dëshiron të mbrojë apo të rregullojë linjën e trupit, andaj kjo është arsyeja kryesore që shmangin darkën e vonshme.

Siç shkruan revista Nutriens, përmbajtja nutritivee racioneve tuaja është më e rëndësishme se sa koha kur i hani.

Natën nuk do të duhej të hanit shpejt ushqimin, do të duhej t’i shmangni hamburgerët dhe pomfritin me erëza, sepse ata mund të shtojnë refluksin e thartirës, përkatësisht të djegësirës.

Për darkë zgjidhni racione të lehta, siç janë çorba e dendur dhe sandviçët e lehtë, mirëpo shmangni ushqimin me shumë sheqer dhe me hidrokarbure, sepse ato mund t’ju zgjojnë dhe të ngadalësojnë metabolizmin gjatë natës.

3. Faktor i rrezikut për shëndetin

Nëse keni diabetin e Tipit 1 apo sëmundjen e shtresimit të glikogjenit, mosngrënia e racioneve të natës mund të çojë deri te hipoglikemia.

Nga ana tjetër, ata të cilët luftojnë me obezitetin mund të dobësohen nëse i injorojnë racionet e natës.

Një studim i vitit 2016 thotë që orari kohor i racioneve gjatë ditës ndikon në humbjen e kilogramëve.

– Orari i racioneve nga 8 – 14 orë ndihmon të humbni masën trupore, sepse atëherë shton aftësinë e trupit që të shpenzojë yndyrat e tepërta – thotë hulumtuesi Courtney Peterson.

Në vend që ta privoni veten nga darka, vendosni për diçka që ka shumë albumina dhe lirisht hani para se të shkoni të flini gjumë.