fbpx

Burri me ka shitur mua per ti la borgjet e tij, une e shikova ne sy dhe i thash…


Burri me ka shitur mua per ti la borgjet e tij, une e shikova ne sy dhe i thash… – Pershendetje,anonim ju lutem. Dua edhe un te tregoj historin time. Ndoshta do tju duken genjeshtra keto qe do ti tregoj por me besoni qe jan te verteta. Un jam 30 vjeqare dhe kam nje vajz e cila me mban ne jete, ne te kunderten sot nuk do te isha e gjalle duke shkruar. Si e re kisha nje jet shum normale dhe te lumtur,shkollohesha dhe ne te njejten kohe edhe punoja. Si me shkollen e mesme ashtu edhe ne fakultet. Ne prag te perfundimit te studimeve e njoftova ish burrin tim dhe u dashurova aq shum ne te saqe nuk shihja me perreth,apo ndoshta nuk doja te shihja sepse kisha deshire t’i besoj vetem atij,dhe nuk degjoja te tjeret qe me thoshin se ai nuk esht per ty,duke perfshire edhe familjen time te cilet nuk ishin aspak te kenaqur por e pranuan vendimin tim.kaloi gati nje vit qe ishim ne lidhje me ish burrin tim se kalonim mjaft mir por meqe isha mjaft e angazhuar me pune nuk kishim koh te takoheshim shpesh qe ta njoh me mir por edhe i besoja shume. Erdhi koha u martuam dhe deshti zoti te mbetem shtatezene menjehere. Por qe gjerat nuk shkonin ashtu si duhet. Burri im dilte qdo dit dhe pothuajse qdo nat vinte von me shtepi e ndonjehere nuk vinte 2 ose 3 dit as net. Kur ishte ne shtepi gjithe kohen fliste me njerez ne telefon dhe ishte teper depresiv saqe nuk e njihja fare. Thoja me vete: a esht ky njeriu qe un e kam dashuruar? Her vinte ne shtepi dhe kishte grumbull parash me vete por diten tjeter nuk kishte asnje. Dhe me merrte mua te gjitha parate. Keshtu kaloi shtatzenia ime me stres maximal dhe erdhi koha e linda vajzen. Kisha shpresa qe burri do te lidhet pas vajzes dhe do rrije me shum me ne por jo. Ai ishte qdo dite e me depresiv madje nuk donte as ti flas dhe ta pyes asgje, sado qe mundohesha ti flas me te mir duke i thene se nese ke ndonje problem me trego dhe do te mundohemi ta zgjidhim bashk. Nje dit rastesisht ishte afer telefoni i tij dhe erdhi nje mesazh. Edhe pse nuk ishte shprehi e imja te prek telefonin e tij por isha kurreshare. Dhe pash se ishte nga nje person i cili i thoshte qe nese nuk i sjell parate do t’a paguash shum shtrejte. Gati sa nuk vdiça nga frika une dhe nuk dija ç’te bej. Kur e pyeta me tha keto jan punet e mija ty nuk te interesojn. Kisha frik edhe ti bej presion sepse ishte bere edhe shum agresiv. Pas 1 jave kur un po kthehesha nga puna dhe po prisja taxi sepse kisha punen pak larg.para meje u ndal nje minibus prej nga doli nje person te cilit nuk i kushtova rendesi. Por ai me shpejtesi me hodhi nje spray dhe humba vetedijen. Kur u zgjova isha ne nje vend te tmerrshem dhe 4 persona abuzuan me mua mizorisht.aty pash tmerrin me sy,por ajo qe me tmerroi edhe me shum ishte qe burri im qe e doja aq shum pas nje kohe erdhi dhe me mori krejt i qete por qe as qe me shikonte ne sy.e pyeta se si me gjete por nuk foli asnje fjale.dhe aty e kuptova qe ai me paska shitur mua per te paguar borgjet e tij.at nate shkova ne shtepi te tij por te nesermem shkova tek familja ime dhe me nuk pranova te kthehem tek ai. Familja ime insistonte ta lajmerojme rastin ne polici por un nuk kisha me fuqi. Ndihesha krejtesisht e vdekur. Doja vetem te harroj gjithqka. Per vajzen kujdeseshin familja ime kurse un me muaj nuk dola as ne oborr dhe 2 her kam tentuar te lendus veten. Por ishte vajza ime e cila me ktheu ne jet sepse filloi te flas ngapak dhe te ece dhe aq shum me dhimbte shpirti per te saqe thash me vete qe jeta ime mbaroi por un duhet te jetoj per te. Dhe i thash babait tim qe un dua te iki nga ketu. Dhe me ndihmen e tij dola ne europe dhe sot vajza ime ka gjithqka qe i nevojitet por un jam e vdekur ne shpirt,sado qe me ndihmen e psikologes time ndihem pak me mire,por serish me duket vetja si nje kukull e kurdisur. Kam mjaft oferta qe te lidhem me ndonje mashkull por qe un me asnjeher nuk do te mund ti besoj askujt. ju kerkoj shum falje qe e zgjata ndoshta por me besoni qe u mundova ta permbledh sa me shkurt.vetem deshta te shprehem sepse askush nga shoqeria dhe rrethi qe kam ketu nuk di asgje per jeten time. Nga jashte provoj te dukem si nje njeri me nje jete normale,sepse u mesova me kete rol me. Ju pershendes.