fbpx
me shok

Gruja ma ka shtru dajakun se po i hargjoj 20-30 euro tu pi me shok, Une jam qefli e du jeten e t’mirat e jetes por kshtu ma smuj!


Gruja ma ka shtru dajakun se po i hargjoj 20-30 euro tu pi me shok, Une jam qefli e du jeten e t’mirat e jetes por kshtu ma smuj! – Tung te gjitheve juve lexues te rregullt te faqes Histori te Jetes. Jam 45 vjeq nga Kosova, po du te shkruaj per jeten time per vujtjet qe i kam kalu deri tash ne jeten time, fukarallakun dhe problemet qe i kam me gruan time me personin qe kam vendos me qu jeten. Punoj ne nje firme ne Kosove ku paga ime mujore eshte 480 euro. Per nga karakteri jam qefli e dua jeten dhe te mirat e saj qe na i ka dergu i lumi zot. Jetoj me gruan e cila esht 36 vjeqare dhe dy femije, nje vajze e nje djale. Gruja ime nuk ka ndonje pune te rregullt por here pas here shkon punon si pastruese kur e thrrasin do kojshi te cilet i kemi afer me shtepi. Krejt kjo qa shkrujta ma heret eshte ok sepse keshtu jetojne edhe shume familje te tjera por une kam probleme te vazhdueshne me gruan time e cila asnjehere nuk eshte e knaqur me mua. Me bertet me shan me nem sa here qe une nuk nundem me ja plotesu ndonje kerkese te saj. Problemet ne te medhaja i kam kur une e marr rrogen sepse une po lakmoj e po shkoj me shoke po e pina naj raki dhe po i hargjoj 20 deri ne 30 euro. Kur po shkoj ne shtepi me duhet me ja dorezu komplet rrogen se ajo kujdeset per te gjitha gjerat qe na duhen ne shtepi, e kur po i tregoj se i kam hargju 20 ose 30 euro vaj halli per mu fillon te me shaj me nen e shpesh here po me sulet, shkurt me ju tregu po me maltreton derisa po lodhet e une per hater te femijeve po me duhet me e duru. Disa here e kam lajmeru edhe ne polici por policia po na marin ne pyetje dhe ajo po ju premton se nuk do ta perserit ma e ne po pajtohemi por ajo po e perserit prap. Heren e fundit me ka maltretu para 6 dite, me ka ba per haj medet. Jam ne hall e nuk po di qa ne ba, femija po me detyrojne me duru por nuk e di edhe sa do te mundem keshtu me duru. Me falni se nashta ju lodha por e di se edhe gruja jeme e lexon kete faqe e po mendoj nashta e lexon kete histori e ma nal dajakun se pasha zotin jam lodh e nuk po mundem me duru ma ishalla mledh mend pak edhe ajo se kshtu nuk shkon ma.