Cdo njeri duhet me u nis prej familjes tvet, mos ofendoni gra nese keni moter dhe nane vet…

Cdo njeri duhet me u nis prej familjes tvet, mos ofendoni gra nese keni moter dhe nane vet… – Anonim ju lutem. Pershendetje juve grupi histori te jetes dhe juve lexues e komentues te saj. Cdo njeri ka diçka nga jeta per fe shkruar apo per te thene. Secili nga ne kemi lloj- lloj historish(storje) per te treguar, ja qe nuk jane te gjitha te njejta. Nese hyjme ne detaje secili njeri dallon nga tjetri si per nga imazhi i tij, per nga dhembeshuria dhe zemergjeresia e tij. Por.. me mire qe dallojme e nuk jemi te gjithe njesoj sepse bota do te duket e pakuptimt dhe ne nuk kishim per te rrefyer diçka per ate njerez te keqinj. Kam lexuar shpesh ngjarje te ndryshme nga shkruesit dhe perjetuesit e kesaj faqeje. Nga nje ane them: se jeta eshte si nje liber, ne jemi nga pamja kopertine e librit, ndersa mbrendesia e librit eshte edhe brendesia-shpirti e zemra jone. Po sikur ta shkruanim e ta lexonim at liber gjere ne fund, atehere do ta kuptojme se edhe ne jemi nje dite drejt atij fundit, edhe ne kemi nje dite nje fund qe do te mbetet ketu ose per te mire apo per te keq. Prandaj, çdo njeri me u nis prej vetvetes, prej nenes ose motres se tij, beso se kurre s’do ta lendonte, ta thyente nje bije te dikujt tjeter qe e ka lind e rritur me mund te madh. Por, fatkeqesisht ashtu nuk ecim drejt kesaj rruge, bile as qe e mendojme, me te vertete do ishte me ndryshe po t’i mendonim nenat e motrat tona. Edhe une si te gjithe te tjeret kam perjetuar pothuajse shume gjana ne jete jo te kendshme. Jam ule por edhe jam ngritur. Jam bere akoma me e forte edhe atehere kur mendova se u dorezova, kur thash me se dua kete jete. Vetem Zoti i Madh e dinte se si po ndjehem une shpirterisht e thyer, e lenduar, vetem ai ma dha at force mbrenda meje qe une te filloj te ngritem gradualisht sikur ec neper shkalle.Çdo dite zgjohem me nje ndjenje me ndryshe se dje, çdo dite po zgjohem me nje dhimbje jo ne fytyre por mu thelle aty ne shpirt, çdo dite po zgjohem me kete luften time te mbrendshme se a do mund te t’ia dal mbane ashtu siç po e mendoj te arrij per me te miren per femijet e mi, per te cilet jam nene dhe “baba”. Kjo eshte jeta !! E padrejte shume po edhe tinxare. Prandaj mire do ishte qe çdo njeri se pari te vetedijesohet, te formohet e pastaj te krijon familje sepse familja eshte per ata qe dine diçka primare dhe e shenjte. Babe mund te behet çdo njeri se at Zoti e ka nda, por per t’u bere baba i ” vertete” duhet me qene njeri me ndjenja prinderore.E dijme gjithe kur thuhet: se e mira mundet me te miren ne kete dynja dhe e keqja mbulohet me te keqen heret apo vone. Ne fund do them se: miku im i pandashem me mua, i cili ka be shtepi mbrenda shpirtit tim eshte loti. A thua valle a do ike ndonjehere apo do te qendron me mua gjere ne fund… Kaloni mire, paqi shendet e fat…