fbpx
gurbet

Femijet qe kane lindur ne gurbet, nuk do vijn ne te ardhmen sikur ne, duhet qe punojm me ta qe ta duan…


Femijet qe kane lindur ne gurbet, nuk do vijn ne te ardhmen sikur ne, duhet qe punojm me ta qe ta duan… Per ju te dashur shqiptare! Mergimtare na thone dhe ashtu jemi, duke shtegtuar neper vende te ndryshme te botes. Edhe une jam si nje pjese e madhe e shqiptareve qe jetojne ne perendim, i formuar dhe integruar ne Zvicer, ne vendin e mundesive te medha. Ne nderkohe kam shkruar ketu dhe lexuar ndonje histori te rastit per shkak te faktorit kohe, por ajo cka me ka bere pershtypje ndonjehere jane kontraditat dhe menyra se si na perceptojne njerezit qe jetojne ne vendlindje ne raport me ne qe jetojme larg vendlindjes dhe anasjelltas nganjehere si i perceptojm ne ata!… Etiketime si ausllandera, schaca etj etj nuk jane gjera qe duhet te na bejne shume pershtypje sepse kemi mjaft gjera tjera per tu marrur por fatkeqesisht eshte dominant mentaliteti ballkanik qe mendoj se eshte problem te largohet edhe nje kohe nga kokat tona. Une jam krenar me komunitetin shqiptar qe jetojme ketu sepse tani me jane mire te integruar duke punuar neper institucione te ndryshme shterore dhe private, biznese te shumta, te shoqeruar mire me komunitetet tjera sepse realisht edhe vet jam bukur aktiv ne kete aspekt. Si ne cdo shoqeri tjeter edhe ne shoqerine tone ka individ qe nuk jane te dobishem as per veten dhe me se paku per shoqerine dhe familjet e tyre por eshte nje pakice ne raport me te tjeret. Sot ka shume student neper universitete te ndryshme me renome, sepse tani jemi ne gjenerata e trete qe po jetojme ketu. Prinderit tane erdhen ne rrethana tjera qe eshte dashur te punojne dhe kontribuojne per familjet e tyre ne vendlindje dhe gjithashtu edhe sot diaspora mbetet infuzioni me i mire ekonomik per vendlindjen. Por deri kur do te jete keshtu?! Femijet qe kane lindur dhe jane rritur ketu e qe vendlindja e tyre eshte ketu ndersa Kosoven e kane vetem si vend te origjines nuk do vijn ne te ardhmen ashtu sikur ne. Andaj duhet kujdes i madh dhe pune qe te kultivojme nje kulture shqiptare tek ta, por ndikojne faktore te ndryshem qe me kohen mund te krijohet nje lloj asimilimi modern. A do te kerkohen dhe respektohen mergimtaret ateher kur do jene ne numer me te vogel. Kesaj nuk i dihet!… Por sot cfare do te ndodhte sikur pushimet ti benim 100% ne vende tjera europine ku eshte dhe shume me lire se sa ne vendlindje por ato vende nuk jane vendi i origjines sepse aty nuk mund te frymojme shqip. Vera te nxehta, me dasma, martesa, investime te ndryshme qe sjellin ne qarkullim shuma te medha parash qe vijn kryesisht nga diaspora. Gjithashtu edhe ne vendlindjet tona ka njerez shume te mire dhe punetore e te respektueshem por duhet dhe pak kohe dhe faktori politik eshte ai qe ka ndikuar dhe vazhdon te ndikoj, sepse fytyra politike te konsumuara qe kane munges te madhe te dijes dhe nuk u lejojn karriget njerzve te rinj dhe kreativ. Sidoqe te jete vera prap vjen dhe me veren do vijm edhe ne dhe do te knaqemi se bashku me juve qe ju kemi atje dhe ju paqim gjithmone. Do ju sjellim gjalleri, jete, aktivitete, miqesi e shume e shume gjera tjera sepse ju duam. Lutja ime per fund … “Te shtyhet liberalizimi i vizave dhe per 10 vitet e ardhshme”… Sigurisht qe kjo e fundit mbetet shaka sepse ju duam fort Me shume dashuri nga mergimtari . . .