fbpx
Familjet nuk pranun

Familjet nuk pranun me kon na bashke, edhe na urdherun me nderpre çdo kontakt ose me shku deri te…


Familjet nuk pranun me kon na bashke, edhe na urdherun me nderpre çdo kontakt ose me shku deri te… – Pershendetje të gjithëve dhe faleminderit për këshillat e juaja, gjithashtu mvjen keq shum per rastet me tradhti qe po i lexoj ktu e me gjana tkiqja qe i boni pas shpine partnerit, sepse une me pas fatin si ju mu martu me personin e zemres kisha me qen njeri ma i lumtur ne bot. Une jam nje vajz 25 vjeqare dhe kam qen ne lidhje me nje djal 4 vite, se di qysh mundet me dasht dikon ma shum sesa qe e kom dasht une ata, edhe ai mu ama na kemi hezitu me ju tregu familjeve deri veren e kalume per arsye se ai djali i ka dajt ne fshatin prej te cilit jam une, gjithashtu e kemi nje mbiemer me dajt e ti mirepo lidhje gjaku nuk kem e per ket arsye jemi frikesu prej pergjigjies qe kem mujt me mar prej familjarve, e veren e kalume vendosem me ju tregu mirepo doli edhe ajo qka jemi frikesu, kta nuk pranun asesi edhe na urdherun me nderpre çdo kontakt ose me shku deri te lendimin e dyve, besomni qe prej ati momenti jeta jem osht prish kan kalu muj e sjom msu asni moment pa to, tash rrall mpyt veq a je mir e ma shum nuk guxojm me pas kontakt e ish shum fshtir me tu shu andrrat, me tu prish jeta kaq keq, nuk e di qka munet me sjell jeta por kurr skom me mujt me dashuru dikon veq nese martona sa me kry ni obligim po edhe ashtu mvjen fshtir e smuj, ju kisha lut juve nese keni raste tilla qysh keni vepru ose per dikond qe e njihni si kan vepru, mem tregu ose qka me bo tjeter Gjithashtu une jom keshillu me nje Hoxh edhe ai mka than qe sipas Kuranit eshte e lejume por Kanuni i ka ndalu shum sene, i kom tregu qe familjet nuk po pajtohen e mtha qe mir nese mundeni mi bind, mirepo na asesi spo mujm mi bind prap familja e ti ishin pajtu mirepo babi jem nuk lejon, Hoxha me keshilloj mos me u prish me prind e me familje as une nuk e du ket gjë me u prish me ta, mirepo gjdo dit dhimbja veq pom shtohet, mkan mpermend raste tjera me msiteni mu feju e skom pranu as me dal me njoftu kerkon, nuk e di qysh me ja bo jom shum ne hall, se kurgjo ndor spo kom e as me qet fat mu pajtu spo muj, kaniher mshkon mendja mos me jetu hiq, po prap e di qe osht gjyna prej Zotit e familjes po asni moment rahat sjom edhe me pas gzim diqka une e ndi qe nzemren tem pom mungon diqka e sdi me ju gzu as jetes as shkolles qe e kom perfundu as kurgjo, ju lus mem keshillu ju qe keni pervoj e njohuri per raste te tilla sepse nuk e kom kerkond ne krah qe mundet mem ndihmu edhe qe na perkrah gjithashtu ju kisha lut mos me tradhtu e me ja dit vleren personit qe Zoti ta ka mundesu mu u bashku me to. Faleminderit nga ju dhe ju lutem me mbet anonim!