fbpx
E pash

E pash qe Gruja po vuante ne vete, kur e pyeta “Cka ki”, me tregoj per ish te dashurin, tash e sa vite jetojm te…


E pash qe Gruja po vuante ne vete, kur e pyeta “Cka ki”, me tregoj per ish te dashurin, tash e sa vite jetojm te… – E nderuara faqe, po ju shkruaj nga halli i madh qe e kam! U rrita jetim, nena me vdiq kur isha 3 muajsh dhe babai nuk u martua kurre. Sot jam 49 vjeqar. Hoqa shume ne rinine e hershme. Mbarova fakultetin dhe punoj profesor ne Prizren. Si i ri asnjehere nuk u dashurova jo pse nuk e dija cka eshte dashuria , por isha i mendimit qe ate femer qe do ta dua , do te jetoj me te deri ne fund te jetes dhe te mos e lendoj asnje femer, ta gjeja femren qe do te me donte dhe qe do ta doja me shpirt! E urreja aventurizmin dhe kurre skam qene avanturist! U martova me shkuesi ose misitni me shpresen se edhe une do te jetoja nje jete mesatare, te thjeshte, por me dashuri . Ne fillim shkonte shume mire. Ahhh Zot i madhi Zot , ne fillim? Ky fillim zgjati 3 apo 4 muaj dhe tek gruaja ime hetova se ajo po vuante perbrenda , qendronte e padisponuar shumicen e kohes! Nje nate vone ma nxorri gjumin me ofshamat e thella te saj. I thashe , cke ?? Mos je semure ? Tha Jo…atehere e pyeta trego cka ke se e kam hetuar se po vuan per dicka . Pasi rezistoi pak ajo e tregoi historine e saj se kur ishte studente e kishte dashte nje djale me te cilin ka kaluar 3 vite kur ishte studente dhe qe kjo dashuri e zjarrte e tyre kishte perfunduar me ndarje. Sipas saj shkak i ndarjes ishte se ai deshti ta shfrytezonte, po c”rendesi ka ajo tash. E mirekuptova i thashe ndodh, kthehju realitetit dhe do te perkrah une. Por nuk ndodhi ashtu. Fizikisht ajo jetonte me mua, por asnjehere me shpirt e me dashuri ndaj meje! Une ia dhashe perkushtimin dhe dashurine time , betohem ne Zot! Koha kur me tregoi historine e saj ajo mbeti shtatzene dhe ky fakt me beri te mendoja se me lindjen e djalit qe e kam sot ( 19 ) te shpresoja per dite me te mira ne te ardhmen, por qe ato nuk erdhen. Vazhduam keshtu , nuk mund te qes detaje me te thella per hir te privatesise , por vite te tera jetuam si vella e moter pa raporte intime qe duhet te jene ne moshen tone me te mire , pa dashuri , pa shtrat , pa shumcka. Me lindi femija I dyte sot i ka 15. U zgjata shume. Nuk eshte sajese, nuk eshte prralle , eshte realitet se po ti tregoja detajet pa asnje zmadhim as fshehje do te thuanit a eshte e mundur e ndoshta edhe nuk do ta besoni! Nuk kam asnje qellim te aventurizmit sepse me eshte lodhe shpirti dhe as per pasuri , le ti mban ne emer te vetin krejt cka ka..Dua dashuri , qetesi , mirekuptim , kaq , asgje me shume. Lexuesve jua jap nje keshille te thjeshte ; mos jetoni pa dashuri dhe ta lendoni veten per se gjalli. Kaq, ju pershendes nga qyteti i bukur jugor i Kosoves. P.S. ju lutem pa tallje!