Burri i ndrron femnat para femijeve tmij, spo di qysh me zhduk prej jetes tone komplet…

Burri i ndrron femnat para femijeve tmij, spo di qysh me zhduk prej jetes tone komplet… – Pershendetje, Jam nje ndjekse e rregullt e faqes tuaj dhe pas shume historive qe po lexoj vendosa edhe une me e nda Problemin tim me Njerz te tjer, me mar naj Sugjerim apo naj Opnion tjeter Ju lutem qe postimi te behet anonim. Faleminderit. Jam nje nene e dy fmis dhe pas 8 vite martes burri u nda nga Femiet dhe Une per arsye te pa verteta. Burri ne Fakt kish gjet Grua tjeter dhe e kish planifiku te gjithen. Gjate gjith ketyre viteve jam mundu me mish e shpirt ta ruaj martesen, kam qen gjate gjith marteses besnike dhe e sinqert ndaj tij. Burrin e solla une ktu ne zvicer me gjith te mirat Dmth nuk i mungonte asgje sepse i kisha pergaditur te gjitha. Gjate marteses kisha Probleme me vllaun e tij sepse na sillte femra kafesh ne shpi, vinte i dehur dhe spo na rrespektonte. Burri osht tip (Djal Mami) me mua kurr spo u tregu Burr dhe kurr sme ka trajtu si grue por si nje pastruse duke me ofendu ne menyrat ma te ndryshme. Keq trajtimi i burrit vazhdon deri sot edhe pse jemi te ndar, ai para se me u nda me mua, me gjeti edhe disa Burra te Facebook qe thonte se demek paskam pasur lidhje me ato, une ne fakte as nuk i njihja kush jan ato. Para ca javes he kishte ti marre Fmin dhe kuptohet se ja lash sepse nuk dua te denohen Fmijet per Martesen e deshtuar. Ai sme rrespekton aspak dhe mi sölli Fmin prap ne Makin me nje Femer, ajo duke u tall me ne dhe Fmijet dhe u acarova i thash cfare eshte kjo rrugace qe ju prezenton Fmis X Femra pa mos me informuar mua. Ajo Femra qe ishte ne Makine para 3 muajsh mbeti me barr me ish Burrin tim dhe e keqperdori identitetin dhe sigurimin tim shendetsor dmth tentoj te bej Abort ne spital me Personaliet e mia. Cdohere me pengon ne tel ish Burri, behet sikur do me fol dicka per Fmin dhe sme le rehat. Shumicen e Rasteve perfundojm duke u grindur. E kam bllokuar ne tel ne te gjitha aplikacionet dhe ai vazhdon blen numra tjer dhe prap me pengon. Sonte nga ora 3 e Nates me kishte shkruar shume sms te pa kuptim. Thot se te gjitha Fjalet qe ja paskam then dikur per Familjen e tij, i paskan dalur dhe kerkon te bisedoj me mua ne 4 sy, thot se nuk e ka per bashkim te Familjes po thjesht don te sqarohet. Para ca ditesh, ja bera me dije se i kam ber denoncim per keqperdorim identiteti dhe sigurimi. Ai u be sikur nuk din asgje per ate Problem dhe ja bera me dije se po vazhdoj kshu as Fmin nuk i sheh ne te ardhme. Sonte me shenon SMS se don ta mbyse veten dhe thot ti kam fale te gjitha Gabimet (ai beri gabime qe nuk falen kurr) dhe thot se tani e ka kuptuar se kush jan Prinderit e tij. Une me Prinderit e tij nuk kam pasur naj keqkuptim te madh thjesht naj Problem te vogel mirpo edhe kur jam nda, nuk ju kam then asgje te keqe dmth edhe siper te gjithave padrejtsive e kam ruajt Gojen. Tani ky thot gjera te pa kuptimta, Fmijet nuk ja le thot askush tjeter ti ris perpos tij. Ky Fmin i la para 1 viti iku dhe nuk i interesoj per asgje, deri me sote nuk ju paguar asgje, shume here i ka len duke pritur dhe e ka fik telefonin. Une sdua asnje lloj komunikimi me kte Person sepse me ka torturuar shume keq. Tani me vje me keto lloj SMS dhe as vet nuk e kuptoj. Ju lutem me jepni ju opinionin tuaj. Faleminderit