fbpx
Burri

Burri ma dha kancerin me ane te mardhanieve, a eshte e drejt mos me e pa rriten e femijeve te mi per shkak tij!


Burri ma dha kancerin me ane te mardhanieve, a eshte e drejt mos me e pa rriten e femijeve te mi per shkak tij! – Pershendetje! Jeni faqe e mrekullushme. Eshte hera e pare qe po shkruaj por gjithmon kam qen aty duke i lexuar storjet tuaja. Vendosa te shkruaj edhe une sonte sepse ka nje koh qe me mundon nje gje. Kam kuptuar para disa javesh qe kam kancer ne vezor dhe qaf te mitres. Isha shum konfuze per disa jave dhe kam lexuar e lexuar per keto qeshtje aq sa i kam mesuar te gjitha me simptoma me shkaqet me parandalimin me te gjitha pa qka se per mua eshte von shume von sepse isha e pa vemendeshme per veten time ka shum vite kur kam lindur dhe mendoja qe me skisha nevoj per kontroll gjinekologjike. Por tash eshte shume vone… Krejt qe desha tju theme eshte se duke lexuar per shkaqet kuptova qe kanceri i qafes se mitres vjen si pasoj i kontakteve intime me shum persona por edhe partneri qe ka pasur shume kontakte me shume persona! Para shume viteve burri im ka qen aventurjer i madhe dhe sot une barte pasojat nga ai nga menyra e jetes se tij te shfrenuar! A eshte e drejt unë të vdes pa e par rriten e femijeve te mi shkak tij? Spo mundem as me sy ta shohe dhe ende sja kam perplasur ate mllef ne fytyr ati. Si te veproj edhe pse po luftoj me kte semundje te mallkuar? Nuk me dhimbet jeta edhepse jam e re per te vdekur por me dhimben femijet!