fbpx
Dikur e kaloja kohen duke u kujdesur per vjehrren,Kurse tani te gjithe kohen e kaloj me burrin tim

Dikur e kaloja kohen duke u kujdesur per vjehrren,Kurse tani te gjithe kohen e kaloj me burrin tim…


Dikur e kaloja kohen duke u kujdesur per vjehrren,Kurse tani te gjithe kohen e kaloj me burrin tim…-Pershendetje, historia ime u publikua perseri para dy ditesh. Jam ajo femer, te ciles vjerra i ka ber shum keq, qe me shtinte me u perla me burrin dhe qe sme linte as para ne duar, as me nenen time sme linte me fol, qe me ka ofenduar aq shum dhe ku shkonte folke keq per mu. Popo, vjerra ime me nxiu vitet me te bukura te rinise, ajo sme la te shijoj vitet e para me burrin tim, me bojke gjithmon te vuaj dhe kenaqeshte kur me shihte me lot ne sy, e dinte qe po vuaj dhe me qellim dhe me shum me lendonte. Po ju shkruaj per tu dhene shprese femrave te cilat po vuajne si un dikur. Duroni motra, nga durimi do te fitoni. Une kurr nuk u ankova te burri im per vjerren, ia bera me dije vetem njehere por ai nuk me besoi dhe ishte ne krahun e saj, por me kohen ai e kuptoi vet Se kush ishte fajtore, tash me mbron gjithmon, me don aq shum sa dhe loton kur i kujtohen vuajtet qe me kane shkaktuar mua. Sot un jam shum e lumtur, akoma jetojme me prinderit e ti, vjerren nuk e dua, por nga atri i burrit dhe vjerrit e respektoj akoma, por me nje ndryshim: sot une nuk e lejoj me ate te me lendoj, kur une kam te drejt nuk hesht me por e them mendimin tim dhe nuk lejoj askend te me merzis, sepse sado qe e urt te jesh te marrin per budall dhe duan te luajn me ty. Zoti ia ka kthyer vjerres vuajtjen time te vajza e vet. Sot ajo nuk ka kohe te mirret me me mua, nuk ka kohe te me qortoj, nuk ka kohe te me lendoj, nuk ka kohe te me shtie ne sherr me burrin tim te mrekullueshem, sepse vajza e saj adoleshente nuk e degjon per asgje, gjithe naten kalon neper diskoteka dhe duke pir marihuan, kunata tjeter nuk e respekton hiq dhe ia kthen fjalen ne cdo kohe, keshtu dhe une jam e lehtesuar. Dikur kaloja me shum kohe duke e respektuar, sherbyer dhe servirur vjerres time kurse tash gjithe kohen e lire e kaloj prane burrit tim, sa me shum te mundoheni mos me ja prish nje vjerre te tille aq me e keqe jeni ne syte e saj. Kur vjerra sheh se tye nuk te intereson mendimi i saj dhe aty ku e ka gabim ia thua ne sy, ajo ndalet dhe smund tet thot asgje per tet lenduar… se pari kujdesuni per Shendetin tuaj se une semuresha nga merzia dhe se dyti kujdesuni per burrin tuaj, qendroni prane tij, rregullojuni per ate dhe kurre mos e merzisni me ankesa per vjehrrine apo ti ngarkoni trurin me fjale te kota, mundohuni te argetoheni bashke, shikoni filma dhe gjera te bukura, sepse padrejtesite ndaj jush do i shikoje vete ai. Kujdesuni per veten tuaj. Nese dikush vuan kete qe kam vuajtur shkruaj ne koment per ndihme, dhe une do jem aty per ju dhe lutuni tek Allahu, sepse ai eshte gjithmone me te drejtin. Ju pershendes