fbpx

Burri me ka perzene nga shtepia dhe me ka len ne rruge pa drejtim, une per te lash shtepin time punen time me te cilen pun un mbajta edhe familjen…


Burri me ka perzene nga shtepia dhe me ka len ne rruge pa drejtim, une per te lash shtepin time punen time me te cilen pun un mbajta edhe familjen…-PERSHENDETJE, Edhe une dua te tregoj Historine time, edhe pse do ta kem shume te veshtir ta them vetem me nje shkr** anonim.Jam nje vajz 26 vjeqare.Ne moshen 19 vjeqare pata nje lidhje me nje person te cilin ma propozuan familja me te bem fejes dhe vetem shpirti im e di qka kam vuajtur nga ai njeri, deri sa familja e tij me kan lut te largohem nga aj qe ta shpetoj jeten dhe shendetin tim sepse kishte pas qen i semur.Aty perfundoj gjithqka dhe si mentaliteti ten ne shqiptaret si e shikojne nje vajz te ndar, kjo me pengonte shume.Prap se prap mbas te gjitha dhimbjeve filloj prap te vazhdoj jeten edhe pse me shume dhimbje e sakrifica.Vazhdoj studimet gjej nje pune shume te mire,marr shtepin time e mobiloj dhe vazhdoj jetoj e vetme pa me interesuar me te kem askend ne jeten time. Thjesht i plotesoj vetes time nje jete qe cdo femer me ka pasur lakmi. Kaluan ashtu dy vite e gjys dhe e hap fb me vjen nje ftes nga nje djal edhe e pranoj. Filluam te flasim por vetem shkurt dy tre fjale sepse kishte raste qe une isha shume e ngarkuar me pune meqense kisha pergjgjsi te medha ne pune dhe skisha koh per telefon. Ky djali nje dit me merr ne telefon dhe me tregon qe deshiron te vij ne kosove dhe te me takoj ok i them une por kaluan dy tre dite dhe nuk kisha koh mbas 3 diteve une dal dhe e takoj dhe biseduam, aty u tregua shume real dhe tregoj qe ka qen nje her i fejuar dhe ka jetuar me te fejuaren pastaj esht ndar dhe esht fejuar dhe martuar me nje tjeter me te cilen kishte nje vajze 4 vjeq dhe kishte pas disa her probleme shum her ishte ndar e kthyer tek kjo e fundit siq tregonte vet kishte pasur shum vuajtje nga ajo e cila e kishte ndar po thuajse me te gjith familjen duke shpif gjana per ta. Por ato gjera i thash qe sme takojn mua ti di problemet mes tyre. Vazhduam kontaktin dhe çdo gje shkonte si eshte me se miri. Filloj te vij ne cdo 10 dite ne Kosove vetem per te me pare mua.Menjeher gati filloj te kerkoj qe te njoftohemi me familjet tona per mua ishte heret sepse duke marr parasysh te kaluaren qe kisha dhe vuajtjet qe kisha perjetuar nga ai i pari nuk kisha guxim ti besoja ketij aq shume. Mirepo ky ishte aq i bindur dhe deshira e tij ishte qe te dilte me familjen time te njoftoheshim. Mire gjithqka ishte ne rregull dhe fillova te besoj se Zoti me ka shperblyer me nje dhurate aq te bekuar ne jet qe kam afer vetes nje person si i dashuri im, te gjithe familja e ime edhe e tija ishin te lumtur me neve na perkrahnin ne cdo gje. Ai vazhdoi dhe vinte 2-3 her ne muaj te me vizitoj. Dhe nje dit me merr ne telefon dhe me thot qe deshiron te bejm fejes une i them mire mundemi ta bejm mirpo te lem pak koh me thot flasim kur te vi. Erdhi vendosem biseduam edhe e caktuam daten e fejeses mbas 4 muajve. Aty i kerkova te me premtoj qe ai ishte i sigurt ne dashurin ndaj meje mu betua ne Zot qe isha dashuria me e madhe qe kishte pasur ndonjeher, qe isha femra e endrrave te tij dhe me premtoi qe do te me dashuronte, respektonte dhe perkrahte gjithmon ne jet. Erdhi koha dhe u fejuam kaloj cdo gje si e me mire, ishin aq te lumtur duheshim aq shume cdo dite me falte dashuri e respekt qe me bente cdo her te falenderoj Zotin qe kam nje person te till afer vetes. Deshira e tij ishte qe un te shkoja te jetoj tek ai, beme kuror dhe deshira e vetme e tij ishte qe ne te kemi te njejtin mbiemer dhe te jetojm se bashku. Shkova atje gjithqka shkonte shume mire. Familja e tij ishin njesoj si familja ime, thjesht njerez me te cilet te kenaqej shpirti te rrish bashke me ta kishin nje harmoni qe gjdo kush do te deshironte te kishte ne shtepi, ai ne fillim me kishte pyetur te merr nje banes vetem per mua e at mirpo un i kisha then qe te jetojm me familjen e tij bashk dhe ashtu vepruam. Erdhi koha dhe une takova per her te par vajzen e tij te them te drejten kam pasur frik te vetja se si do te jet reagimi i saj apo si do te reagoj kur te me sheh. Ajo qe ne momentin e par u lidh aq shume me mua, nuk mundesha ta besoja as vet se si me hyri ne shpirt aj femi, si isha aq e lumtur dhe mezi e prisja diten kur kishte te caktuar per te ardhur tek ne. Kaluan 8 muajt e par te marteses dhe benim plane per dasmen e gjithqka shkonte si s‘ka me mire, me te vertet kemi qene nje qift qe te gjithe na kan pas lakmi sikur ne pamke ashtj edhe me sjellje ndaj njeri tjetrit kemi pasur nje harmoni qe tani per tani them edhe te vdes nuk me mbetet syri qel per asgje. Kaluan 8 muaj te marteses dhe ai filloi te ndryshoj ne fillim e kuptova sikur stresi i punes edhe keshtu por ato ndryshime vinin cdo dit e beheshin me te keqe e me te mdhaja. Deri sa filloi te ndryshoj prej nje njeriu qe vetem 1 ore nuk ka qendru spaku pa me mar ne telefon u shendrrua ne nje njeri qe me thonte se smundet te me sheh ne sy, gjithmon kerkojke justifikime vetem te ik bisedav me mua, filloj te me kerkoj qe te flem ne dhoma te ndara, me thoshte se ndjen nje siklet nje nxehtesi ne trup kur me sheh dhe se nuk mundet te rrij me mua ne te njejtin ambient. E durova shume, ne at moment nga fjalet e tij mu duk se bota ime u shemb mu duk qe dielli ndali syrin mbi mua, qava me zemer te lendut e te coptuar. Prap vazhdova te luftoj per te, ta dua ta duroj ta afroj tek une. Deri sa vazhdoi te me bej maltretim fizike vetem pse qendroja ne te njejten shtepi me te. Me maltretuu shum her me dit te tera kam qar e kam vuajtur pa gjum e pa buk me dhembje shpirti. Duroja gjithqka e familjes time nuk i tregova edhe ishin larg por shpresoja qe burri im do te kthehej prap si ishte me heret dhe te mos mbetet i keq te familja ime. Derisa ai vazhdimisht me bente maltretim fizike dhe psigjike. Nje dit aj me perzuri nga shtepia por familja e tij ishin ne krahun tim me mbronin nga gjithqka por atij nuk kishin qka ti benin me shum sa qe e kercenuan qe ai qe duhet te dal nga shtepia ishte ai e jo une. Mirpo aj nuk i ndegjonte asgje askend. Ai tash me ka perzene nga shtepia dhe me ka len ne rrug pa drejtim un per te lash shtepin time punen time me te cilen pun un mbajta edhe familjen time. Tash familja e tij me thon qe duhet ti jap pak koh atij dhe do te kthehet prap njesoj mirpo un ka kaluar koh qe jam duke pritur por ai nuk deshiron te bisedoj me mua. Kam mbetur kaq keq e kaq e vetmuar dhe pa asgje pasi te gjitha i humba per te, tani kam frik per fatin tim jam aq keq
Me tfalni qe e zgjata