fbpx

Burri me tradhton dhe thot ato femra jan si dyner, ti je biftekun qe e mbaj ne shtepi…


Burri me tradhton dhe thot ato femra jan si dyner, ti je biftekun qe e mbaj ne shtepi… – Pershendetje.Ju lutem anonim.Jam 40 vjec ,e martuar qe prej 15 vitesh dhe me 3 femi. Burrin e kam njohur vete dhe te dy rame dakort per martese sepse jemi pelqy shkurt .Ai eshte 12 vjet me I madh dhe une me te kam provuar dashurine,embelsine dhe vuajtjen te gjitha ne kete martes sepse martesa eshte e llojllojshme dhe e imja ka qene shume e veshtir qe ta kuptoj, aq me pak ta perjetoj. Ai ka qene mashkulli I pare per mua dhe I vetem deri tani.Ai kishte kaluar disa pervoja para meje,me 2 femra edhe kishte bashkejetuar me femra tjera. Martesa jone ka pasur ulje dhe ngritje,me ka tradhetuar shume here,por prap mua me donte,ose keshtu me dukej mua dhe per ate arsyje ja kam falur se cilen here sepse gjithmone me thoshte burri del han dynera po biftekun e mban ne shtepi. Ka 2 vite qe ai eshte lidhur me nje femer tjeter qe eshte 5 vjet me e madhe se une,nje grua qe ka bashkejetuar me shum meshkuj,e cila ka nje vajze 20 vjec dhe veq kqyr kujt mi mbet ne dore dhe e ka gjet burrin tim sikur nje kandidat i persosur per ta humb kohen. Kur kam lexuar sms-te qe shkembenin se kam dashur veten. Kishin vendosur qe mua te me mbanin sherbetore,me quanin katunare dhe qe do te me luanin nga ment.Ai qe I betohej asaj per dashuri te perjetshme dhe se do ishte baba per vajzen e saj.Shume e shume fjale te tjera,foto,video.Pasi u clirova duke qare me ze e mbyllur ne dhome ,mblodha veten dhe iu drejtova gjykates per divorc sepse smund ta duroj me kete dhimbje dhe kete mllef ndaj vetes qe ja kam fal ne tere ato momente qe me thoshte te dua .Ketu u hasa me nje problem tjeter.Une duhet te dilja nga shtepia,per momentin jam pa pune edhe pse me shkolle te larte e me master por skam gjet ende pune dhe nuk e di se qfar te bej apo Ku te shkoja me 3 fmi qe nuk punojn apo te jem e nvarne nga dikush .U detyrova te terhiqem nga divorci edhe pse isha shume e deshprume nga ai dhe nuk doja asesi qe ta ndaj nje shtrat me te me as qe te merem me te asgje hiq hiq.Une tani bej nje jete skandal me shpese per te gjetur nje pune te hajrit qe te mund tia dal e vetme.Une jetoj ne Tirane.Jam munduar te gjej ndonje zgjidhje tjeter,por nuk di.Flm qe harxhuat kohen tuaj per historine time.Pres keshilla,sugjerime.