fbpx
mundohen

Familja e Burrit po mundohen me m’ndryshu, se kishe djalin e kan me letra e Une nuk jom per ta!


Familja e Burrit po mundohen me m’ndryshu, se kishe djalin e kan me letra e Une nuk jom per ta! – Pershendetje po ju shkruaj prej fb se dikujt tjeter, jam nje vajz dhe kam nevoj per keshillen tuaj, jam fejuar disa muaj me par, me nje djal qe e kam zgjedhur vet, por nuk jam e lumtur, ai jeton me vllezrit e tij jasht shtetit, ndersa ne kosov ka motrat dhe nenen, mirepo ne fillim para se te fejohemi gjithqka ishte ne rregull ai sillej mir me mua, edhe familja e tij, por tani gjerat kan ndryshuar un kam respektuar shum familjen e tij qe ka ketu ne kosov, i kam vizituar shum her, dhe sa her kam shku tek ata jam sill si nuse shtepie, mirepo familja e tij ne kosov nuk esht e kenaqur me mua mendojn te me ndryshoj sipas tyre un nuk jam e mjaftushme per ta, sipas tyre ata kan djalin me letra edhe me te bukur, dhe shum her me kan then qe un duhet tu falemnderohem atyre qe jam me djalin e tyre. un jam ndjer shum keq, gjithmon me perzihet ne gjithqka ne veshje ne flok ne gjithqka, madje me thot ndonje fjal vetem sa per tu arsyetuar dhe per te me gjetur mua ndonje gje te keqe, shkaku tyre djali me ka ndalu shum gjera ne jet universitetin, e disa tjera qe per shkak te frikes se mund te zbulohem se kush jam kam frik te tregoj, ata sillen shum keq me mua, un tani e kam te veshtir edhe me burr me u sjell mir, nuk ndjena rehat nervozohem gjat gjith dites, me ka mbyll ne shtepin time as ne market nuk me len me shku ,. ndihem shum keq me tregoni qfar te bej. Qaj qdo dit. Anonim ju lutem!