fbpx

“Burri esht ne boten tjeter per inati te tij jam lidh me nje burre tjeter,Djemt e mi nuk po dojn me ni per ket lidhje”…


“Burri esht ne boten tjeter per inati te tij jam lidh me nje burre tjeter,Djemt e mi nuk po dojn me ni per ket lidhje”…-Pershendetje histori te jetes. E kom pa qe merni me shume histori tnjerzve kshtu qe ju pergzoj per punen! Dua te ndaj historin tem me juve edhe me marr nje lloj mendimi se nese kom bo gabim apo jo. Historia jem eshte mjaft e komplikume edhe nuk e di as vet se si kom arrit me mrri kete pike edhe si kom mujt me ja bo vetes kete tzez edhe nuk e kom dit bile as qka po ndodh. Historia jem fillon para 10 viteve. Isha e martume si ma mire, dy djem si drita gjdo sen ne rregull ama pare nuk kishim. Ishim gati tu dek per buke. Mu me erdh mundesia me shku nzvicer te daja me punu si menaxhere ama nuk e disha kujt me ja lan djemt. Burri gjithmone mka jep perkrahje mka thon shko shko se une merrna me djem hajde ti qelim syt pak anej knej tu mjep motiv me shku. Vendosa qe per tardhmen e familjes tem eshte ma mire qe une me shku ne Zvicer me mujt me bo naj pare se nKosove skishem qka me prit edhe sdishem as prej kujt me prit. Nau pshtjellen krejt financat kshtu qe e mora vendimin edhe shkova. Punova disa muj edhe ju qojsha pare me tmadhe te burri per djem. Udhetojsha nderkohesisht mirepo kohen kryesisht e kom kalu ne Zvicer. I bona letrat me ni Zvicran edhe jeta filloj me mu ndreq. Gradualisht ja bona burrit e fmive edhe u shperngulem krejt nZvicer pas ni kohe. Une jom mundu gjdo sen qe e kom bo per fmit e mij edhe burrin tem, se kom menu qe ka mujt najher tpa drejten me ma bo burri sepse gijthmone u mundu mem jep forc. Kur isha e lodht nuk mlejke mu lodh menihere mrrike gati, bon djali kaniher hajgare e mthot mam ti ma burr se babi se babi rrin nshpi e ti punon ama qishtu u kon jeta, qishtu u kon mundesia se kena kqyr kush tek. Ne vitin 2012 vendosem me ble ni lokal nPrishtine tvogel sa me lshu me qera najkujt sepse tasht i kishim punt mire, banes po tonat po edhe skishim kujt mi qu pare. Vjehrria mu mvdiqen meniher mas luftes edhe kerkush su kon nzorr per neve edhe ja nisem mi palu paret kadal dale. E blejtem lokalin nPrishtine edhe ne qat periudh burri ma bojke po shkoj pe marr qeran edhe une aq e nxan me punen skisha kohe mu merr me lokal veq ja dorezojsha burrit paret kur i vyshin per me “ndreq” lokalin. Lokali u ndreq edhe e lshum me qera, sa here vike fundi mujit dojsha me shku ne Prishtine me marr qeran burri insistojke po shkoj une po shkoj une. Mendojsha vet me vete ska faj se ska qka bon gjith diten hajt le tshkon ky. Une e shkreta pa sherr skom dit sen. Pas 1 viti qe e kem ble lokalin, burri filloj me pas nje kollitje shume tkeqe edhe shkum te mjeku, ja jepi diagnozen e kancerit ne fazen e tret femrore dhe pa sherim ne mushkeri. Kta e ditem qe ska pshtim kshtu qe dita e dites e pritshdm vdekjen e tij. Pas 7 mujve me shume chemoterapy me shume dhimte, nderroj jete burri edhe na la. Une mbeta nane e vetme me dy femij qe hala nuk ishin te mdhaj per me u kujdes per veten edhe mbeta ne pozit shume te veshtir. Ja kerkova dajes ni pune ma tleht ne firm qe nuk eshte shume e gjat dhe ma dha. Mu kujtu pas 3 mujve qe mvdiq burri qe qeran e lokalit se kom marr hala edhe mu deshke me shku me marr edhe ja lash dajes djemt per me u kthy. Kur shkova me marr qeran e lokalit, hina mrena ish qel kozmetik ama une qaq pa dijeni as qe e kom dit bile. Kur hina ish kon nje zoje qishtu e moshes teme tu punu edhe mtha miredita a doni me tndihmu najsen. Une thash po a je menagjere e ksaj lokali? Tha jo jom pronarja e krejt ktij lokalit. U habita thash smundesh me kon pronarja kur une jom.. une per qata jom ardh me marr qeran prej teje. Tha mfal qfar qera? Une i tregova qysh burri jem u ardh gjith edhe ja filloj me kesh. Thaaa une tnjoh shume mire kush je ti po ti sem njeh mu edhe e kom prit kete dit. I thash pse? Tha une jom kon femna e burrit ton e kete lokal ma ka ble mu. Smujsha me besu, i nxjeri ajo krejt dokumentet qe ishin ne emer tsaj po prap se prap u habita. Smujsha me besu qe ka mujt burri jem me ma bo kta. Ajo ma boni kur je kon nZvicer tu punu kemi zhvillu lidhje ama as une nuk e kom dit ne fillim qe eshte i martum. Kur i ka ardh mundesia qe me dal nZvicer athere mka tregu ama ish teper vone na veq ishim tdashurum. Sa jeni kon ju nZvicer ma ka lon kete lokal qe me pas une ka me marr financa sepse e ka dit qe sun ti merr ty paret me mi dhon mu. Ne at minut gjaku mvloj edhe dola prej lokalit sepse e disha shume mire qe qartna mirepo, personi i duhur qe duhet mu qart nuk ish ajo po aj. Aj eshte tasht ne at dyje edhe skom qka mi bo. Paret qka i kemi mledh per tardhmen e fmis tem kokan hargju per tardhmen e dikujt tjeter, ni person i pa njohur. Skisha qka mi bo, jeta ish e tille ajo me dokument mu ballafaqu. Pas nje kohe shume tu mendu, vendosa me fillu ni lidhje t’re. Edhe pse isha hala e lendume po prej inatit te tij qe ma kish bo at te zez ma shpines ja nisa me nje burr shume tmire, shume i kuptushem per gjithqka mirepo tasht djemt nuk ma pranojn. Pomm thojn a stdul baba ty boll veq tasht edhe njo a ? Djemve nuk ju kom tregu sepse nuk ish mire me jau shti nkry kta per bab tvetin me ja marr inati pa u kan aj gjall hiq. Djemt kerqysh spo dojn me nij per lidhjen tem edhe kaniher pom shtin me than hejj a e din qka mka bo baba juv? Ama prap po perbina se pom vjen keq. Spo di qysh me ja bo tasht kom presion prej djemve edhe tasht i dashuri po don publikisht me shpall lidhjen ton te familjet ama nuk jom gati per kundershtime. Qysh po thuni me ja bo?