fbpx

Familja e kuptuan se e kam te dashurin ne burg, me than hiqe unazen menjehere dhe me detyruan te ndahem por ai me thot…


Familja e kuptuan se e kam te dashurin ne burg, me than hiqe unazen menjehere dhe me detyruan te ndahem por ai me thot… – Pershendetje, Kisha deshire te ndaja historine time me ju dhe mbi te gjitha doja qe te merja mendimin tuaj. Une jam ne gjimnaz dhe kam nje lidhje me nje cun 23 vjec. Hera e fundit qe e kam pare ka qene para 6 muajsh ne nje rruge qe ai nisi per ne itali skafi u kap dhe bashke me skafin sasia dhe ai cuni me shok te tij Gjithcka mes meje dhe tij nisi nga nje shoqeri ne fillim dhe me pas pelqim prej se vogli. Une shkova ne mal dhe ky erdhi rastesisht me kusheririn tim pasi e kishte shok te ngushte dhe mbi te gjitha kishte dhe te bente Ne qendruam rruges bashke dhe benim mhb te thjeshte si shok por pavaresisht une ndjeva nje pelqim por ai me pare se mua. Ne flisnim ne insta dhe benim mhb te thjeshte dhe nga ai mhb pak nga pak lindi dicka midis nesh. Muajt kalonin dhe ato qe une ndjeja per te filloj te rritej. Une e dija se me cfare punesh merej dhe nuk eshte se ishte ndonje problem i madh. Familja ime edhe eshte edhe nuk eshte dakort pasi e kane mar vesh qe une kam nje lidhje me te. Ne fillim asnje nuk e besoj dhe ju duk dicka e pamundur per te qene e vertete. Dita e fundit qe e kam pare ka qene dita kur ai eshte nis kemi ndenje bashke dhe me foli per shume gjera dhe me beri shume gjera te qarta. Mbaj mend kur jemi lidh ne fillim me ka bere 1 pyetje dhe me ka thene qe kesaj pyetje i dua pergjigjen mendoje mire dhe me thuaj. Pyetja e tij ishte :nqs une futem ne burg a do me presesh? Per momentin ngela pak e shokuar por me pas u mendova dhe iu pergjigja: varet per cfare , nqs eshte per narkotik arsyeja do te pres sa vite te denohesh. Ai takoj kusheririn tim dhe i trg te gjitha pavaresisht se ai nk ishte dakort ne fillim por me pas nk reagoj me. Une shkova ne pune dhe nuk i tregova pasi ai nuk donte. Kur e mori vesh u mrz dhe kemi ndenj dhe pa fol por me pas erdhi te puna per tme pare si isha. Me pas pasi kjo periudhe kohe kaloj pushimet mbaruan dhe ne takohemi ne shtator me thotr do nisem ajde me tako nqs ke deshire dhe nqs mundesh. Shkova e takova dhe mendova se do nisej por ai nuk u nis ate dite dhe i kishin thene qe do nisej nje dite me pas. Te nesermen perseri shkova e takova me nje parandjenje te keqe se dicka do te ndodhte. E paralajmerova duke i thene : mos shko sepse jam e sigurt qe kjo rruge nuk do jete ashtu si ti e mendon e ndjej dicka te keqe. Dhe me ka thene vetem kaq : nuk kam cfare beje tani me duhet te nisem por mos ki merak une do kthehem shpejt dhe nqs une kapem ti mos u beje merak se do dal shpejt edhe sikur te ndodh qe nuk ka per te ndodh vetem ti mos u merzit. Kam qare dhe kam qene shume e merzitur ate dite . Pasi iki ne shtepi ne oren 5 me vjen 1 sms ne tel duke me thene dhe pak do flasim sonte dhe e shumta 3 dite une do te shkruaj prape mos u bej merak. Isha shume e merzitur. Ne oren 20:32 me ka drg sms e fundit duke me thene: zemer une do nisem dhe do fik telin tani kur te kthehem do te shkr, degjohemi. Pasi ai u kap doli ne tv dhe une nuk e kam pare. Pas 1 muaj ne pritje me vjen 1 sms ne tel nga familja e tij. Ishte i vllai Ku me tha eshte mire eshte n burg do shkoj neser ta takoj Mos u bj merak Familja e tij sidomos i vllai m ka qendruar shume afer dhe e kam taku shpesh. Familja ime e mori vesh per ne te dy dhe kur e mori vesh qe ishte ne burg reaguan pak keq me pas m thane qe te nderpres mhb me te. Kisha unaze ma hoqn dhe me than mos ta vendos me dhe ti jap fund. Une u mrz shum pas 1 muaj u kap kusheriri dhe ai eshte ne burg. Familja ime dhe do dhe sdo . Ai me ka then qe do e bej nje lidhje familjare sa t vij. Dua mendimin tuaj cfar te bej a ja vlen te vazhdoj me te ?!