fbpx

Duke mashtruar per para dhe mardhenje , Tash kam para mjaftueshem dhe dua te…!


Duke mashtruar per para dhe mardhenje , Tash kam para mjaftueshem dhe dua te – Po ju shkruaj për të rrëfyer historinë time, sepse kam dëgjuar shumë vetë të flasin për mua. Por, ata nuk e dinë si qëndron e vërteta dhe as se si unë, ka me qindra vajza të tjera.Unë kam lindur dhe jetoj në Durrës. E keqja e këtij qyteti është se vetëm në verë ka paksa lëvizje. Në verë, edhe prindërit na lejojnë që të rrimë më shumë në xhiro apo nëpër lokale. Unë kisha shoqërinë time të gjimnazit. Ata ishin djem dhe vajza të mira, megjithëse ishin paksa humbameno dhe nuk merrnin vesh fare nga jeta.Kur shihja vajzat nga Tirana që bënin shëtitje nëpër Durrës, më hipte zilia. Ato ishin gjithnjë të bukura, të mira, të veshura me shije. Kur shihja veten në pasqyrë, e ndieja se isha shumë larg tyre. Doja edhe unë që të kisha rrobat e tyre, makinat e tyre, bizhuteritë e tyre të shtrenjta, por me pagën që merrnin prindërit e mi as bëhej fjalë që unë të kërkoja gjëra të tilla. E dija se, në njëfarë mënyre, zgjidhjen do të më duhej ta gjeja vetë sepse nuk mund të mbetesha prapa. Isha shumë e re për të ndjenjur në vend numëro.Kështu, që në fillim nisa t’u afrohesha vajzave nga Tirana dhe të dëgjoja gjithçka që ato thoshin. Qëndroja afër tyre nëpër çadra, xhiro dhe lokale. Në njërin nga këto “përgjimet” e mia dëgjova dy femra që flisnin mes tyre se si t’i kapnin djemtë dhe tjetra po i shpjegonte mekanizmin, sipas saj. Ajo po i thoshte se të gjitha makinat që kanë të ngjitur në xhama tabelën “shitet” nuk është e thënë se janë vërtet në shitje. Sipas saj, ajo ishte një mënyrë për të nxjerrë në shesh numrin e telefonit e për ta bërë atë sa më të dukshëm për femrat.Asnjëherë nuk më kishte shkuar mendja deri aty. Vajzat e Tiranës ishin me të vërtetë shumë finoke, por mund edhe të mos thoshin të vërtetën, ndaj provova t’i testoja. Gjeta një makinë që shkruante se shitej. Ishte me targa TR, pasi mendoja se në Durrës ishte paksa e rrezikshme të ngatërroheshe me dikë, sepse mund ta njihte familja apo shoqëria. Kështu, e mora në telefon djalin që duhet të ishte nga Tirana. E pyeta nëse makina ishte në shitje, pasi nuk e dija çfarë t’i thoja, por kur ai po belbëzonte, unë e pyeta nëse kishte dëshirë të pinte një kafe me mua. I tregova nga e kisha marrë numrin dhe ai nuk shfaqi habinë më të vogël. E lamë të takoheshim për në darkë. As që më besohej se sa e lehtë kishe qenë.Në darkë, ai po më priste me makinë përballë lokalit ku e kishim lënë. Që prej andej, shkuam në një restorant në të dalë të Durrësit. Pasi biseduam për disa orë, më tha se dëshironte të bënim një shëtitje buzë detit. Unë i thashë që nuk mundesha dot, pasi miqtë e mi mund të ishin andej dhe të më shihnin, por i thashë që mund të merrnim një dhomë, meqënëse restoranti ynë kishte hotel sipër. Atij i ndriçuan sytë si të maçokut dhe pranoi. Më pas, u ngritëm dhe më shoqëroi për në shtëpi. Përpara se të dilja nga makina, më zgjati disa dhjetë mijë lekësha, të lidhura me llastik. Më tha se ishte kënaqur shumë dhe se shpresonte të më takonte sërish. Kur vajta në shtëpi, i numërova. Mendoja se ishin pak, por në fakt, ishin njëqind mijë lekë. Desh vdiqa nga gëzimi. Të nesërmen, kam bërë pazar si e çmendur. Për herë të parë në jetën time, bleva ato që doja.Nuk ndihesha në faj. E përse? Nuk isha ku**ë. Unë as që i thshë për para, ai vetë m’i zgjati dhe unë nuk ia refuzova. Ndërsa blija veshje dhe sende tualeti, mendoja se sa mirë do të ishte sikur ai të kthehej sërish dhe të shkonim bashkë. Donte të thoshte edhe një njëqind mijë lekëshe tjetër, por papritmas, u kujtova që ai nuk ishte i vetmi njeri në Durrës. Nisa të dilja në kërkim të “makinave” të mia të shitura. Sa gjeja tabela, merrja numrin dhe u telefonoja. Kishte nga ata që ma mbyllnin, por kryesisht, të gjithë dilnin për kafe. Dikush edhe nuk më la para, por tashmë kisha nisur t’i kërkoja që në fillim.Zbulova se ata njihnin edhe vajza të tjera si unë. Pra, ishte një rrjet i tërë, një turmë e tërë vajzash dhe meshkujsh që i shfrytëzonin këto gjëra, si tabela në makinë, për të pasur marrëdhënie apo para, ndaj dhe nuk u ndjeva fajtore. Nuk kisha përse! Pothuajse çdo natë dilja me një njeri të ndryshëm. Kishte edhe nga ata që më merrnin në telefon shpesh, sepse u pëlqente që të rrinin me mua.Që nga ajo kohë u ndava nga shoqëria e vjetër. Nuk kisha shumë kohë për të qëndruar me ta, ndaj dhe nisën të flisnin kundra meje. Ndoshta kishin zili që kisha filluar të vishesha shumë mirë dhe me rroba të shtrenjta, ose ndoshta vërtet ashtu mendonin, por për mua nuk kishte pikë rëndësie. Më në fund, kisha veshur ato që ëndërroja. Më në fund, isha si ato vajzat që shihja kur dilja nëpër shëtitje. Tani edhe djemtë më afrohen më shumë, më ngacmojnë. Kurrë nuk e kishin bërë më parë. Ndoshta lexuesit edhe do të më gjykojnë. E di, si unë ka edhe shumë vajza të tjera. Nuk po them se kjo që bëjmë ne është diçka e mirë, por as e keqe nuk është. Në njëfarë mënyre, nga njëra anë ne nuk i bëjmë keq askujt dhe nga ana tjetër fitojmë atë që duam, respektin nga djemtë dhe paratë. Në kaq pak muaj, kam fituar më shumë se mamaja dhe babai im bëjnë në një muaj. Ja përse nuk më vjen rëndë dhe them se kjo gjë do të zgjasë derisa unë të kuptoj se i ka ardhur fundi. Dua të mbledh lekë dhe të vij në Tiranë që të bëhem blerinë. E di që do të më realizohet dëshira, pasi unë asgjë nuk ia lë rastësisë, por e llogaris deri në detaj. Ashtu siç u bëra me para, ashtu do të bëhem edhe balerinë Duke mashtruar per para dhe mardhenje , Tash kam para mjaftueshem dhe dua te