fbpx
Edhe njerëzit në rrug më kan ndëgju tu bërtit nga goditjet i vjehrres dhe burrit tim

Edhe njerëzit në rrug më kan ndëgju tu bërtit nga goditjet i vjehrres dhe burrit tim…


Edhe njerëzit në rrug më kan ndëgju tu bërtit nga goditjet i vjehrres dhe burrit tim…-Ju lutem ma postoni prap kete Histori, isha ajo qe shenova dje per per ndarjen e bebit tim, per maltretimen qe ushtrohet ndaj meje. O femra mos paragjykoni, ishalla as nje femer se ka fatin tim. Lexova komente te ndryshme, dua te ua kthej pergjigjiet. I gjithë konflikti ka fillu se une nuk pranova me ndejtë vjehrra ne sallë gjatë proçesit te lindjes 1. Keni thenë nuk lejohet me dal prej spitali pa i berë 5 ditë- Une jam ajo qe kam dal, ngase gjendja e bebes dhe e imja ishte mirë. 2. Dikush tjeter tha se ndoshta i ke tradhtu- jo, e vetmja tradhti eshtë qe po flas nje realitet te hidhur ne rrjete sociale, askush nuk deshiron me folë ne kete menyrë per familje. 3. E vertetë qe vjen nje kudestare apo mjeke 1 muaj, mirepo une i kam vetem nje vit qe kam ardhë ne Zvicerr, dhe nuk po e di gjuhën ende, se nuk kam qenë në kurs. 4. Kam edhe unë familje por i kam ne Kosovë, ju kam tregu, por me kan thënë beju binar treni, ndoshta me kohë permisohet situata. Me dhimbet djali se po rritet ne atmosferë te keqe, po merr trauma. Oj femra fatin tim uroj te mos e keni, oooooo pooooooo kam hanger dajak si nga vjehrra si nga burri, ju betohna ne Zot, s‘kam pas zgjidhje vetem kam bertitë me kanë ndegju edhe njerzit ne rrugë, se jam maltretu ne menyrë barbare, duke me ngreh z‘varur neper koridor te baneses, nuk besoj qe dikush i shenon keto fjale nga deshira, por nga halli, faleminderit per mirekuptimin tuaj. I gjithë halli qendron te gjuha qe s‘po mundem me mesu ne kete krizë nervore, e kam kursin vetem 2 herë ne javë, ne kurd intenziv s‘po mundem me shku, se po kushton shumë, faleminderit paraprakisht, gjithë te mirat per Ju!