Burri me tradheton me kunaten,Kur ja tregova sms kunatit me tha... | Histori Të Jetës
Burri me tradheton me kunaten,Kur ja tregova sms kunatit me tha

Burri me tradheton me kunaten,Kur ja tregova sms kunatit me tha…

Burri me tradheton me kunaten,Kur ja tregova sms kunatit me tha…- Pershendetje.E di se ua ber monoton historit e tradhtis po doja qe edhe un te ndaj historin time. Para do kohesh shkrujta per tradhetin e burrit tim me gruan e vellaut vet dhe ju falenderoj gjithve per keshillat. Pavaresisht gjithçkaje vendosa ti mbyll syt dhe te vazhdoj martesen me te vetem per hater te vajzes time duke me premtuar burri se me nje gje e till nuk do te ndodh se do i perkushtohet vetem vajzes dhe mua. Po kohet e fundit jeta me esht ber fer vin deri ne at pik qe dorzohem nga gjithçka bile edhe nga jeta ime çdo gje ka nje kufij e ai kufijt i ka kaluar. Bile disa her me esht kercnuar se do me mar vajzen dhe do ta largoj nga un. Çdo gje ne jeten time me eshte ber lemsh. Çdoher kur jemi bashk ai ne vend qe te kaloj koh me mua dhe vajzen mer telefonin dhe shkruan me ate. Kur i flas un diçka keq per te ose i them meru me mua dhe vajzen ai çohet e me godet duke bertitur ti do me mesosh mua me kend dua flas. Gjithçka derime tani kam duruar per vajzen pasi nuk dua qe ti perjetoj traumat qe perjetoi nje shoqja ime duke i then njerzit ty po te kishin dashur babai e nena nuk do ishim ndar shpesh bile edhe bastard e kajn quajtur çdoher me vinte keq per te po kur nuk me ka shkuar ndermend se edhe vajza ime mund te quhej ashtu. Burrit te saj shpesh ja kam spjeguar ket gje po perfundonte biseda duke me quajtur te çmendur duke me then se gruaja e tij nuk ben nje gje te till. Dje kur ia pash mesazhet qe kan shkruajtur burri im me ate ja dergova burrit te saj si prova po prap me tha ti nuk mund te trillosh gjera te tilla per gruan time. Ai asnjeher nuk i del zot vellait te vet po gruas bile edhe familjen e vet e ka larguar ngase nuk ia do gruaja. Per ket gje kam biseduar edhe me vjehrin per te kerkuar zgjidhe por ato te vetmen zgjidhe qe me than asht te kqyrim te naj hoxh gje te cilen un e kumdershtova pasi sme pelqejn gjera te tilla. E vetmja gje qe dua eshte rehatia e vajzes time nuk mendoj per asgje tjeter po rehati ne ket mjedis nuk ka. Shumica nga ju jeni nena dhe e dini se femija nuk mund te braktiset nuk e kam ngase do me gjykoj mua por kam frig se do gjykohet ajo sikurse qe i ndodhi shoqes time dikur. E vetmja gje qe me mban per jet eshte vajza ime pasi mendoj se çdo gje ka perfunduar pasi me tha mos u mer me ne sdua te te shoh nuk je ti askush qe tme gjykosh jeten time. Nganjeher dua qe te mar vajzen dhe te iki po nuk kam as pun as pasuri familja e prinderve te mi nuk kan pasuri te mjaftueshme po jeta me zor nuk shkon. Me ket martes jemi duke shkatruar 3 jet time te vajzes dhe jeten e tij. E dua burrin tim ka 15 vite qe njihemi e 4 vjet jemi martuar po qe kur ka fillu ajo te miret me burrin tim nuk kemi qetsi ne shtepi. Ju faleminderit shum qe ndajtet koh per historin time doja vetem te qaja nje hall me ju. Zoti u bekoft e ua dhasht gjitha tmirat.