fbpx
Fmijet jan tu shku shum

Fmijet jan tu shku shum mir me Burrin e ri qe jam ne lidhje, por Motrat dhe Vllaznit nuk me flasin se…


Fmijet jan tu shku shum mir me Burrin e ri qe jam ne lidhje, por Motrat dhe Vllaznit nuk me flasin se… – Prsh per juve jeni te mrekullueshem.Posto anonim ju lutem. Jam nga Maqedonija nje nene e 2 vajzave tash te rritura me banim ne Gjermani. Kam qen e martuar me baben e fmive afer 15 vite duke shpresu se do te ndryshoj ndonjeher mirepo kjo gja nuk ndodhi kurr veqse u ba ma keq. U martova me msit dhe u takuam vetem njehere para fejese dhe pranova qe te martohem me ta me pajtimin e familjes teme, sepse fjala e familjes sime ka luajtur shum rol tek une. Pasi u bana nene vazhdoi te ndryshoj burri filloi te me …(vazhdon historia me poshte…)

maltretute shum dhe nuk vinte ne shpi ka disa dite, thjesht me kercenonte sa mujke me familje time se po ne qofse ndahem do mi lendoj familjen. Vitet shkonin dhe une jetojsha ne maltretime te madhe qka nuk mundeni me paramendu, dikur vendosa ti tregoj familjes time por ata thjesht nuk me ndihmun shum sepse u dhimbste djali mos me hi ne problem, dhe une prap mbeta atu tek aj. Dhe nje dit vendosa te iku dhe te kerkoj ndihm tek institucionet ne Gjermani ata me ndihmuan shum mir dhe ate e arrestuan. Pas 1 viti burg del dhe fillon prap me kercenime dhe duke i degju familjaret e mi qe me thojshin ktheju vendosa mu kthy sepse shpresoja qe ka ndryshu, mirepo maltretima vetem sa mu shtu ma shum sepse ai kishte per qellim qe te hakmerret ndaj meje. Dhe prap hyri ne burg por ksajhere per pun te flliqura dhe denohet me shum vite. Shkova une ne vizita ne burgje me vite me fmijen edhe pse nuk dojshin me ardh …(vazhdon historia me poshte…)

me mu me vizitu me shpres se kur del do te ndryshoj sa budallaqe se jam, por prap nuk ndryshoj dul prej burgu pas disa viteve dhe prap hyri ne burg dhe u denu edhe ma shum vite tjera. Tash fmijet jan te rritur dhe nuk deshirojn te flasin me babain e tyre dhe une jam nda prej tij mirepo aj ende eshte neper burgje. Aj prap me kercenon se kur dal prej burgu do ta shoh une kishe skam qare pa ju kthy, une i kom than se ma nuk jam gruaja jote dhe kur del prej burgu duhesh me fillu nje jet pa mu, fmijet nuk ti ndaloj nese deshirojn met taku mirepo aj prap vazhdojke mem kercenu se me zor kom me ju kthy, tash une jam nje lidhje tjeter me nje burr i cili edhe aj ka fmi dhe jeton afer meje, jemi tash 3 vite bashk dhe me pilqimin e fmive nga te dy anet. Ai eshte njeriu ma i sjellshem ne bote mirepo ka pas fatin e keq sikur une. Kurr problem nuk kemi dhe kemi nje gjuh te perbashket dhe jemi shum te lumtur. Planefikojm qe te bashkjetojm se bashku kur femijet te shperngulen por e kam vetem nje problem, motrat dhe vllaznit nuk deshirojn te flasin me mu sepse sipas tyre jom tu ba marre qe jam ne nje lidhje tjeter, kurse ata vet te gjith jan te martum per veti. Fmijet jan tu shku shum mir me burrin e ri qe jam ne lidhje dhe nuk kem asnje penges. Qka mendoni ju a kan te drejt ata qe mu kan hidhru mu apo jo. Anonim ju lutem. Jam 47 vjet harrova mfalni.