fbpx
kohe të iftarit

Familja më bëjn zullum ne kohe të iftarit, m’thojn “Ti ke qen Grua e keqe për ate të ka lën Burri”, me lot n’sy…


Familja më bëjn zullum ne kohe të iftarit, m’thojn “Ti ke qen Grua e keqe për ate të ka lën Burri”, me lot n’sy… – Pershendetje do te doje edhe un te postoja historin time. E di se shumica do me kritikoni dhe do me gjykoni por du me shpraz shpirtin se nuk kam me kand ta kjaj nje dert. Para do kohe jam ndar prej burrit arsyet te kota dihet sot shumica qifteve ndahen per kot. Divorcin e kerkoi burri arsyen nuk e di edhe pse ai çdoher me ka tradhtu me çdo femer qe ka pa. Mendova se me divorcin do zgjidhen problemet po ateher filluan probleme tjera. Çdo her kam qen nje njeri i pambrojtur edhe kur mundohesha me mbrojt veten me quanin te çmendur me thonin se nuk kam te drejt te flas femra është lindur për tju bindur burrit dhe familjes. Zemra po mdhem nga krejt kjo situat diten qesh te aktroj para tjerve kurse naten kur e ze gjumi qaj derisa gjith trupi me lodhet. Burrin shpesh e kam zan tuj mtradhtu por ja kam fal se e verteta është se nuk kisha ku me shku e dija se nuk kisha mbeshtetje. Çdo her kur me maltretonin dhe mbente mua fajtore para tjerve se kinse un nuk jam grua e denjë më e keqja familja ime e përkrahte atë. Tani pasi jam nda prindërit e mi vazhdimisht më thojn ti ke qen grua e keqe për at të ka lën nuk ka dit që nuk ma përkujtojn kët vazhdimisht më bëjn zullum nkoh të iftarit do e gjejn dhe do zihen me mu për gjana tkota buk me lot në sy ha çdo her. Edhe kur mundohem me fillu një jetë më shohim e më folin me tallje duke më thën se ti nuk vlen për asgjë por gjithë forcën e mar te vajza ime ajo është motivi jetës time. Maltretime vazhdimisht kam pas si nga burri dhe familja tij tash edhe nga familja jeme. Ne fillim gjithcka u kan mir me burr pastaj mori prap me maltretonte vazhdimisht baba jem as vellau nuk mdilte zot e kur e kuptun ata vazhdimisht me maltretonin pasi e kuptun se un jam pa tzot e lunin me mu qysh kishin qejf. Burri me maltretojke para familjes vet po ata kurr nuk kajn reagu biles u ulshin me pa si ntelevizor kur sheh naj shfaqje. Nana jem shpesh mthot ti nuk je e aft per me u kujdes per fmij shko ka tdush vajzen ta ris un a ne anen tjeter ish vjehria kur jam nda mka than vajzen rite ti kur tbahet per me na ba hyzmet atë kem me mar ne se jem pleq kem nevoj per ta. Jam mundu e po mundohem tpakten me vajz teme mo lujn po se besoj se do kem sukses pasi nuk kam ku me i kerku ndihm veç te madhit Zot. Kam kërkuar ndihm nga shumë institucione e nga organizata humanitare por kam has në vesh të shurdhër. Nuk kalon dit pa me provoku gjith diten ri kur vjen vëllau prej pune bahet kinse ajo dmth nana pi ban punt e shpis e ankohet te vëllau kinse un e mundoj shum e nuk e ndihmoj hiq edhe pse un tan punt i boj edhe te lopt biles ri e ban veq per inat pe ndez fesat nshpi përveç bukës nuk mle me ba mthot nuk ha prej durve tua te flliqta vetem pse kam fmijn me pampers. Është e vêrtet se fëmija është pothujse 6 vjet e me pampersa po shkaku traumave qe ka pas ajo ka mbet pak e vonuar per me dërgu nëpër mjek me shëru vajzën nuk kam mundsi. Çdoher jam mundu me fillu një jet me vajzen por ka qen e kot vazhdimisht më bënin të ndihem e pa vler. Kam kërkuar pun në shum vende por dihet te ne gjithçka bëhet me njofsi kur e kuptova se nuk mundem me gjet pun kërkoja ndihm nga organizata të ndryshme por kot. Rrobi Zotit duron shpresoj se kjo sprov Zoti do ma kthej me diçka për të mir. Lutuni për mua. Zoti qoft me ju e ju mbrojt nga çdo e keqe. Faleminderit shum për kohën tuaj.