fbpx
degjoj shoqet

Dikur degjoj shoqet dhe iku, ende e dua, por tani qe jetoj jasht vendit me thirri e…!


Dikur degjoj shoqet dhe iku, ende e dua, por tani qe jetoj jasht vendit me thirri e…! – Dallgët e jetës, Përshendetje te dashur lexues, admin dhe uroj qe ju të gjithë të jeni mir në këtë kohë me virus. Desha të shenoj nje histori time dhe te shof mendimet e juaja të dashur lexues por pa paragjykime sepse ato nuk na shpijnë askund. Para se te shenoj tutje kam një porosi: O ju femra qe mundoheni me qdo kusht me këshillu dikënd aman mendoni shum se hyni ne mëkat tek zoti se te ndani dy shpirta është mëkat i madh, te jepni mendimin tuaj tek nje shoqe duhet te keni se pari punet tuaja ne rregull ne shtepi dhe te keni vetdije se qka thoni se ndryshe do ndeshkoheni nga zoti. O ju që dashuroni ndegjone zemren tuaj kur e keni afër at djal qe ju dashuron se ata te paktë jan kto dit, po e gjete nje dashuri qe të don mos e humb tregoj se për ty vetem ai eksiston tregoji se i gjindesh afër kur ka nevoj për ty, edhe ne meshkujt vuajm me shum se ju oj femra por ne nuk shtijm e ndajm sikur ju ne dashurojm me zemer e me shpirt dhe sakrifikojm. Historia ime i dedikohët asaj qe ndegjoi shoqët dhe percjelli mendimet e tyre kurse un e ajo mbetem ne vuajtje dhe jemi distancu pa asgjë serioze sepse e dua ne heshtje dhe nuk mund te dashurohëm më kurrë. Ty X koha do ta tregon te vertetën se qka ke humb, vlera ime ishte me shum se dashuri te sinqert për ty, un isha i gatshem te qendroja afër ne te gjitha kohërat ty po qe nevoja edhe te pastroja e mjekoja qdo ditë do e bëja sepse te dua vetem ty me zemër. Fjalët e tua dhe fotot tona i kam te vendosura në arkiven e shpirtit tim por një se kam te qartë nga ti pse me the te dua me zemër dhe tash je larg meje pse me gënjeve mua dhe shpirtin tënd pse ndegjove të tjerët kur i vetmi un te thosha të vertetën. Ta tham nje fjalë më shëno se un ende jam ka pres telefonaten tënde vetem nje fjalë thuaje pjesen tjetër e flasim nga zemrat tona sikur atëher kur ishim bashkë. Të dua ty deri në fund te jetës. E shof nje fjali tënde kur shenon nuk të them te dua pa te dasht, më jepni nje shpjegim ju lexues qfarë domethënje kan kto fjalë se un ende nuk kuptova asgjë se ka rënë mjegulla. Dallgët e para te jetës time ishin ne moshën e re kur fillova te njihem me jetën kur fillova te kam njohuri me shum ne shkollim, gjithqka ishte përfekt edhe pse ne kushte te mesme por gjithqka u përmbys për mua kur njëri nga prindit më ndrroj jetë dhe atë kohë nuk kishte asgjë vlerë për mua ishte njesoj sikur pemës ti thahët nje degë qe sillte shum fruta. E vazhdova jetën me shpresë qe do ja dal me ndihmën e zotit dhe ashtu ndodhi se zoti nuk të len anash por te ngrit kur ti kërkon mbeshtetje tek ai. Ja dola u rrita aq ne moshë sa te filloja te punoja dhe njëkohsisht kryeja shkollimin si në kohen e paralufte pra pa shpresa te punsimit diku. Isha nje djal i ndershëm isha i pashëm por i drejt dhe e keni ndegju qe i drejti lodhet por nuk fundosët dhe këtë e kam të vertetuar nga zoti, se me ndihmën e tij gjithqka kalonte edhe pse me mund por fundja ne qoft se nuk mundohemi nuk fitojm asgjë. Isha duke u rrit në nje familje e cila me thoshte tanë kohën fitoj paratë e tua por vetëm te djersës asgje haram dhe sot ndihem krenar dhe mburrem me vetën se qfarë prind kam pasur dhe falë tyre jam ai qe jam sot me karakter të fortë dhe i drejtë me te gjithë. Dashuria e vertetë apo jo: Kur ësht ne pytje dashuria kam fillu disi me menduar për një thënie qe thojn se i drejti nuk ka fat ne dashuri apo ndoshta mos ti besoj asaj thënie por sdi disi kshtu po ndodh. Isha ne vitin e fundit te shkollës se mesme dhe tashme kisha fillu te mendoj me shum për te ardhmen time personale dhe deshiroja te njoftoja nje vajzë te sinqert dhe me karakter si un por disi e ndjeja te veshtir ta gjeja një qe mund ti them te dua. Nje dit pasi përfundova mësimin dola në qytet me shokët e mi në nje kafiteri dhe as qe besoja qe do takoja simpatinë apo dashurinë e jetës sime, krejt ndodhi e papritur disi u hutova ne shiqim te parë ne të. Nuk i njisha asnje shoqe afër saj por mbrenda pak kohe gjeta nje zgjidhje dhe hyra ne kontakt me të dhe në fjalët e para me të veqse filloja te ndjeja nje ndjenj qe se kisha pas me herët ne trup. I tregova shoqeris sime ju tregova krejt se qka ndodhi dhe si u ndjeva dhe ju thash me dukët se kjo esht ajo që do ti mundem ti them te dua. Kurr nuk doja të genjeja dikë e ti them te dua kur nuk e doja me zemër e me shpirt se është mëkat ti japësh dikujt shpresë dhe ne fund ta gënjesh se kshtu isha kshillu nga familja un drejt dhe vetem drejt. Dulëm se bashku shum herë dhe filluam te dashurohemi dhe nje dit vendosem te pranojm se jemi te dashuruar mes vete pa mas dhe u treguam shoqërisë e të kishit pa fytyrat e tyre ishit habitur edhe ju se sa u gëzuan te gjithë sepse ishim shum mir se bashku. Un qdo dit u zgjoja me gëzim sepse e shifja orën ne mengjes dhe e dija se tashme ishte koha ti dërgonim puthje njëri tjetrit zemra dashurie e gjithqka përmes mendimit për njeri tjetrin sepse nuk kishim telefona smart atëkoh dhe kjo ndjenj më bëri te lumtur pa mas. E gjith kjo dashuri zgjati plot 3 vite pra ishin 3 vite te lumtura dhe te paharruara dhe gjithqka përfundoi mu ne kohën kur familja ime me pyeti se kur do fejoheni e un nuk kisha tekst tu thoja qe ne nuk jemi bashk më. Un dhe ajo i ndajtem rrugët tona shkaku i shoqëris se saj ne fakultet se gjoja ato më kishin njohur edhe me herët mua diqka qe nuk ishte e vertet aspak dhe ishte tmerr kur e shef njeriun qe e dashuron me zemër te largohet gradualisht te rreshqet nga jeta pa mundur të veprosh asgjë sepse ato luanin rrolin e femrave te ndershme e kshilltare, po kur nuk di te kshillosh dikënd pse flet atëher pse hyn ne mëkat te pakten pse gënjen apo kan harru njerzit qe nje dit do shtrihën ne drejtim te varrit. U ndajtem ne te cilet shumica na kishin zili se pse ne ishim bashk sepse ajo kishte kushtet me të mira se un kurse un punoja punë fizike për te jetuar jetën dhe nuk kisha mundsi te vazhdoja fakultetin për shkak te kushteve ekonomike. Jeta vazhdonte por e zymt disi gjithkqa kishte vdek njejt edhe shpresat por prap shkoja me nje fuqi te pergjysmuar dhe vetem tek zoti kërkoja mbeshtetje. Pasi kaloj një period dola si nje pjesë e moshatarve te mi ne perëndim dhe pas ca kohe rregullova dokumentet dhe mbas 4 viteve shkova ne pushim ne vendlindje, ishte diqka e papërshkruar te shifja prap familjen time mas ca viteve por prap shum me pyetshin se pse nuk isha i martuar e un ju thosha se nuk mundem te gjej nje njeri te sinqert sdi nuk po mund te dashurohem më. Nje dit dola ne qytet me shokët e mi që kishte kalu nje kohë e gjatë e si kisha pa dhe at mbrëmje kishte qen me mir mos te kisha dal fare ne qytet, me shoqet e saj po vjen ish e dashura ime duke qesh me to dhe kur më pa mbeti mbeti e habitur. U ulën disa tavolina larg nesh dhe i shifja se bisedonin por un e ajo hynëm ne kujtime te thella. Pas nje kohe donim te largoheshim nga aty dhe posa dola nga dera e ndegjoj nje zë me thërret hej o X .. kur kthej kokën ishte ajo që njeherë i kishim thën njeri tjetrit te dua. Biseduam pak dhe vendosem te takohemi prapë nje dit para se un te ikja ne perendim. U takuam biseduam shum orë mandej edhe darkuam se bashku dhe mësuam nga njëri tjetri se te dyt ende ishim te pamartuar sepse ne nuk kishim besim kujt ti themi te dua apo ne kishim humb shpresat për dashuri te vertetë, ajo me tregoi se nga ndarja jonë kishte vuajtur shumë por nuk mundi te ma thoshte atëkoh sepse mendonte se un nuk do te ja falja. Në syt e saj shiqoja që ajo ësht duke pritur diqka me shum nga un por un nuk mund te ja thoja se ende e dua sepse ishte ajo që deshti te largohet nga un kur un e doja me shum se vetën. Te ju tham te verteten e dua me shpirt dhe vetëm fytyra saj me del para kur shiqoj ndonje femër, ajo ishte gjithqka për mua qe në shiqim te parë. Qka me thoni ju ti shenoj e ti tregoj ndjenjat e mia për të apo ndoshta e ka vetem me qellim se tash un gjindem jasht dhe situata ekonomike ka ndryshu, ka apo ska dashuri te vertetë si thuni ju? Mua me duket se ne jemi ende te dashuruar vetem ne heshtje por un jam ai qe ndegjova gjithmonë zemren time e ajo me maltretuë për të sikur ta kisha pa tashmë për her te parë. Pra ju që jepni këshilla mos hyni ne mëkat se ju jeni martuar kurse un e shoqja juaj vuajm. Ju lutem pa paragjykime por tregoni qka kishit vepru te kishit qen ne gjendjen time. Me falni e zgjata me historin time por kisha nevoj te shenoja.