fbpx
Grun e pare

Burri me thoshte “Grun e pare e kam pas shume ma te bukur se ty”, nuk dilte me mua neper qytet dhe…


Burri me thoshte “Grun e pare e kam pas shume ma te bukur se ty”, nuk dilte me mua neper qytet dhe… – Përshëndetje, historia e jetes sime është e gjat dhe e dhimbshme, ju lutem mos me gjykoni as mos me jepni moral sepse vetem nese bini ne vendin tim dhe perjetoni ato qe un perjetova do mund te me kuptoni. Isha nxenesja me e mire ne shkolle dhe isha krenaria e babait tim i cili buken nga goja e hoqi vetem te me shkolloj dhe te mos me mungoi asgje. Shkollen e mesme e mbarova me te sukses shembullor dhe diten qe mora diplomen njoha njeriun i cili me shtyri drejt gabimit me te madh i cili ma shkaterroi ter jeten time. Si e re dhe si femij fshati e papervoje perfundova ne shtrat me te dhe nga ai moment bota ime u ndryshua, per te len pastaj pas familjen dhe gjithqka per te shkuar te jetoj me te dhe familjen e tij ne varferi ekstreme dhe ne krejt tjera rrethana nga ato qe isha rritur,per te perjetuar disa muaj me tortura e maltretim fizike e psikologjike nga ai i cili e zgjodha per shoqerues te jetes derisa mora guximin dhe i tregova familjes se nga vinin te mavijosurat ne fytyren time dhe ata menjhere reaguan dhe me ndane nga ai. Ishin pastaj gati 10 vite e mbyllur ne shtepi, shoqet e mija te gjitha kishin nisur jeten e vet dhe un kisha humbur qdo kontakt me to, e vetmja gje qe e beja ishte qendrimi ne shtepi ose ndonje vizite ne te aferm ndonjehere. Pas disa viteve ne at gjendje nje i aferm me propozoi per nje djale dhe pas njoftimit te tij njeher nga ana e familjes dhe pas 2 kafeve qe i pim se bashku vendosa te fejohesha me te. Ne fillim ishte gjithqka ne rregull, ndjeshesha e lumtur me te edhe pse ai gjithnje me nenqmonte, me thoshte se gruaja e pare ka qen shum e bukur nuk dilte me mua neper qytet nuk me njoftonte me askend as nga familja as nga shoket, takimet tona gjithmone ishin vetem ne te dy mirepo un prap te gjitha shpresat e jetes i kisha varur te ai dhe me dukej gjithqka perfekte, deri ne momentin kur jeta me goditi perseri dhe krejt papritur ai me erdhi me vendimin se dua te ndahem nga ti me arsyen se jam steril dhe un asnjehere nuk mundem te kem femije, siq tha ai ti je e re e ke jeten perpara dhe sdua te te lidh per nje njeri qe smund te te ofroj nje familje dhe nje te ardhme. Bota per mua u rrotullua nen kembet e mia, u ktheva ne shtepi e shkaterruar totalisht dhe me ndjenjen se per mua jeta mori fund dhe e vetmja arsye pse vazhdoja te merja frym ishin prinderit e mi. Koha kaloi shpejt dhe me kohen edhe un dashje pa dashje duhet ta vazhdoja jeten, gjeta pune, fillova studimet dhe edhe pse me vonese edhe pse e shkaterruar studimet me ecnin per mrekulli te gjitha 10, bera edhe shoqeri dhe fytyra ime filloi te buzeqeshe perseri, deri sa ne vendin ku punoja nuk erdhi ai i cili u be shkak per goditjen perfundimtare qe te me shpie ne gjendjen ne te cilen gjindem sod, gjendje ne te cilen vetem po mar fryme por nuk po jetoj. Ishte ai i cili saher dilja nga puna e vereja se po me shikon me buzeqeshje por asnjehere nuk e mendova arsyen, deri sa nje dite ne fb me erdhi nje kerkese shoqerie dhe kur e hapa pash se ishte po ai,filluam te flisnim,ai paraqitej njeri perfekt i cili fal namaz e agjeron ramazan e paraqitej engjull, nuk e di as vet se si, ndoshta nga mungesa e dashurise por vetem kur e kam pare veten se jam tmerresisht e dashuruar pas tij, edhe ai me shfaqej shum i dashuruar bente gjithqka qe ishte e mundur te me bente te lumtur, vetem te mrrolur te me shihte ishte ne gjendje 20 her brenda nje ore te me telefononte, kisha ndjenjen se me ne fund fati me buzeqeshi dhe se lumturia ime tanime do ishte e pafund, po benim plane per jeten e perbashket edhe emrat e femijeve i kishim menduar kur nje dite krejt papritur ai ndryshoi komplet sikur te ishte nje tjeter njeri, filloi te bente gjerat me qellim te cilat e dinte se une i urreja dhe pas 2 viteve lidhje pasi per shkak tij humba punen, studimet moren te poshtzen dhe fillova nga te gjitha 10 te merja 7, pasi e gjith familja e dinte se jam ne lidhje me dike por qe asnjher nuk deshti ta bejme lidhjen familjarisht erdhi ndarja ne menyren me te keqe te mundshme, kaluan muaj pa e par pa ndegjuar asgje per te, derisa filloi shoqeve te mija te ngushta tju shkruaj ne fb e tju kerkoj te dalin me te e ti lus per mardhanie, numrin tim jau shperndau te gjithve, me therrisnin e me shkruanin lloj lloj idioti derisa u detyrova ta nderroj numrin.Kur e pa se e kam nderruar numrin filloi tju shkruaj shoqeve te perbashketa qe kishim te lutem a mund te ma merni numrin sepse dua te pajtohem me te, edhe pas muaj te tere ndarje e gjeti menyren te me shkruaj te me thot se jam penduar nuk mund ta dua askend tjeter pos teje, ti je e vetmja femer ne jet qe e kam dasht dhe me kthei perseri ne gjendjen e me parshme edhe pse me dergonte foto me femra te tjera neper motele un prap se prap vendosa tja fali te gjitha sepse smunja ta mendoja te ishte burri i dikuj tjeter ose un te jem gruaja e dikuj tjeter pos tij, katili nuk u mjaftua me ato qe me beri ti vuaja por plot 3 her ma beri te njejten gje, e caktuam diten dhe oren se kur da dalim te pijm kafe dhe te vendosim per te ardhmen tone dhe qe te gjitha heret pak para takimit me bllokon gjithkund nuk mund ti shkruaj nuk mund ta therras vetem zhduket pa lene xhurme per tu kthyer pas disa javeve perseri me te njejtat sjellje me te njejtat fjale dhe per te me lenduar qdo her e me shume.Tani me nuk flas me te me ka bllokuar gjithkund,sa ndjej urrejtje per te aq me mungon,sa me kujtohen te kqijat qe mi ka bere, sa me kujtohet sa e lumtur isha me te, po vuaj pafundesisht, jam ne depresion te thelle, nuk dua me te jetoj, por smundem as te vdes. Vetem e lus zotin te me ndihmoj dhe ati tja japi denimin e merituar, sepse vuajtje ne jet kam pasur mjaft por me e tmerrshmja ishte kjo, sepse ishte ky njeri i cili mua me lenduu ne menyren me te poshter te mundshme dhe tani me jam nje e vdekur e cila mer frym, gjithqka brenda meje po vdes ngadal ju lutem me tregoni se qfar te bej sepse nuk dua te vdes pa e shijuar ndjenjen e te berit nene.