fbpx
ju tregova

Familja m’thojn “A po don me na marr ftyren mu martu me katolik a”, kur ju tregova sdojshin hiq me ni dhe…


Familja m’thojn “A po don me na marr ftyren mu martu me katolik a”, kur ju tregova sdojshin hiq me ni dhe… – Tung faqja, nese ka mundesi me shenu historin tem se shume jom tu vujt edhe pse kan kalu disa muj prap se prap une at dhimte e mbaj me veti ne shpirt. Spo kom mundesi me harru personin e zemres edhe pse kundershtimi ish ma i madh se dashuria jone. Ska dite qe se shti veten me kajt e per qata shume kom nevoj per ndihme se jom ra ndepresion sepse kjo jete eshte kaq e pa drejt. Nuk ka mundesi une ne asnje menyr me mujt mu bo bashk me dashurin e jetes per shkak te rrethaneve. I kom lexu shume historia tek ju edhe zakonisht krejt prezantohen kshtu qe edhe une po ja nisi me nje prezantim e historis tem para se me shkru se tani smundeni mem kuptu… Une jom nje vajze 25 vjeqare nga Kosova. Jom pa martu mirepo isha ne kerkim te fatit edhe pikerisht ata e gjeta mirepo, fati i do njerzve nuk ish ne duar tynev. Une jom shume e deshprume qe na ka ardh kjo kohe ku dashuria eshte ne dur te tjerve edhe nuk mundem me vendos vet. Historia jem ka fillu shume ma moti para 5 viteve kur isha ne pushim me familje ne Shengjin. Shkuam me nje resort sikur gjdo familje shqiptare qe jon ne pushime edhe normalisht dalshem me ec ne mramje. Aty te resorti ish nje trafik e vogel qe shiste miser edhe ish nje djal aty qe punojke. Fillimisht une shkova veq per miser jo per at djalin mirepo pas muhabetit ja fillova me dasht, fillova me i besu, fillova me kriju nje shoqni tshnosh me ta edhe aty rash ndashni me ta. Aty e pash qe une e desha at djal ma shume se veten edhe nuk ish vetem shoqni mirepo dashuria ish e shkurt sepse na u kthejshem prap per Kosove edhe e disha qe me skemi me pas kontakt po i nderrum numrat edhe vazhdum tflasim edhe ntelefon edhe me sms po tani qysh mu pa? Shengjini nuk ish 5 minuta prej shpis ish dasht diqysh me planifiku ma heret qe me bo takimin. Mirepo ja gjetem mesin, u takojshim ne Prizren. Qaty dalshim edhe pishem kafe edhe krejt ishte mire po, nje problem ish qe aj ish i Shqipnis une e Kosoves edhe plus une muslimane aj Katolik. E dishem menjeherr qe sna pranojn familja, ky plus e kish nje moter murgesh qe eshte e dedikume ndaj kishes edhe Zotit. Une isha ne mes dy zjermeve, a me vazhdu lidhjen me ta sepse e dojsha apo me nderpre edhe me vazhdu jeten tem ne Kosove edhe ashtu krejt familja mkishin thon kjo osht veq lidhje verore aj stka per seriozisht. Kur ju tregova familjes sdojshin hiq me nij bile meniher mthan nderpre as dy llafe si bonen than a po don me maj marr ftyren a po don me na shkaktu telashe a qka mu martu me katolik? Kur tju bohet fmija sdin a o katolik a musliman a qa o. Kerqysh sdojshin me nij. Edhe aj kur ju tregoj familjes ishin shume kunder kosovareve edhe nuk deshten hiq sen me dit. Tasht jemi nda mirepo shpirti hala mdhem per to sepse dyt u pajtum qe edhe pse duhemi nuk ja vlen me pas kit ankth edhe kit merzi me familjet tona. Une shume jom e lendume sepse ka zgjat 5 vite lidhja jone edhe me thon drejt edhe virgjinitetin e kom humb me to e tonat ama tasht nuk di qysh me ja bo. Qysh me vazhdu jeten me dikon tjeter kur une e kom shejen mes kamve qe jom kan e dashurume me dikon tjeter… Shqiptar jemi krejt edhe tshqipnis edhe tkosoves nuk ka dallim edhe pse jemi tjeter fe une prap se prap e mbaj ne zemer edhe spo di qysh me harru… A ka najkush naj kshill se qka me bo tasht? Une jom e re hala ama nuk du qe kjo dashuri mem mallku ton jeten me mbet e vetmume sepse jeta o e gjate edhe gjdo person ka nevoj per dikon!