fbpx
Gjithmone kam vuajtur per bukurin time te shemtuar , Njerezit e mire egzistojne dhe dashuria e vertet egizton sepse

Gjithmone kam vuajtur per bukurin time te shemtuar , Njerezit e mire egzistojne dhe dashuria e vertet egizton sepse…!


Gjithmone kam vuajtur per bukurin time te shemtuar , Njerezit e mire egzistojne dhe dashuria e vertet egizton sepse – Unë jam një vajzë e re që kurrë në adoleshencën time nuk jam ndjerë e bukur. Përherë kam qenë e përfolur për pamjen time me veshët llapushë, hundën me kurriz dhe fytyrën me quka. Ka qenë e tmerrshme për mua, kur kam nisur të kuptoj vërtet “defektet” e mia dhe arsyet se pse njerëzit e rinj që njihja, më shihnin shtrembër. Në atë kohë nuk doja veten, por dashuria dhe mbështetja e prindërve më bënin të shtyja çdo ditë, megjithëse jo me një dëshirë të madhe për të jetuar.Në moshën 18 vjeçare nisa universitetin në kryeqytet. Jetesa vetëm dhe kërkesat për dalje në rrjetet sociale ma shtuan akoma më shumë stresin. Nuk pranoja të dilja me djem, nuk doja të më shihnin dhe të pendoheshin që më kishin ftuar në kafe. Kjo situatë zgjati përgjatë gjithë vitit të parë të shkollës së lartë, kur nisa të flisja rregullisht me një djalë në facebook. Ai dukej djalë shumë i mirë dhe për shumë probleme të miat, më mbështeste. M’u krijua përshtypja sikur ai do të më kuptonte, nëse i thoja të mos shpresonte shumë se mund të isha e bukur, kur nuk isha. Ndaj vendosa të dilja me të. Kushërira me të cilën jetoja në atë kohë, më ndihmoi të rregullohesha dhe të dilja në takim, pasi ende nuk i njihja mirë rrugët e kryeqytetit.Kur u takova me të, ai u soll shumë natyrshëm. Bëmë gallata dhe normalisht ia shtrova edhe kompleksin rreth bukurisë sime që e vuaja prej vitesh. M’u duk sikur më kuptoi dhe në atë takim u ndjeva shumë mirë. Pasi vendosëm të ngriheshim, telefonova kushërirën të më priste në qendër dhe menjëherë m’u fik celulari. U ndava me të dhe pasi takova kushërirën, shkuam në shtëpi. Kur ndeza celularin, hyra në facebook dhe pashë që djali me të cilin kisha pirë kafe një orë më parë, më kishte bllokuar. Ai ishte zhgënjimi im më i madh. Atë natë kam qarë si budallaqe dhe të nesërmen bleva tri pako me paracetamolë. Do t’i pija njëherësh të nesërmen që të vdisja e mos t’ia shpifja të tjerëve me pamjen time, sa herë të më kishin pranë.Për fat të keq, kushërira më ndjeu, teksa po nxirrja gjithë tabletat e paracetamolëve nga pakot dhe atë natë me lot në sy, jam zënë ashpër me të…Pasi mbylla edhe masterin në universitet, dikush tjetër më shkruajti në facebook. Ishte një djalë shumë i paraqitshëm, por që nuk kisha pse të krijoja iluzione të kota. Do t’ia thoja hapur që në fillim se si isha dhe do i dërgoja edhe foto timen ku dukeshin hapur defektet që kisha. Dhe ashtu bëra. Ai më ofroi mbështetje shumë të madhe nëpërmjet Facebook-ut aq sa nuk mund ta imagjinoja. Përveçse nuk e kishte problem këtë gjë, më ndihmoi edhe mua që veten time ta vlerësoja përtej paraqitjes sime. “Kur të plakemi, nuk do të na mbetet bukuria, por shpirti” më tha dhe akoma e mbaj mend edhe tani që kanë kaluar 8 vite këtë fjali.Gjithçka shkoi mirë dhe unë sot jam e martuar me këtë djalë që më bën të lumtur çdo ditë të jetës sime. Ne kemi një djalë që ka paraqitjen e tij dhe ngjyrën jeshile të syve të mia. Të dy përpiqemi ta edukojmë sa më mirë dhe shpresojmë që çdo gjë të ecë, siç e dëshirojmë në të ardhmen e familjes sonë.Ajo që doja të thoja me historinë time, është se nuk duhet thjesht të shohim për pamjen e jashtme. Dashuria e bazuar mbi paraqitjen, nuk është dashuri, por pëlqim dhe pëlqimet zbehen me kalimin e kohës. Ty mund të të mos duket vetja e bukur nga jashtë, por dije se nëse dikush bie në dashuri sinqerisht me ty, ka për të të pëlqyer më shumë se çdo person tjetër. Ka për të të pëlqyer për karakterin që ke, për mënyrën se si e bën të ndihesh. Për të ke për të qenë gjithë bota dhe më beso që dashuria e vërtetë ekziston Gjithmone kam vuajtur per bukurin time te shemtuar , Njerezit e mire egzistojne dhe dashuria e vertet egizton sepse