fbpx

Burri duhet ta mbrojë gruan e tij në rastet kur familja e tij është gabim


KUJDES ME GRUAN TËNDE!

Burri duhet ta mbrojë gruan e tij në rastet kur familja e tij është gabim, dhe ta mbajë mend që ajo ka hequr dorë nga çdo gjë për të qenë me të.
Shumë shpesh ne lejojmë anëtarët e familjes që të shkelin mbi gratë tona duke i lënë ato në lot, pashpresë madje edhe të shkatërruara.

Gjëja më e keqe është që ne harrojmë që edhe ajo është qenie njerëzore sikur se ne dhe fillojmë ta shkelim vetveten përmes saj (duke e shkelur atë).
Ku shkon ajo?! Te kush i mbetet të mbështetet përveç tek i Plotfuqishmi? Ai është duke shikuar, Ai do t’i dalë në ndihmë asaj.

A thua vallë, përse nuk përpiqemi që t’ua lehtësojmë jetën të tjerëve në vend që t’ua vështirësojmë?! – Bota do të ishte shumë më mirë!
Të shkuara janë ato ditë kur reja (nusja e djalit) ishte e barabartë me një shërbëtore të pavlerë! TURP për ata që ende e shohin atë në këtë mënyrë.Transmeton KMK.Press

Ismail Menk