fbpx
Burri me tradhetoj ne moshen 50 vjeqare me

Burri me tradhetoj ne moshen 50 vjeqare me…!


Burri me tradhetoj ne moshen 50 vjeqare me – Përshëndetje miq! Gjithmonë i lexoj historitë nga jeta pikërisht në këtë gazetë, por kurrë nuk e kisha menduar se edhe unë një ditë do të bëhesha pjesë e kësaj faqe. Historia ime është sa komike, po aq edhe dramatike njëkohësisht. Kam njëzet e pesë vite martuar, por që lidhja jonë do të përfundonte në këtë mënyrë, nuk më kishte shkuar mendja asnjëherë. E keni dëgjuar shprehjen, se për burrat në moshën pesëdhjetë vjeçare vjen adoleshenca e dytë? E pra, kjo është e vërtetë, është e vërtetuar edhe nga psikologë dhe analistë, por edhe e provova vetë në kurrizin tim. Gati njëzet vjet më parë unë me bashkëshortin tim emigruam në Gjermani dhe si çdo emigrant, patëm edhe ne vështirësitë e para të emigrimit, derisa filluam u përshtatëm me vendin, me gjuhën dhe me kulturën e vendit ku ne jetonim. Mes vështirësive të mëdha, jeta dukej se ishte edhe më e bukur, të paktën unë kështu e mendoja. Unë me Fatmirin, bashkëshortin tim, ishim më të bashkuar, më të dashuruar dhe kishim një unitet të paparë mes nesh. Të dy vuanim për një qëllim; të mblidhnim të ardhura për të patur një familje të kompletuar nga të gjitha anët. Mbas dy vitesh erdhi në jetë vajza e madhe dhe mbas tre vitesh, u bëmë edhe me djalë. Nuk kishte më të lumtur se ne. Fatmiri punonte në kuzhinë në një restorant ku shkonin vetëm VIP-at dhe paguhej shumë mirë. Më pas, kur u rritën fëmijët dhe filluan shkollën, punoja edhe unë kur më dilte ndonjë punë. Tashmë që kthehem dhe i kujtoj ato vite, mendoj se si më ka kaluar gjithë kjo jetë pa u ndjere fare. Njeriun, puna, hallet e gëzimet e mbajnë gjallë. Shpeshherë njerëzit ankohen se “pse nuk u bëmë ne njëherë rehat”. Po ju jap një këshillë, se njeriu nuk gjen asnjëherë qetësinë, madje atëherë kur thotë se “tani jam rehat dhe i lumtur”, ta dini se aty dhe fillojnë problemet tuaja. Me sa duket, kështu qenka ligji i jetës.Ja, kështu ndodhi edhe me familjen time; njëzet vite në emigracion kishin kaluar shumë shpejt e tashmë jetën tonë e kishim rregulluar disi. Në Gjermani kishim blerë një shtëpi dhe të dy fëmijët kishin filluar universitetet, vajza për Drejtësi dhe djali ishte në vitin e parë për Mjekësi. Fëmijët ishin bërë shumë të mbarë, ata asnjëherë nuk na kishin krijuar as më të voglin shqetësim. Fatmiri, vazhdonte punën, por tashmë me orar më të shkurtuar, pjesën e mbetur të kohës e kalonte duke ndenjur në kompjuter. E shikoja gjithmonë që e tërhiqte shumë interneti dhe më dukej sikur ai ishte i varur prej tij. Unë futesha shumë rrallë dhe të dy ne kishim vetëm një faqe në Facebook, kjo për faktin që të mos krijoheshin keqkuptime midis nesh. Fatmiri kishte qenë gjithmonë shumë i hapur me mua. Ai për çdo gjë mundohej të ishte transparent në familje, ose të paktën unë kështu e kisha menduar dhe përfytyruar deri në momentin kur atij i dolën gënjeshtrat sheshit. Kur e mendoj tani, më vjen, edhe për të qeshur, edhe për të qarë njëkohësisht. As vetë nuk e besoj që një mendje mund të jetë kaq pjellore sa të thurë intriga të tilla.Një ditë, djali erdhi nga shkolla dhe hyri në kompjuter. Ai kërkonte një dokument në internet, ishte një material, që e kishte parë një jave më parë, mirëpo nuk po e gjente dot. Dhe, sipas asaj që më shpjegoi djali, ai ishte detyruar të shikonte historikun e gjërave që kishte parë në internet, për ta patur më kollaj gjetjen e materialit që kërkonte. Por kjo gjë bëri që ai të ndeshej me një surprizë të pakëndshme. Ndër të tjera ai zbuloi se i ati kishte përdorur “google translate” (për të gjithë ju që nuk e dini, është një program për të përkthyer nga një gjuhë në një tjetër). Duke parë në historikun e kërkimeve, djalit i kishte rënë në sy se përdorej jashtë mase ky program dhe kurioziteti e shtyu për të parë se çfarë përkthente personi që e përdorte atë program. Po ç’të shikoje?! Djali ishte befasuar nga ato që kishte lexuar. Më mirë po jua sqaroj më thjesht gjërat që edhe ta kuptoni më mirë. Ish-burri im ishte lidhur me një grua arabe, e cila punonte në restorantin ku punonte edhe im shoq. Me thënë të drejtën, nuk e di se nga ç’vend ishte, por di që ata dy komunikonin në Facebook në gjuhën arabe, për të mos u kuptuar nga ana ime. Kjo grua në Facebook figuronte me një emër mashkulli dhe unë e shikoja shpeshherë Fatmirin që komunikonte me të, por ajo që më kishte thënë ishte se ai ishte një koleg pune dhe diskutonin për menunë e ditës që do të përgatisnin në restorantin ku punonin. E kuptova që djali diçka kishte zbuluar në kompjuter, por ai mundohej që të ma fshihte. Ajo që pashë ishte se atë ditë ai po printonte shumë materiale, por këto nuk kishin të bënin me shkollën e tij. Ishin tradhtitë e babait të tij, që hiqej sikur ishte njeri i përsosur. Të gjitha fletët i mori me vete. Mbasi ai iku, unë u ula në kompjuter për të parë se çfarë kishte djali që u shqetësua aq shumë sa u pre në fytyrë, po me thënë të drejtën unë nuk marr shumë vesh nga elektronika, kështu që nuk kuptova më asgjë. Djali e kishte ndjekur të atin, në bazë të atyre që ai shkruante dhe takimeve që ata të dy linin dhe e kishte kuptuar se ai më tradhtonte.Mbas një diskutimi që kishin bërë me të motrën, ata kishin vendosur të më tregonin gjithçka, duke më sjellë dhe mesazhet e dërguara nga im shoq drejt asaj gruaje, që dhe sot e kësaj dite unë nuk kam arritur t’ia shikoj fytyrën. Vajza bashkë me djalin erdhën një paradite, kur Fatmiri ishte në punë dhe më kërkuan që ne të bisedonim, ama një ndjenjë si ankth kishte një javë që më ngacmonte. Vajza m’u afrua, më hodhi dorën në qafë dhe më tha:– Mama, ne e kemi për detyrë të ta themi dhe ti vendos vetë se çfarë duhet të bësh me të…Pa mbaruar fjalët, ajo shpërtheu në lot. Fillova ta përjetoja edhe unë shumë keq, zemra po më rrihte dhe nuk po dija më se çfarë të mendoja. Ama, vetëm te Fatmiri nuk më kishte shkuar mendja. E përqafova vajzën dhe e pyeta se çfarë kishte ndodhur. Atëherë u hodh djali dhe më drejtoi një tufë me letra, duke më thënë:– Këto janë provat që babi të tradhton me dikë tjetër.M’u errën sytë dhe nuk po dija se çfarë të bëja. Vajza u ngrit e më dha një gotë ujë. Ndërkohë, mua më lenduën lotët dhe letrat i mbaja në duart që më dridheshin, por nuk mundesha t’i lexoja. Ju betohem miqtë e mi, se as hasmit nuk do t’ia uroja një gjë të tillë! Vdekjen e kisha menduar, por që të më tradhtonte Fatmiri, gjallë në botë se e hidhja nëpër mend. E gjithë jeta me të më shkoi nëpër mend dhe sytë derdhnin vetëm lot. Zemra vuante sikur ai nuk ekzistonte më në këtë jetë. Më pas, djali më tregoi se si e kishte zbuluar këtë histori nga kompjuteri dhe se si më pas ai e kishte ndjekur të atin për t’i verifikuar gjërat dhe të gjitha këto ishin të vërteta. Ai ishte lidhur me një grua myslimane që mbante edhe shami, po nuk e dinte nëse ajo ishte e martuar apo beqare. Por, të gjitha këto s’kishin rëndësi për mua, më mjaftonte fakti se ai më kishte tradhtuar. Djali nuk i kishte rënë në sy të atit dhe çdo gjë shkonte në mënyrë normale në familjen tonë, derisa ai u kthye atë mbrëmje dhe u përball me mua dhe me fëmijët e tij. Ai u mundua që të mohonte çdo gjë, por provat flisnin ndryshe. Djali i zgjati fletët e printuara, ku dukeshin qartë mesazhet e shkruara prej tij. Ai shkruante: “U bënë 12 orë që nuk të kam parë me sy dhe më duket sikur do të humbas, nuk mundem të jetoj pa të mbajtur ty në krahët e mi, ashtu siç bëj kur jemi të dy bashkë”. Ky është vetëm një ndër mesazhet e tij, por të tilla kishte pa fund dhe unë i lexova të gjithë, për të ndërgjegjësuar veten se me atë njeri mashtrues nuk mund të jetoja asnjë moment.Atë natë, mbasi i treguam provat, Fatmiri u ul në gjunjë para këmbëve të mia duke më kërkuar falje, por një njeri që të tradhton njëherë, nuk e ka për gjë që ta bëjë prapë, kështu që unë, më mirë zgjodha të jetoj vetëm dhe me fëmijët, sesa t’i shërbej një njeriu mashtrues dhe tradhtar. Tradhtinë e tij ai po e paguan. Jo vetëm mua, që nuk mund të më ketë më në krah, por tashmë ai nuk ka as fëmijët e tij. Ata e kanë mohuar babanë e tyre për atë veprim të ulët dhe ordiner që ai kishte bërë prapa kurrizit tonë. Ja, pra, kjo është historia ime, që nuk do t’ia uroja askujt. Tashmë e kam kuptuar se është më mirë të jetosh vetëm dhe me nder sesa të të poshtërojnë në atë mënyrë. Prandaj, mikesha të dashura, ju thashë edhe me lart se në këtë moshë burrat kalojnë vërtet adoleshencën e dytë, prandaj ju mundohuni të jeni vigjilente, që të mos e pësoni kështu si unë.Burri me tradhetoj ne moshen 50 vjeqare me